Blatter në sulm: Skandalet? Gjithçka u krijua nga Platini!

October 28, 2015 19:15

Blatter në sulm: Skandalet? Gjithçka u krijua nga Platini!

Sepp Blatter në sulm frontal. Presidenti aktual i FIFA-s, i pezulluar për 90 ditë nga detyra nga Komisioni i Etikës në qeverinë e futbollit botëror, akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë kolegun e tij të UEFA-s, Michel Platini, si shkaktarin e skandalit që ka tundur nga themelet organizmin më të lartë të futbollit. Në një intervistë për mediat zvicërane 79-vjecari deklaroi se ambiciet e Platinisë për të zënë vendin shkaktuan gjithë  këtë zhurmë në FIFA.

“Në thelb, objektivi i sulmeve isha unë dhe gjithcka u ideua nga Michel Platini. E ka personale me mua. Ai gjithmonë e e ka patur ambicie të më zërë vendin, por nuk kishte kurajë të shpallte kandidaturën në zgjedhjet e 2015-ës. Cdo drejtues i UEFA-s është i infektuar nga virusi anti-FIFA”, tha ai.

Blatter më tej u shpreh se para se Platini të zgjidhej në krye të UEFA-s ata ishin shumë miq, por papritmas, nuk e ftoi në ceremoninë hapëse të Euro 2008.

 “Që nga ai moment nuk kam marrë pjesë më asnjë aktivitet të UEFA-s dhe unë këtë e quaj mungesë respekti, jo thjesht ndaj meje, por ndaj të gjithë kolektivit të FIFA-s.”

Megjithatë, kur u pyet në lidhje me shumën 2 milionë Euro që ka derdhur në llogarinë e francezit, Blatter kembëngul se në këtë rast nuk ka bërë asnjë shkelje, sepse kjo shifër ishte shpërblimi që Platini kishte marrë për një punë të kryer në FIFA.

Për caktimin e Botërorit 2018 Rusisë, Blatter e pranoi se gjithcka ishte vendosur përpara votimit, sepse Kupa e Botës nuk është zhvilluar kurrë më parë në Europën Lindore, me idenë që në vitin 2022, eventi më madhor i futbollit në botë të kthehej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por më pas katër Federata Europiane e devijuan votën në favor të Katarit.

October 28, 2015 19:15
Komento

2 Komente

  1. Arben October 28, 20:10

    KUSH ESHTE ME I MIRE

    MUTI APO KAKA????!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. flm October 29, 15:39

    shkurt te dy jane plehra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*