Blen Google.com për 12 dollarë…

October 2, 2015 12:17

Blen Google.com për 12 dollarë…

Edhe nëse nuk keni informacion rreth emrave të ‘domain’-eve ose vlerës së tyre, me siguri e mendoni se Google.com mund të jetë në shitje vetëm për shuma jashtëzakonisht të mëdha. Por një student dhe ish-punonjës i Google, Sanmay Ved arriti ta blejë atë vetëm për 12 euro, por e kishte atë në pronësi vetëm për një minutë.

Këtë përvojë ai e postoi në “LinkedIn”, Ved tha se po bënte një kërkim të rastësishëm të emrave të “domain”-eve, kur gjeti se Google.com ishe e lirë.

Ai klikoi për të kryer pagesën dhe pronësia e Google.com kaloi tek ai, megjithëse për vetëm 1 minutë. Gjatë kohës që Ved ishte “pronar” i Google.com, ai tha se kishte marrë mesazhe nga webmasteri i Google, si edhe njoftime nga faqe të tjera interneti, të cilat janë në pronësi të Google, duke treguar se në të vërtetë ishte pronar i saj.

Për këtë rast, Google pranoi gabimin për atë që ndodhi. Por ky nuk është rasti i parë që “domain” shiten me çmime jo reale. Rreth një vit më parë një domain me vlerë rreth 15 mijë dollarë u ble nga një person për vetëm 10.99 dollarë.

October 2, 2015 12:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*