Kontraktori i Rilindjes Urbane ofron 60 mijë euro për t’u hetuar në liri

September 7, 2019 15:32

Kontraktori i Rilindjes Urbane ofron 60 mijë euro për t’u hetuar në liri

Paqsor Buzi një ndër personat e arrestuar me dyshimin për përfshirje në skemën e mashtrimit me TVSH, hoqi përgjegjësinë nga vetja duke thënë se faturat e shit blerjeve shkojnë në kantier dhe se disa punëtorë i njeh dhe disa jo.

“Kur kam shkuar në polici më kanë thënë që po akuzohesha për evazion fiskal. U kam kërkuar bashkëpunim. U kam thënë që kam 3 kantiere të hapura dhe nëse ndonjë prej atyre punëtorëve më njihte si fytyrë atëherë le të më arrestonin. Faturat e shit blerjeve shkojnë në kantier. Në Tepelenë kam dhjetra punëtorë disa i njoh e disa jo.

Oficeri i policisë nuk me bëri me dije se për cfarë bëhej fjalë konkretisht. Më dha emrat e 13 firmave që unë as nuk i njoh fare. Në asnjë mënyrë nuk do lejoja që emri im të njolloset. Ato janë fatura të vjetra dhe as nuk kam dijeni për to se nga kanë hyrë e nga jo” deklaroi ai.

Avokati i Paqsor Buzit i kërkoi gjykatës të lërë garanci pasurore prej 60 mijë € për ndryshimin e masës së sigurisë.

Kontraktori më i madh i qeverisë në projektet e Rilindjes Urbane, Paqsor Buzi i kompanisë së ndërtimit G.P.G u arrestua mbrëmjen e së mërkurës si pjesë e një grupi biznesmenësh që dyshohet se janë përfshirë në një skeme mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH.

Buzi, i cili është njëherazi administrator dhe aksioner me 50% i kompanisë së ndërtimit G.P.G Company sh.p.k u arrestua bashkë me 14 biznesmenë të tjerë në Tiranë me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

Biznesmenët akuzohen se prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh me qëllim përfitimin e TVSH-së.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, vlera e faturave fiktive është 182.6 milionë lekë me një dëm prej 25.7 milionësh si rimbursim TVSH-je për buxhetin e shtetit.

Mashtrimi me TVSH-në është një ndër krimet ekonomike më të shpeshta në Shqipëri, por hetimet në të shkuarën kanë dështuar të zbulojnë apo ndëshkojnë “arkitektët” e këtyre skemave.

Edhe në janar 2019, Prokuroria e Tiranës arrestoi një grup administratorësh të kompanive fiktive për një skemë të ngjashme me dëm 18 milionë euro, por bizneset VIP që u tha se ishin pjesë e skemës, “nuk janë identifikuar” ende.

Sipas Prokurorisë, skema më e fundit mashtruese është realizuar prej vitit 2017 përmes  pesë kompanive “fantazmë”, të cilat ndonëse rezultonin me aktivitet dhe xhiro zero në Drejtorinë e Tatimeve, prodhonin fatura multimilonëshe përmes transaksioneve fiktive për llogari të kompanive të akuzuara.

G.P.G Company është më e madhja mes kompanive nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, me kapital prej 1 miliard lekësh dhe xhiro prej 1.4 miliardë lekësh për vitin 2018.

Kompania e administruar nga Paqsor Buzi është gjithashtu fituesi më i madh i tenderëve në kuadër të projektit të bujshëm “Rilindja Urbane” të qeverisë.

Përgjatë viteve 2014-2018, G.P.G Company ka fituar 32 projekte të financuara nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve me vlerë totale 28.6 milionë euro; duke rikonstruktuar qendrat e qyteteve të Korçës, Beratit, Delvinës, Lushnjes dhe Konispolit si dhe projekte të tjera në asfaltim rrugësh dhe bulevardesh, ndërtim shkollash apo ujësjellësa.

Sipas të dhënave të Thesarit, G.P.G Company ka përfituar tendera publikë në vlerën e 54 milionë eurove në total përgjatë viteve 2015-2019.

Shumica e sipërmarrësve të tjerë të arrestuar operonin gjithashtu në fushën e ndërtimit.

 

l.h/ dita

September 7, 2019 15:32
Komento

13 Komente

  1. Ori September 7, 15:53

    Mendoni se nje njeri i tille mashtrues nuk ka dhene rushfet per te marre keto projektet e te famshmes Rilindje Urbane?

