Xhafaj: Biznesmeni i dhunuar, sms Ramës para se të bënte kallzim

September 21, 2018 21:15

Xhafaj: Biznesmeni i dhunuar, sms Ramës para se të bënte kallzim

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zbuloi se biznesmeni Andrea Zoga i ka dërguar mesazh kryeminsitrit Edi Rama para se të bënte kallëzimin penal. Xhafaj u prononcua në studion e “Provokacija”mbi këtë çështje. Sipas tij kjo erdhi si pasojë e mosbesimit të biznesmeti për shkak të pushimit të çështjes së një konflikti të mëparshëm të tij nga prokurori i çështjes.

“Në rastin konkret biznesmeni për të cilin flisni i ka bërë sms kryeminsitrit të vendit, kryeministri ma kaloi mua mesazhin dhe një këshilltar i imi i shkoi në spital dhe policia shkoi të merrte kallëzimin se nuk kishte bërë kallëzim dhe pse kishin kaluar 24 orë. Policia shkoi para se të jepte intervistë në media dhe për të çelur dosjen hetimore. Këshilltari im po e ndjek çështjen.

Personi kishte pas një konflikt të mëparshëm dhe prokurori e kishte pushuar çështjen dhe ai joshpresë plotë në mungesë të besimit, iu drejtua kryeministrit, normalisht duhej t’i drejtohej policisë dhe ne po hetojmë për atë çështje, policia”- deklaroi Xhafaj.

I pyetur nga Mustafa Nano nëse mund të gjenden lehtësisht autorët Xhafaj u shpreh se: “Jemi në proces hetimi, është e vështirë, por nuk është e pamundur për të gjetur autorët”.

Rastin e dhunimit të biznesmenit Zoga, ministri i Brendshëm e konsideroi një ngjarje të rëndë, që përbën shqetësim për çdo qytetar.

 

Ministri i Brendshëm foli mes të tjerash edhe për punën e Policisë. Xhafaj pohoi se pason një periudhë në të cilën Policia, në imazhin kolektiv, në segmente të caktuara të saj, u bë njësh me drogën.

“Nuk e përjashtoj këtë, që pati një perceptim të rënduar për Policinë në atë periudhë, deri diku e kam thënë edhe publikisht, të merituar. Për mënyrën se si u trajtua marrëdhënia e Policisë me fenomenin”,tha Xhafaj.  “Por ama duhet të themi edhe një gjë tjetër, brenda harkut të dy vjetëve kemi bërë atë që nuk është mundur të bëhet për 25 vjet. Këtë fenomen të mos e kemi më prezent, jo më në ato përmasa, por në përmasa që janë të krahasueshme me të gjitha vendet e Europës dhe me shumë vende të rajonit”, shtoi.

V.L/ Dita

September 21, 2018 21:15
Komento

9 Komente

  1. Mbaje me shkume September 21, 22:06

    U pallu ne dru biznesmeni, ja thyn turinjte, tani llapni cfare te doni.
    Vazhdoni e mashtroni me gjasme pune te mira qe ka bere Policia e droges.
    Po prokurori qe ka mbyllur ceshtjen ka mbajtur pergjegjesi, keta plehra jo vetem duhen flakur nga sistemi por t’u behet kallzim per t’i plasur ne shtepine pa qera (burg).

    Reply to this comment
  2. Albania September 22, 00:03

    Ne raport ankes dhe kthim pergjigje me te miret jane kta te MB

    Reply to this comment
  3. Rina September 22, 00:04

    Ne nja 2 raste qe e kam provuar numrin e ministrit te brendshem direkt me ka zgjidhur.

    Reply to this comment
  4. Toxhi September 22, 00:05

    Vallaj mua me eshte pergjigjur edhe ky thinjoshi edhe ai i gjati kur i kam shkruajtur..ne populli i thjesht kaq duam.

    Reply to this comment
  5. lorena September 22, 00:06

    Kane nxjerr ate slloganin kta tani e gjithe vemendja tek ju dhe e kane goditur si sllogan se po ju pergjigjen njerzve.

    Reply to this comment
  6. Martin September 22, 00:07

    Kam pas nje rast para disa kohesh dhe sic e kemi ne shqiptaret qe duam direkt te flasim me te madhin. I rash ministrit ne telefon. Pa kaluar as 1 ore erdhi keshilltari juridik me takoj. Kur e mendon nje qytetar i thjesht per kto ka nevoj te ndihet i vleresuar

    Reply to this comment
  7. Name September 22, 00:08

    Kjo eshte qeveria me e aksesueshme qe mund te ket pasur ndonjeher shqiperia.

    Reply to this comment
  8. antonio September 22, 00:32

    Edhe une bera nje denoncim ne polici,se UKT vjedh qytetaret,kjo para 4-5 muajve,por askush nuk eshte ndjere per te me thirrur per te dhene hollesira!
    Keshtu ndodh edhe me kercenimet per vrasje!

    Reply to this comment
  9. Precizim September 22, 08:20

    Minister medioker.
    Kam cuar keshilltarin tim qe te ndjekur ceshtjen.
    Cfare lidhje ka nje person qe keshillon Ministrin me ceshtje qe i ndjek Policia Kriminale?
    Merreni me mend se kush na drejton.
    Dhe pas kesaj vjen tjetra: Ne dy vite qe ka qene ky Minister, eshte bere sa nuk eshte bere ne 25 vite!!!!!!!!!!!
    Cfare eshte bere? U ul numuri i krimeve, aksidenteve rrugore, policia shkelqen ne rruge, uniformat tip tutash sporti jane vjeteruar dhe nuk shihen me sy, sjellja skandaloze e policise me publikun, korrupsioni galopant, inkriminimi i Policise dhe bashkepunimi me krimin, humbja e besimit, etj.? Cfare u be me mire ne keto 25 vjet qe nuk e dime, nuk e shhohim, nuk e prekim?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*