Blair është bërë “qesharak” në Lindjen e Mesme. Nis tani biznesin

March 16, 2015 19:33

Blair është bërë “qesharak” në Lindjen e Mesme. Nis tani biznesin

Tony Blair nuk i ka mbetur më asnjë kredibilitet në Lindjen e Mesme dhe zërat që qarkullojnë thonë se ishkryeministri britanik do të japë dorëheqjen pas tetë vitesh si i dërguar në rajon.

Raportet për dorëheqjen e ish Kryeministrit britanik, pas një mungese suksesi vijnë pasi një ish ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Libi pretendoi se emërimi i tij ishte një “gabim”, ndërsa një zyrtar amerikan e përshkroi atë si një person “qesharak” në rajon. Mendohet se Tony Blair po përgatitet të tërhiqet nga roli i tij diplomatik, si i dërguari zyrtar për “Quartet Middle East Peace Negotiators”, katërshja që përfshinë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Rusinë – të përfshira në ndërmjetësimin e procesit të paqes në konfliktin izraelito­palestinez.

Blair thuhet se ka pranuar se roli i tij nuk është më i mundur, ndërsa kritikat janë rritur se ai ka vënë në vend të parë interesat e biznesit të tij dhe se ka marrëdhënie të vakta me autoritetet palestineze. Raportet e fundit thonës se Blair ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry dhe shefen e politikës së jashtme të BE­së Federica Mogherini, për të diskutuar një ndryshim të mundshëm të vendit të punës.

“Kjo gjë është tejet e vonuar,” tha një diplomat, i cili informoi për bisedimet në vazhdim e sipër, Financial Times. “Ai ka qenë i paefektshëm në këtë punë. Ai nuk ka kredibilitet në këtë pjesë të botës “. “Tony Blair nuk është një aset dhe roli i tij i tanishëm nuk është më i qëndrueshëm,” pohoi një tjetër zyrtar nga administrata e Obamës. Këto lajme mbi Tony Blair vijnë pas shqetësimeve në rritje mbi interesat e multimilionere të bizneseve të tij në rajon. Korporata e Blair ka përfshirë në skemen e saj “PetroSaudi”, një firmë nafte e lidhur me familjen mbretërore saudite, gjigandin financiar JPMorgan dhe Mubadala, një fond pasurie i Abu Dhabit.

March 16, 2015 19:33
Komento

1 Koment

  1. Arben March 16, 21:09

    QESHARAK, JO QESHARAK.

    CA PARA PO MBLEDH MIKU, NGA BUDALLENJ SI PUNA JONE, QE

    I JAPIM VOTAT RAMES KUR DEL NE TV ME KETE PALACO.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim