Biznesi vuan likuiditetin në treg, rritet me 15 për qind borxhi tatimor për vitin 2014

May 11, 2015 12:55

Biznesi vuan likuiditetin në treg, rritet me 15 për qind borxhi tatimor për vitin 2014

Biznesi duket se vijon të vuajë mungesën e likuiditetit dhe kjo vihet re dhe në të dhënat më të fundit të dala nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), ku shihet qartë se është rritur mungesa e pagesave nga ana e biznesit. Sipas shifrave zyrtare nga kjo drejtori, lista e bizneseve ndaj të cilëve ka nisur grumbullimi i detyrimeve me forcë ka arritur në 15133, nga 13095 që ishin në fund të vitit 2014. Rritja me 15% e subjekteve të përfshirë në listën e zezë të tatimorëve është një tregues i likuiditeteve të përkeqësuara për shkak se bizneset nuk kanë arritur të shlyejnë në kohë detyrimet e papaguara tatimore.

Lista e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve administrata tatimore, në zbatim të nenit 91 të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, tregon se, ndaj këtyre bizneseve janë marrë masat e sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.

Tatimorët e publikojnë listën e zezë në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e tyre deri kur detyrimi tatimor të jetë paguar.

Kjo nga ana tjetër ka sjellë mungesë parash për biznesit, duke ju drejtuar tregut informal, apo ndryshe parasë me “fajde”. Në shkurt të këtij viti, paraja jashtë bankave arriti në 217 miliardë lekë ose 13% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo para që po del nga bankat janë kursimet e individëve, të cilët po i tërheqin nga llogaritë bankare për t’i investuar në forma të tjera me fitim më të lartë, pasi kërkesa në treg për cash është e madhe dhe jepet interes shumë i lartë. Në një vëzhgim të bërë nga revista ekonomike “Monitor”, noterët konfirmojnë se kontratat e huasë ku palët japin dhe marrin para me interes janë rritur dukshëm, të paktën 30% në krahasim me një vit më parë.

Interesat në huadhënien jashtë bankave janë të larta dhe me përllogaritje mujore dhe jo vjetore. Interesi mujor varion nga 2-5% sipas rastit. Për një borxh 5 mijë euro, për tre muaj, kërkohen 6500 euro. Nëse shuma nuk kthehet në kohë, fillon një penalitet ditor më shumë se 50 euro dhe, nëse edhe pas një muaji penalitetesh, përsëri shuma nuk ka mundur të likuidohet nga huamarrësi, atëherë palët shkojnë në gjykatë.

Po të llogariten me bazë vjetore interesat e huave në tregun e zi variojnë nga 30 deri mbi 60%. Kjo situatë e sipërmarrjes, vjen në një kohë kur vijohen të shlyhen detyrimet e prapambetura të krijuara në vite, por që me sa duket ekonomia jonë nuk po gjen rrugën e duhur për të krijuar siguri për ta.

May 11, 2015 12:55
Komento

2 Komente

  1. Arben May 11, 14:09

    KJO NUK DO MENDJE FARE O NJEREZ

    STRUKTURA E TE ARDHURAVE TE MBLEDHURA (FATURUARA) NGA AGJENSITE SHTETERORE

    2014 KRAHASUAR ME 2013

    DETYRIME 60% 85%

    GJOBA. 40% 15%

    JU KUJTOJ SE DETYRIMI LIND KUR SUBJEKTI REALIZON SHITJE

    NDERSA GJOBA KUR KRYEN NDONJE GABIM A SHKELJE.

    VERTET QE PJESA ME E MADH E SHKELJEVE TE KONSTATUARA MUND EDHE TE QENDROJNE, POR NUK MUND TE FILLOSH GJITHSHKA NGA NIVELI 0, SIKUR SHTETI SHQIPETAR KA LINDUR SEFTE KUR ERDHE ZOTROTE NE PUSHTET.

    REZULTATET GJITHASHTU FLASIN VETE.

    VETEM GJATE 2014, 100 MILION EURO INVESTIME KAPITALE LANE SHQIPERINE PER VENDET FQINJE.

    INVESTIMET KAPITALE JANE LINJAT E PRODHIMIT FABRIKAT DHE GJITHSHKA QE KONTRIUBON NE PRODHIMIN E BRENDSHEM.

    Reply to this comment
  2. Darius May 11, 16:37

    Monopoli i Cifligareve te Parise se Tiranes,po shtrin tentakulat kudo.
    Eshte biznesi i ndershem,familjar,ai qe po has probleme likujduteti,Taksidaret e Tatimeve qe punojne per Parine e Tiranes,ne bashkepunim me zyrat e degjeneruara te permbarimit,po bejne kerdine duke bllokuar,aksese te privateve dhe pse ligji i Falimentimeve eshte nje ligj gjysma-ligj.
    Jane korporatat e Bisnesit te Cifligareve ato qe paguajne nga 70.000€ reklama ne muaj neper TV,dhe nuk leshojne asnje lloj TVSH-je per produktet qe shesin,jane Korporatat e Bisnesit te Parise qe i paguajne taksen Parise dhe ndjehen te sigurte per mbledhjen e parave nga Taksidaret e Tatimeve.
    Jane Miliona e Miliona € evazion ne muaj qe Korporatat e Bisnesit si ato te Drejtesise,Mjekesise, etj po ja fusin sklleverve poshte.
    Shqiptaret punuan 50 vjet per Klanet e Parise,tani po punon per Bijte e Parise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*