Blerja e obligacioneve nga BQE dhe ndikimi për tregun amerikan

January 26, 2015 13:17

Blerja e obligacioneve nga BQE dhe ndikimi për tregun amerikan

Vendimi i Bankës Qendrore Evropiane për të ‘kanalizuar’ më shumë se një trilion dollarë në tregjet e kapitalit të rajonit ka të ngjarë të ndikojë në favor të huamarrësve përmes Atlantikut. Presidenti BQE, Mario Draghi bëri të ditur programin e blerjes së obligacioneve për të shmangur shenjat e deflacionit që kërcënojnë të gllabërojnë zonën e euros e ngjashme me ndërmarrjen e Rezervës Federale gjashtë vjet më parë. Ndërhyrja që synon nxitjen e çmimeve të aktiveve mund të shtyjë investitorët të zhvendosin paratë drejt obligacioneve të korporatave amerikane, të cilat ofrojnë yield-in më të lartë në krahasim me borxhin e kompanisë në Evropë për një dekadë. Shkalla e investimeve dhe yield-et e larta të ‘debentures’(obligacion i mbështetur nga krediti emetuesit, por jo nga ndonjë kolateral i veçantë) në Evropë kane performuar më mirë se gjithë borxhi i kompanisë në SHBA në secilin nga tre vitet e fundit teksa BQE inkurajoi ndërmarrjen e rrezikut me masa të ndryshme për të nxitur rritjen. Ndërkohë, Fed po merr në konsideratë masa për të përmbysur kahjen e politikave monetare, teksa zgjerimi i SHBA tejkalon Evropën. Mesatarja e yield-eve në shkallën e investimeve te obligacioneve amerikane tejkalon ‘debentures’ kryesore evropiane me 1.9 pikë përqindje, sipas të dhënave të indeksit Bank of America Merrill Lynch index. Kjo i afrohet hendekut prej 2.1 pikë përqindje të dhjetorit që ishte më i larti në dekadë.

January 26, 2015 13:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim