Blair: Duhet të jemi gati edhe për trupa tokësore ndaj ISIS

March 27, 2016 14:44

Blair: Duhet të jemi gati edhe për trupa tokësore ndaj ISIS

Ish-kryeministri laburist britanik, Tony Blair kërkon nga Britania dhe Perëndimi të përshkallëzojnë veprimet ushtarake ndaj ISIS-it, pasi, nëse ky grupim nuk shkatërrohet, bota do të përballet me sulme terroriste të përmasave të horrorit, që do të shkaktojnë viktima edhe më të shumtë në numër, sesa ato në Bruksel dhe Paris.

Duke shkruar në “The Sunday Times” të Londrës, ish-kryeministri britanik tha se “ISIS duhej eliminuar me shpejtësi dhe me forcë më të madhe”.

Në këtë intervistë, ai bën thirrje gjithashtu që Perëndimi të pajisë forcat tokësore arabe, në rastet kur ata kanë nevojë për mbështetje ushtarake aktive në terren. Perëndimi duhet t’ua ofrojë këtë ndihmë. “ISIS duhet shkatërruar”, thotë Tony Blair.

Ish-kryeministri britanik ka bërë po ashtu thirrje për krijimin e një force ndërkombëtare të reagimit të shpejtë, për të luftuar grupet terroriste në të ardhmen, kudo që të mbijnë ato në botë.

Kjo deklaratë e tij bëhet 5 muaj, pasi ai pranoi se kishte një lloj përgjegjësie në daljen e ISIS në skenë dhe fuqizimin e tij, si dhe një javë pas sulmeve terroriste në Bruksel./E.T

March 27, 2016 14:44
Komento

3 Komente

  1. kasem gahinji March 27, 17:33

    Po nuk u fut ne veprim mbreteresha e luftes,dmth kembesoria ,trupat tokesore,nuk ka fitore ne lufte.Bombardoni sa te doni,vetem kostot e luftes do shtohen.Edhe ketu do patur kujdes ,ne nderhyrje tokesore duhet te perfshihen domosdo ushtrite e vendeve myslymane,sepse ndryshe do propogandohet per kryqezqte kunder myslymanizmit.

    Reply to this comment
  2. Arben March 27, 21:51

    KOKA E MUHABETIT, TE “SULMEVE” KAMIKAZE.

    Reply to this comment
  3. Z/K March 28, 00:23

    Europa plake e politkes e rrahur me voj e uthull kujtohet vone te thote:”Duhet te jemi gati edhe me trupa tokesore ndaj ISIS”.
    Isis po e kerkon vete dyluftim me trupa tokesore.Por bota po qendron indiferente duke mos iu pergjigjur sic e meriton.Por ban gabim fatal qe e gjuan me tollumbace dhe fishkezjarre kur ka teknike te persosur ndaj cdo kundershtari.
    Isis duhet ti hyhet me hap rreshtor deri ne palcin e gjymtyrve dhe te kurrizit.Te shuhet pa shej e nishan.E bota te gjeje qetesin sociale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*