Biznesi, qeveria anulon gjobat e vendosura para dhe pas 23 qershorit

March 5, 2014 13:38

Biznesi, qeveria anulon gjobat e vendosura para dhe pas 23 qershorit

Qeveria ka marrë vendimin për të anuluar të gjitha gjobat para dhe pas elektorale për biznesin. Vendimi i qeverisë u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj. Sipas Ahmetaj ky vendim i jep fund abuzimit me gjobat.

“Ky vendim i Këshillit të Ministrave është i rëndësishëm për marrëdhëniet qeveri-biznes. Nëse deri dje gjobat përdoreshin për të mbushur arkat e boshatisura nga keqmenaxhimi sot kjo ka ndyshuar. Po e shpëtojmë biznesin nga të gjitha dështimet parazgjedhore.

Kjo masë është vazhdim i vendimit të qeverisë për të përmirësuar marrëdhëniet me biznesin. Është një hap tjetër i ndryshimit të modelit ekonomik. Ne jemi të ndërgjegjshëm që ky është një moment kyç për fatin e ekonomisë së vendit.

Do ti ngrejmë marrëdhëniet me sipërmarrjen në një nivel të ri. Vendimi është një hap përpara në drejtimin e duhur. Një premtim i mbajtuar që ekonomia shqiptare të kthehet në nivelin normal të rritjes”,- u shpreh Ahmetaj në një deklaratë për mediat.

March 5, 2014 13:38
Komento

2 Komente

  1. . March 5, 17:11

    ***************************************************************************************************

    Z.Rama,

    Na mashtrove.

    Ende Drejtesia, Gjykatat, Presidenti, SHISH-i, Prokuroria … komandohen nga ish-qeveria e kriminelit Sali Bisha.

    Z.Rama je i ‘humbur’ …..

    ****************************************************************************************************

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*