Blerja e LinkedIn, fillimi i një epoke të re në internet

July 14, 2016 21:33

Blerja e LinkedIn, fillimi i një epoke të re në internet

LinkedIn mund të ketë nisur një epokë të re sa i përket shkrirjes së kompanive dhe blerjeve në sektorin e internetit.

Marrëveshja prej 26.2 miliardë dollarësh me Microsoft, që u bë publike në Qershor, ishte një prej blerjeve më të mëdha të një kompanie në internet dhe sipas “Business Insider” mund të ketë shënuar një pikë referimi për marrëveshje të tjera në të ardhmen.

Shitja e LinkedIn, ashtu sikurse edhe shitja e ardhshme e Yahoo, vendos në tavolinë blerje të tjera, sipas Analistit Evan Wilson. Janë të paktën 10 kompani që kërkojnë të blejnë Yahoo dhe emra të mëdhenj Google dhe Microsoft ishin në garë për LinkedIn. Duke bërë blerje të përmasave të tilla, kompanive u hapet rruga që të fokusohen në objektiva të tjera.

Twitter është një ndër kompanitë që është kërkuar nga disa investitorë. Rrjeti social është gjithnjë në kërkim të përdoruesëve të rinj në platformën e tij dhe krahasohet në mënyrë të vazhdueshme me Facebook, konkurenti më i fortë në këtë fushë. Me lëvizjet e fundit, me marrëveshje si ajo me NFL dhe Bloomberg, kompania mund të zgjerojë aftësitë për të blerë jashtë zonës së internetit.

Eksperti Wilson liston kompani të tjera potenciale si GrubHub, Yelp, Zillow Group dhe Criteo, që mund të jenë në synimin e Twitter –it.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ky sektor nuk është në rrezik. Kompanitë e internetit janë të gjitha në vështirësi sa i përket shtimit të numrin të përdoruesve, që mund të vijë për shkak të zbehjes së kompjuterit dhe tregut të telefonave, shprehet Wilson. Blerje në këtë fushë, mund të jenë ndihmë, por me shumë gjasë nuk do të jenë shtysa kryesore për rritjen e përdoruesëve.

July 14, 2016 21:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*