Biznesmenit i bllokohen 84 mijë dollarë dhe 3500 euro në Rinas

August 31, 2018 19:36

Biznesmenit i bllokohen 84 mijë dollarë dhe 3500 euro në Rinas

 

Policia Kufitare e Rinasit ka bllokuar një shumë të madhe parash që transportoheshin nga një 33-vjeçar, i cili nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

Udhëtari me iniciale A.D. ishte pasagjer në linjën ajrore Tiranë-Stamboll-Shangai.

Sipas policisë, gjatë kontrollit doganor, atij iu gjetën 84 mijë dollarë dhe 3500 euro të padeklaruara.

Burimet policore sqarojnë se 33-vjeçari me iniciale A.D. është tregtar dhe po udhëtonte drejt Kinës për të blerë mallra.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, 33-vjeçari nga Tirana është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ”Mos deklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

a.s/dita

August 31, 2018 19:36
Komento

1 Koment

  1. Arben August 31, 21:26

    Parate sejcili I mban si ti done qejfi.

    Keto rregulla hajdute I vendosin hajdutet sepse u iken malli nga vatha e tyre.

    Litari hajduteve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*