Biznesmeni organizon “festën e vdekjes” me mbi 1 mijë të ftuar

December 13, 2017 17:22

Biznesmeni organizon “festën e vdekjes” me mbi 1 mijë të ftuar

Disa kavë më parë u diagnostikua me një formë agresive të kancerit në gjak dhe mes kimioterapisë dhe efekteve anësore të saj dhe përqafimit të vdekjes, zgjodhi këtë të dytën.

 Biznesmeni japonez, Satoru Anzaki u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në muajin tetor. Mjekët i këshillian 80-vjeçarit kimioterapinë, por duke e paralajmëruar atë edhe për efektet anësore të saj.

Anzaki zgjodhi të dytën dhe për “të festuar” vdekjen e tij, nxorri një njoftim në gazetën më të madhe financiare në botë “The Nikkei”, ku ftonte miq, bashkëpunëtorë në biznes dhe dashamirës që t’i bashkoheshin në festën e vdekjes.

Mbi 1 mijë persona iu përgjigjën pozitivisht ftesës së bërë dhe në fjalimin para tyre, 80-vjeçari japonez nuk shprehu asnjë keqardhje.

“Jam i kënaqur sepse mund t’ju them të gjithëve faleminderit. Faleminderit gjithë njerëzve që kam takuar në jetën time. E kam shijuar jetën dhe dëshpërimi e brenga nuk bëjnë pjesë tek karakteri im. Jam i lumtur t’ju shpreh mirënjohjen me fjalët e mia”, ishte mesazhi i përcjellë prej tij.

December 13, 2017 17:22
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 December 14, 09:04

    bravo i qoftë!
    pikërisht një njeri me këmbë në tokë dhe aspak me mëndje në qiell!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim