Biznesmenes 3 tatimorët i “zhvatën” 40 mijë lekë, ajo i denoncon te Rama. Ja ç’ndodhi më pas

July 22, 2017 13:04

Biznesmenes 3 tatimorët i “zhvatën” 40 mijë lekë, ajo i denoncon te Rama. Ja ç’ndodhi më pas

Duke mos gjetur zgjidhje për hallet në tyre në disa raste, qytetarët kanë zgjedhur që t’i drejtohen drejtpërsëdrejti kryeministrit Edi Rama.

Këtë gjë ka bërë një ditë më parë administratorja e biznesi në Spille, në Kavajë, pasi një specialist dhe dy inspeketorë të Tatimeve, i morën abuzivisht 40 mijë lekë të reja.

Pas kësaj, policia nisi hetimin, duke arrestuar tre tatimorët.

“Më datë 21 korrik gjatë orëve të mbrëmjes nga strukturat e Policisë është finalizuar operacioni i koduar, FND, i cili u realizuar pas një denoncimi të bërë nga një subjekt privat tek kryeministri Edi Rama.

Me marrjen e dijenisë për këtë denoncim, u organizua puna për vënien në lëvizje të drejtorisë së përgjithshme të Shtetit në bashkëpunim me strukturat e tjera të policisë, dhe Prokurorinë e Kavajës.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Ermal Harrizaj, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në drejtorinë e hetimit tatimor Tiranë.
– Ervin Kule, 29 vjeç, lindur në Berat e banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në drejtorinë rajonale Tiranë.
– Arben Disha, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në drejtorinë rajonale Tiranë.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi pasi më 21.07.2017 të tre këta punonjës kanë shkuar për kontroll tatimor pranë një subjekti në Spille, në Kavajë, me administratore shtetasen A.M.

Duke shpërdoruar detyrën i kanë marrë asaj shumë prej 40 mijë lekë të rinj”, u shpreh kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu në një konferencë për mediat.

Sakaq, policia po vijon punën për dokumentimin e rastit, dhe hetimin nëse ka raste të tjera të ngjashme të abuzimit me detyrën ndaj bizneseve.

Ndërsa materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit Kavajë për veprën penale “Korrupsion pasiv” i personave që ushtrojnë funksione publike, si dhe “shpërdorim i detyrës”.

Në fund të fjalës së tij, kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bëri një thirrje qytetarëve dhe sipërmarrësve:

“Policia e Shtetit u bën thirrje çdo sipërmarrjeje apo subjekti tregtar që gjenden në kushtet shtrënguese si pasojë e sjelljes abuzive të punonjësve të shtetit, të denoncojnë pa ngurrim. Si dhe i siguron të gjithë për gatishmërinë për të reaguar në kohë reale në mbështetje të çdo viktime të shpërdorimit të detyrës”.

July 22, 2017 13:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*