    Reply to this comment
    • flamur September 7, 15:58

      As diskutohet qe ka dhene dhe cte dhene

      Prandaj faturohen te gjitha nga dyfish e trefish i kostove reale

      E prandaj nisin pastaj fushatat per tu marre shpirtin atyre qe nxjerrin buken e gojes me biznese te vogla qe te fryhen keta Buzet dhe ata qe firmosin projektet ne qeveri

      Reply to this comment
  2. kriis 1 September 7, 16:12

    Lirojeni kete dhe arrestoni nja 10 punetore

    Reply to this comment
  3. katarakti September 7, 16:17

    Diçka shume pozitive qe u arrestuan keta biznesmene – bandite. Kjo deshmon se drejtesia ka filluar ta ngreje koken dhe shteti ka filluar te ngrihet. Llogarisni ata qindra gjyqtare dhe prokurore qe dhane shpejt e shpejt doreheqjen qe Vettingu te mos merrej me ta! Se nuk kishin si t’i justifikonin milionat neper banka, vilat dhe bencat e shtrenjte. Persa i takon ketij Paqesorit pa diskutim qe ai do te perpiqet te mashtroje sa te mundi. Se ashtu e ka bere edhe pasurine. Por hetuesia duhet te bazohet te faktet dhe pergjegjesia personale e padronit per veprimet e ndermarrjeve qe ishin nen “hyqmin” ” e tij.

    Reply to this comment
  4. Kadavra September 7, 17:26

    Kjo eshte nje flake kashte qe do shuhet shume shpejt duke fituar lirine te gjithe kata pisnesmene. Dhe pas lirimit do kerkojne demshperblim per prishje te figures morale si fullhani, dhe me ne fund taksapaguesit do dalin te humbur

    Reply to this comment
  5. Liri September 7, 17:45

    Merrjani aro 60 mije dhe cojani edvin korrupsionit te beje ai dhe familja e tij ndonje trip se eshte i lodhur duke vjedhur plehra

    Reply to this comment
  6. Umor Ishti September 7, 19:14

    E Para: Si ka mundesi, ky miku i qeverise, te arrestohet? Ta kete me te futur kjo qeveria valle?!

    E Dyta: Ky s’di gje per faturat. Madje s’e kupton se si lumi i parave perfundon te llogaria e tij! Sikur te perfundonte te e imja, prape s’do kishte marre vesh gje. Epo, s’do merret ai me te gjitha qindarkat qe hyne e s’dalin te arka e tij.

    Reply to this comment
    • mali i mbarsur September 8, 00:42

      U arrestua se nuk ka paguar llokmen.

      E pagoi, e liruan

      Reply to this comment
      • Umor Ishti September 8, 08:41

        Redaktor,
        ne Shqiperine atehere, po hyje ne paraburgim e s’dilje me pa 5-25 vjet!
        Eshte krijuar nje ide se me akuze vetem, pa gjyq, duhet te rrish ne burg. Eshte e kunderta, vetem ne raste te rralla ben paraburgim: atehere kur ka rrezik te pengosh hetimin, te largohesh nga vendi (i shmangesh hetimit) apo te rrezikosh jeten e njerezve.
        Ne gjithe rastet e tjera, gjykohesh i lire. Keshtu e ka bota demokratike. Mbase behet edhe te ne keshtu.

        Gjithashtu, krimi ekonomik duhet te konsiderohet krim i rende e te denohesh mire.

        Te tjerat i ke supozime.

        Reply to this comment
  7. Patrioti September 7, 23:54

    Ne artikul thohet qe ky bisnesmeni eshte 50% in firmes GPG. Kush eshte 50% tjetet? Pse nuk arrestohet? Apo ka lidhje me te forta. Do te kete ndonje pergjigje nga gazetaret?

    Reply to this comment
  8. Umor Ishti September 8, 12:14

    Redaktor,
    ne Shqiperine atehere, po hyje ne paraburgim e s’dilje me pa 5-25 vjet!
    Eshte krijuar nje ide se me akuze vetem, pa gjyq, duhet te rrish ne burg. Eshte e kunderta, vetem ne raste te rralla ben paraburgim: atehere kur ka rrezik te pengosh hetimin, te largohesh nga vendi (i shmangesh hetimit) apo te rrezikosh jeten e njerezve.
    Ne gjithe rastet e tjera, gjykohesh i lire. Keshtu e ka bota demokratike. Mbase behet edhe te ne keshtu.

    Gjithashtu, krimi ekonomik duhet te konsiderohet krim i rende e te denohesh mire.

    Te tjerat i ke supozime.

    Reply to this comment
  9. kokepalari September 8, 15:39

    e mo çkeni qe bertisni ?
    e arrestuan ; i nxorri 60 mije, shiko kur te semuret rende nga zemra ky buzaljoti!
    pastaj ku e di ky se çfare jane ato fatura te vjetra !
    ky di vetem te rejat.
    hajde cirk majmunesh hajde !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*