Bjonde po, seksi për çfarë? Një Albanë me “esencë Disney”

November 26, 2017 20:02

Bjonde po, seksi për çfarë? Një Albanë me “esencë Disney”

E diela e fundit e nëntorit…iku edhe një muaj.

Thuajse po mbyllim vitin 2017 me të mirat e të këqijat e tij, arritjet dhe dështimet, fundja si çdo gjë në jetë që ka të dyja anët e medaljes.

Për dikë ky vit ka qenë më i mbarë se për dikë tjetër që po pret një start të ri vitin pasardhës.

Nejse kjo nuk kishte shumë lidhje me çka unë shkruaj çdo të diel, por duhej një intro e tillë për të besuar që unë jam… një prej jush.

Më besoni që çdo paragraf i shkruar këtu ska asgjë personale më askënd. Ndaj mos më gozhdoni si krishti, por argëtohuni nëse mundeni.

P.s (ta dinit ju,kush fshihet pas Ninë-s,do ti binit kokës me grushta)

Shakaaa miq!

Ok, hidhemi te ajo pjesa për të cilën keni klikuar të lexoni.

Personazhi im i rradhës…shkurt pastër qartë: Albana Vokshi.

Asnjëherë s’më ka pëlqyer estetikisht kjo zonjë. Dhe jo, s’ka të bëjë xhelozia e femrave, unë madje jam suportuese numër 1 e çdo femre që mban erë si e tillë. Por nuk e di pse, Albana s’më ka tërhequr kurrë në daljet e saj publike dhe jo vetëm.

Deputetja e opozitës, në artikujt që shkruhen për të, duke i rënë shkurt e cilësojnë si “bjondja seksi”. Bjonde ok, seksi për çfarë?

Pas kategorizimit si seksi, epiteti i dytë që e ndiqte ishte Pamela Anderson…Madje kishte foto të montuara së bashku për të bërë një farë krahasimi.

Por si njohëse edhe programesh kompjuterike që jam, shpejtova të bëj një tjetër montim.

Tani më thoni, kush ju përngjason më tëpër me gocën tonë? Pamela ka çfarë ka, po mban era qytetarkë, kurse Bana në atë montazh duket çdo gjë përvecse ndjellëse dhe koherente me modën.

Ndaj dhe unë futa pak esencë Disney, që më duhet ta pranoj…Vokshi, ja ka këputur kokën shtriganes Crudelia.

S’di në kemi perceptime të ndryshme për të qënurit seksi, por Vokshi në sytë e mi nuk duket një e tillë.

Përgjithësisht për personazhet e politikës fotot në kuvend janë si domino, njëra pason tjetrën. E unë ndër shumë syresh, zgjodha të parën krejt rastësisht.

Tani më thoni…si ju duket kjo pamje bie fjala në mbledhjen e orës 8 të mëngjesit?

Së pari, deputetja duhet të kuptojë njëherë e mire që e kuqja me të zezën është kombinim i rrezikshëm. Një fijë e hollë e ndan të dukurit bukur dhe të dukurit  “isha me temperaturë gjithë natën, u zgjova vonë, s’kisha fantazi e sytë mezi i mbaja hapur, si çdo shqiptar kam një flamur në shtëpi dhe voilaaa, sot jam kuq e zi, kuq e zi”

Ose  kuptimi ka qenë më i thellë se kaq, ndoshta synon të tregojë patriotizëm aty ku sytë e Shqipërisë janë mbi të. I di, i di dhe Bana dy- tre gjëra.

Pse na e bën këtë ? Nëse fotoja do të fliste: “kur dikush të thotë që aksesorët duken bukur në ekran dhe ti sigurohesh të vësh çdo gjë që të ndodhet në shtëpi”

Albana moj, pash Zotin ki mëshirë për ata që të shofin në TV! Vëthë më perla, varëse ari (jaaa taksat tona hahaha), tjetër varëse me litar të zi me diçka të varur që Zoti lart e di se çfarë është. Një lëmsh që neve na ngeci në fyt kur e pamë. Shto këtu një look flokësh që në revista të intrigon, por këshillë nga unë: MOS E PROVONI NË SHTËPI, OSE PROVOJENI VETËM NË SHTËPI.

Varja, Bana e provoi, taksirati ynë!

Prandaj çdo gjë është e ndarë në këtë jetë Albanë e dashur. Ëndrra ime ka qenë të kem gjymtyrë të gjatë, të hollë, trup të lidhur, këmbë kilometrike, 1.75cm, 55kg, që të vesh çdo lloj gjëje që më ka ënda. Por jo, s’ti jep të gjitha ai lart. Dhe ne mundohemi t’i përshtatemi atyre që kemi, për tu dukur estetikisht të rregullt.

Eh sa shkrova për të thënë vetëm: JO JO JO.NO.NEE,NON,NAO, 没有…

Një fund i asaj gjatësie është thikë me dy presa dhe për dikë me shumë më pak kilogramë se zonja Vokshi. Përveçse një siluete jo të rregullt, ajo e çarë nga pas sikur ja kanë shqyer qentë e Taiwanit, krijon një imazh akoma më të rëndë dhe aspak të bukur.

Por siç ka thënë dhe Jovan Bregu “I fut një tra la la ti,”. Kështu edhe Albana i fut një të zgërdhirë dhe hajt… natën e mirë.

****

Rubrikën “Në lupën e Ninës” mund ta lexoni në DITA çdo të dielë.

 

November 26, 2017 20:02
Komento

5 Komente

  1. Dashi November 26, 20:29

    cfare eshte ky pacavur pa koke e pa kemb

    Reply to this comment
  2. demo November 26, 21:31

    Seksi per marshalla eshte.Cfare Pamele

    Reply to this comment
  3. koli November 26, 21:44

    koke e bythe bashke

    Reply to this comment
  4. xxx November 27, 02:49

    Cruelia Demon i ben nder ksaj
    po keni pare The Hateful Eight kjo femer ka turinjte e Daisy Domergue

    http://www.imdb.com/title/tt3460252/mediaviewer/rm1161363712?ft0=name&fv0=nm0000492&ft1=image_type&fv1=still_frame

    Deputetes me minifund te care prapa i mungon semafori. kemi mish te shesim po s’kemi treg se ku

    Reply to this comment
  5. bije vokshi November 27, 09:01

    kush ka pare thithlope ,mund ta therras albana vokshi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*