Blair: Katastrofë nëse ndalohet emigracioni

October 31, 2014 21:12

Blair: Katastrofë nëse ndalohet emigracioni

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka treguar edhe njëherë se është liberal sa i përket çështjes së emigracionit.

Në një intervistë të dhënë për revistën “Progres”, Blair thekson se dhënia e fund e emigracionit do të shkaktonte një “katastrofë” për Britaninë e Madhe.

Duke sulmuar filozofinë e partisë euroskeptike dhe kundër emigracionit UKIP (United Kingdom Independence Party) shprehet se partia e Nigel Farage “mund ta çojë vendin mbrapsht ekonomikisht, politikisht dhe në çdo mënyrë konvencionale”.

Blair sqaron se kontrolli i kufirit është i rëndësishëm për t’u treguar njerëzve se nuk ka humbur kontrolli mbi komunitetin dhe jetët e tyre, por nga ana tjetër thekson se ndalim i emigracionit do të ishte “katastrofë” për Britaninë.

Deklaratat e Blair nuk përkojnë as me ato të kreut të Laburistëve, Ed Miliband, i cili i kërkoi BE-së që  të ndryshojë nëse do të luftojë problemet me emigracionin.

October 31, 2014 21:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*