Jaka, Bashës: Na ke sjellë këtu ish-ministra që 8 vjet nuk u ulën njëherë me biznesin

January 31, 2014 19:31

Jaka, Bashës: Na ke sjellë këtu ish-ministra që 8 vjet nuk u ulën njëherë me biznesin

Nuk ka shkuar dhe aq “vaj” tryeza e sotme e Bashës me përfaqësues të biznesit. Ka patur momente tensioni në tryezë, kur kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka u tregua i ashpër duke i konsideruar tryeza të tilla jo rezultative.

Jaka i ka kujtuar kryetarit të PD-së “që këtu ka dhe ish ministra që në tetë vite nuk u ulën asnjeherë të konsultoheshin me biznesin” me referencë të qartë për Boden.

Duke qëndruar në këtë linjë ai ju kujtoi ish ministrave që ishin në tryezë, se ligjet e miratuara në dëm të biznesit, janë bërë pa marrë asnjë konsultim me ta. Përfaqësuesi i biznesit është shprehur që PD që tani organizon tryeza për të dëgjuar biznesin, deri dje është treguar arrogante me biznesin.

“Është koha që të kuptohet roli i politikëbërjes dhe të merren vendime të drejta, larg arrogancës së deri djeshme”, u shpreh Jaka.

PD, ‘Reforma territoriale’ prish tryezën e Bashës për biznesin

“Ku po shkon Ekonomia?”, ishte tryeza e djeshme e rrumbullakët që Partia Demokratike mblodhi me përfaqësi nga biznesi për të diskutuar mbi çështjet që preokupohen aktualisht. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vlerësoi tepër kritike situatën aktuale ekonomike. Sipas tij, paketa fiskale ka nisur të shtrijë efektet e saj duke penalizuar nga foshnjet deri tek të moshuarit. “Hyrja në fuqi e paketës fiskale kuptohet është kthyer në një barrë tjetër të rëndë për ekonominë. Konsumi ka rënie dhe vetëm rënie, dhe në këtë rënie evidente pjesën e vet po e ben dhe paketa fiskale, taksa e karburantit që po shtrin efektin e saj me efekte shkatërruese, që nga qumështi i foshnjave e deri tek produktet e të moshuarve. Impakti tek biznesi dihet”. Sipas Bashës, problem është dhe borxhi që, sipas tij, vetëm akumulohet.

Po lind mendimi ndryshe në PD?

Mos po lind edhe në opozitë një mendim ndryshe nga ai i Berishës dhe Bashës? Ky dyshim po krijohet për çështjen e reformës administrative. Ish-deputeti i PD-së, Selami Xhepa, tha dje se Partia Demokratike duhet ta mbështesë reformën territoriale-administrative. Deklarata u bë gjatë tryezës së organizuar nga PD-ja me pjesëmarrjen e biznesit me temë ‘Ku po shkon ekonomia’, ku dhe mori përgjigje nga kreu i PD, Basha. “Reforma territoriale duhet të kryhet dhe PD ta mbështesë, por kjo reformë duhet të shoqërohet me reforma reale të decentralizimit të pushtetit vendor, të jetë instrument për të mundësuar autoritetet lokale për më shumë mundësi dhe jo vetëm për ndryshimin e hartës”, tha Xhepa. Pas tij, edhe kreu i dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, sekretari i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku theksuan gjithashtu rëndësinë për këtë reformë.

Ndërsa Basha tha se opozita është pro reformës, por theksoi se për këtë duhet konsensus, pa të cilin reforma do të ishte përjashtuese dhe e pasuksesshme. “Kemi insistuar se do e bëjmë për respektimin e një parimi konsensusi, pa të cilin nuk do të ketë sukses. Reforma ndryshe do të ishte përjashtuese, ne nuk i ikim parimit të konsensusit, mirëpresim sugjerimet tuaja dhe presionin tuaj ndaj mazhorancës për të kuptuar se konsensusi nuk është luks por domosdoshmëri”, tha ai.

Jaka, Bashës: Na ke sjellë këtu ish-ministra që 8 vjet nuk u ulën njëherë me biznesin

Ka patur edhe momente tensioni në tryezë, kur kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka u tregua i ashpër duke i konsideruar tryeza të tilla jo rezultative. Jaka i ka kujtuar kryetarit të PD-së “që këtu ka dhe ish ministra që në tetë vite nuk u ulën asnjeherë të konsultoheshin me biznesin” me referencë të qartë për Boden. Duke qëndruar në këtë linjë ai u kujtoi ish ministrave që ishin në tryezë, se ligjet e miratuara në dëm të biznesit, janë bërë pa marrë asnjë konsultim me ta. Përfaqësuesi i biznesit është shprehur që PD që tani organizon tryeza për të dëgjuar biznesin, deri dje është treguar arrogante me biznesin. “Është koha që të kuptohet roli i politikëbërjes dhe të merren vendime të drejta, larg arrogancës së deri djeshme”, u shpreh Jaka.

January 31, 2014 19:31
Komento

9 Komente

  1. . January 31, 20:47

    *****************************************************************************************
    *****************************************************************************************

    -DALLIMI “KULTURA CIVILIZIMIT – INJORANCA VERIORE”.

    ….. “Ide e Zgjuar” e Z.Rama, (1 Euro qira), pra sipermaresit do perdorin dhe do detyrohen t’i rregullojne godinat e vjetra si fabrika, pra do zhvillojne dhe hapin vende pune per Shqiperine.

    …. “Kanunori verior” Sali Bisha, (vetem 1 Ruro) vetem shiste apo falte toka, bregdet etj., dhe as qe behesh fjale per zhvillim dhe vende pune per Shqiperine duke menduar si te vidhte per familjen.

    ******************************************************************************************
    ******************************************************************************************

    Reply to this comment
  2. Agron January 31, 21:37

    PO NUK BESOJ QE KA SHQIPTAR AQ NAIV SA TA HAJE SAPUNIN PER DJATHE!!! SA ISHIN NE PUSHTET NUK JU RRUHEJ PER BIZNESIN FARE. TANI U KUJTUA BODE TE ULET GJU ME GJU ME BIZNESIN, KUR I MORE CELSAT E MINISTRISE? SA QESHARAK DHE TE LIGJ QE DUKEN NJEKOHESISHT.. PO IK ORE BASHA SE NUK BEHET POLITIKE ME XHAKETA TE VJETRA. TE DOLI BOJA EDHE TY.

    Reply to this comment
  3. prenge sherri February 1, 06:08

    keto jane ata pederaste qe qajne per bisnesin se sa ishin ne pushtet cdo muaj ndryshonin tatimet apo rregullat qe une nuk i percaktoj dot por qe bisnesi qahej perdite nga keta ish tatimore pederasta qe urdheroheshin nga keta lloj qeveritaresh kurva por gjoja e bejne keto soj takimesh se u duhen para per zgjedhjet lokale e natyrisht pasurine e tyre nuk e prekin por duhan te rrjepin keta bisnesmene.

    Reply to this comment
  4. Berlin February 1, 09:08

    Jaka eshte pervete nje hajdut !!!

    Reply to this comment
  5. lejleku February 1, 09:14

    JE ne ajer ZLuli ose tangente e e rrethit te madh te te gjithe kesaj qe po ndodh sot.A e kupton se ne nje fare menyre njerezit kane vrare FRIKEN e diktatures se bukes se gojes dhe duan te ecin perpara si qofte edhe komshinjte tane?
    A e di ti se nje femije dhjete vjecar ne Selanik nuk denjonte te me pergjigjej SHQIP kur luante me femije Greke!!!!????

    Reply to this comment
  6. emi February 1, 10:03

    Do te ishte mbledhje me e perkryer po te ishin si pjesmarres zeni gita e fazllici

    Reply to this comment
  7. luani londer February 1, 10:39

    Sa hipokrite kjo tryeza e bashes ,ju e late bisnesin pa paguar per 8 vjet e tani kerkoni nga bisnesi tiu vije mbrapa ju i perdoret per ti vjedhur e shkateruar shqiperine ju jeni per burgje po kush ta beje e bete shtetin kashte e koqe ,shko basha ik ne Hollande se te pret Hollandezja (shqipetare qe nuk e done vendin e saje) ti nuk meriton asgje je kukull e hipokrit ne PD ka shume me te mire se ty ,spiun ,hajdut!

    Reply to this comment
  8. prifti February 1, 16:40

    Eshrte mire te shkruhet per Ramen e ministrat e tij tashme e jo per te ikurit. Ata u shperblyen me vote, por shihni e gjeni tmeret e te metave te ketyre qe jane ne pushtet se me ngjani lepires te tyre kur ende mereni me te shkuaren. A keni te flisni per te sotmen dhe te metat e tyre ne qeverisjen financiare dhe varferine…. Shihni sa po na ngelen ne xhep e sa nevoja kemi pa plotesuar ne dite, …

    Reply to this comment
  9. Andrea February 1, 17:20

    Jaka, eshte nje gangster, ka perfituar padrejtesisht dy kontaratme 50,000.000 leke te reja ne muaj ne QSU-Tirane (ushqimi katering; dhe lavanderi) po abuzon ne menyre c’njerezore me te semuret, akoma nuk eshte fryre, deri kur do mabroj kjo maskarade e njerzve hipokrite qe tregohen si te vuajtur, vetem burgu i mbyll plaget e qelbsinave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*