Biznesmenët kosovarë letër Ramës: Duam pasaporta shqiptare për prindërit tanë në Kosovë!

January 9, 2016 19:59 Updated

Biznesmenët kosovarë letër Ramës: Duam pasaporta shqiptare për prindërit tanë në Kosovë!

Një grup shqiptarësh, me shtetësi kosovare dhe gjermane, që udhëheqin kompani gjermane, i janë drejtuar kryeministrit shqiptar, Edi Ramës me një letër të hapur. Ata i kërkojnë kreut të qeverisë në Tiranë që t`i mundesojë prindërve të tyre në Kosovë, të pajisen me shtetësinë shqiptare, për t`i ikur regjimit të padrejtë të vizave, siç e cilësojnë ata.

“Ne jemi 75 kompani gjermane me diku rreth 1500 punëtorë në Bayern te Gjermanisë. Disa nga ne janë shtetas gjermanë ndërsa të tjerët shtetas kosovarë. Duke e parë situatën e fundit nga e cila rezulton se kosovaret, pra prindërit tanë, edhe më tej janë të getoizuar, duke mos u liberalizuar vizat, ne si taksapagues gjermanë konsiderojmë se kosovarëve u janë shkelur të drejtat themelore, liria e lëvizjes“, thuhet në fillim të letrës, të nëshkruar nga Ilir Seferi, Besa Foundation e.V. München, të dërguar edhe në adresë të albinfo.ch

Dhe letra vazhdon me kërkesën konkrete: Prandaj jemi duke kërkuar alternativa të ndryshme per prindërit tanë ne Kosovë.

I dashur Kryeministër Z. Edi Rama!

Prindërit tanë kosovarë na mësuam që të punojmë zellshëm, te integrohemi, te krijojmë vende të lira te punës, mirëpo pikërisht këta prinder nuk mund të na vizitojnë, sepse janë te getoizuar ne Kosovë, thuhet më tutje në letër, transmeton albinfo.ch.

Të gjithë qytetarët e vendeve fqinje rreth e përqark Kosovës udhëtojnë pa viza në BE edhe pse kushtet ekonomike te këtyre vendeve nuk janë aspak më të mira se të kosovarëve.

Ne, shtetasit dhe taksapaguesit gjermanë ndjehemi të turpëruar me politikën e segregacionit te BE, kundrejt Kosovës.

Prandaj ju pyesim dhe kërkojmë nga ju që prindërit tanë t`i pajisni me pasaporta shqiptare.

Nëqoftëse një kosovar i nacionalitetit serb nga Graçanica ose nga Mitrovica ka te drejtë të posedojë pasaportë të Serbisë, atëhere po ashtu nje kosovar iu nacionalitetit shqiptar, i Prekazit ose i Prishtinës duhet të ketë të drejtën të posedojë pasaportën e shtetit shqiptar.

Z. Rama, ju jeni adresa jonë e parë, duke mos e përjashtuar mundësinë që t`u drejtohemi edhe kryeministrave të shteteve tjera, pasi që kjo kërkesë fare nuk ka të bëjë me ndonje aromë nacionalizmi por vetëm dhe vetëm me nevojën themelore univerzale të njeriut për lëvizje të lirë.

Gjithashtu interesi ynë si komunitet i biznesit është që të investojmë në Ballkan dhe Shqipëria shihet si një prej vendeve favorite, që prej se keni filluar ju të udhëhiqni Shqiperinë.

Ne jemi duke kërkuar alternative sepse mendojme se është turpi i shekullit për t`i izoluar 1.8 milion njerez. Kosova është cilësuar si vend i sigurt i origjinës dhe si rrjedhojë kosovarët nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil politik, mirëpo duhet të kenë të drejtë të lëvizin lirshëm

Sa për ilustrim pas skandalit të FIFA- s, çfarë faji kanë francezët nëqoftë se Michel Platini është i korruptuar, a duhet tani të izolohen francezet që të mos luajnë futboll?“, përfundon letra e afaristëve kosovarë të Gjermanisë, të cilët i kërkojnë z. Rama që t`u kthejë përgjigje zyrtare.

January 9, 2016 19:59 Updated
Komento

7 Komente

  1. antonio January 9, 20:20

    Zoterinj biznesmene kosovare!
    Se pari u habita sot pas 25 vjet demokraci ne Shqiperi,qe ne Gjermani paska 75 kompani biznesi kosovare dhe qe paskan shtetesi gjermane!
    Ju lumte per sa keni bere per vete,por nuk e kuptoj se KU KENI QENE DERI ME SOT,qe ASNJE NGA JU NUK KENI INVESTUAR NE SHQIPEREI PER 25 VJET ME RADHE,por kujtoheni per Shqiperine vetem tani qe keni hallkin e levizjes se lire te prinderve tuaj!
    Se dyti,si shtetas gjermane ju se pari u duhet t’i ishit drejtuar sdhtetit gjerman per kete problem,se duke kerkuar pajisjen e prinderve tuaj me pasaporta te Shqiperise ,kjo do t’i kushtoje rende vete qytetareve te Shqiperise qe po luan “ROLIN E CSXEKSERIT PER INTERESAT TUAJA”!

    Reply to this comment
  2. Mustafa Kacollja January 9, 20:49

    shume e drejte ,sic marin shtetasit shqiptare pasaporta bullgare apo maqedonase sepse jane goran apo nga golloborda te marin edhe kosovaret apo shqiptaret e tjere qe banojne jashte kufirit steteror pashaporte shqiptare.

    Reply to this comment
  3. Beeni January 9, 21:15

    Perfect but can alpine people understand that

    Reply to this comment
  4. Akili January 9, 21:26

    Ja paskeni fut pordhes,o biznesmene kosovare.

    Reply to this comment
  5. . January 9, 21:59

    Jo … Z.Rama, mendohu mire se kjo nuk shkon … ata kane nje synim qe Ju nuk e dini ….

    Reply to this comment
  6. Barboon January 9, 21:59

    Jepi pasaporta Rama, te votojne Saliun e tyre te dashun dhe Lulushin e Serbise…dhe benu Sunit te te pelqejne.

    Reply to this comment
  7. XIO January 10, 12:21

    MIR MO KOSOVAR OK, PO KUR JU DUHET PASAPORTA SHQIPTARE E KERKONI PER INTERES KUR NUK U DUHET NJE PJESE E JUAJS THOTE SE SKEMI PUNE ME SHQIPERINE….???!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*