Kryetari i 30 qershorit, në zyrë që pa gdhirë me ushtri policësh

July 29, 2019 08:14

Kryetari i 30 qershorit, në zyrë që pa gdhirë me ushtri policësh

Kryetari i Devollit sipas 30 qershorit Eduard Duro ka shkuar në zyrë ditën e sotme që në orën 06:30.

Frika se mos ish-kryetari do të shkonte më herët për t’i zënë zyrën ka bërë që Duro të shkonte 90 minuta përpara.

Ndërkohë që para bashkisë kanë filluar që të grumbullohen edhe mbështetësit e opozitës prej orës 07:30.

Në ambientet e bashkisë ndodhen rreth 30 forca policie. Efektivët janë të pranishëm në ambientet e jashtë institucionit për të shmangur incidentet.

Duro u betua ditën e premte në mesditë, ndërsa në zyrë shkoi pasdite kur u largua ish-kryetari.

Me urdhër të Duros dhe në prani të prefektit të Korçës një person çmontoi bravën e derës së jashtme dhe të dyerve të brendshme për t’u futur brenda, teksa nga zyra e re kryetari i ri dha edhe intervistën e parë ditën e premte.

Pritet nëse do të shkojë ish-kryetari, i zgjedhur nga radhët e PD-së, pasi ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën.

e.t./dita

July 29, 2019 08:14
Komento

7 Komente

  1. Tu shofte fara more malok i mallkuar July 29, 08:58

    Shpellaret me kryeshpellarin sali duan ta shikojne Shqiperin shkrumb e hi.
    Rrace e keqe qe i la turku ketu ne kete vend te begat dhe e mbushen me plehrs e qerpic.

    Reply to this comment
  2. mbeshtetja July 29, 09:09

    Problemi eshte i zgjidhur: izolojeni ne zyre birbon e Lulit, ministria e financave ti heq te drejten e firmes ne banke, ti nderpres menjehere buxhetin dhe pike. Le te beje dashuri me zyren. Kryetari i ri i bashkise le te punoje me stafin ne nje vend tjeter provizor sa policia, prokuroria dhe gjykata te liroje vendin. Sherbimi ndaj popullit te vazhdoje edhe per ata qe dalin aty e shesin pordhe te Lulezimit fishkur.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro July 29, 12:01

      “Kryetari i ri ” paska hyre ne zyre tamam si hajduti, por vetem ka nje ndryshim se e ka mbeshtet prefekti e policia!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  3. tosi sales July 29, 09:37

    keto jane monstrat e partise se Klevis krricit te Faros qe u a nxiu jeten qytetareve te Tiranes cdo dite me shpellaret e Astirit

    Reply to this comment
    • Oooohoo July 30, 08:20

      Më 1977 në Fshatin Desivojce malësia e Kameninës medemek dani i thuhet Dardanë Kamenicës Hoxha doli në Pension. Xhamia ishte në Desivojce por aty si xhemat bënin pjesë edhe disa fshatra të tjera. Hoxha propozoi të birin në vend të tij nese xhemati do e bënte kabull. U bënë dy kandidat dhe filloi beteja. Kandidati tjeter ishte nga Desivojca dhe familja më e madhe pretendonte se tani është radha e një imami nga Desivojca. Mirëpo Hoxha i vjetër kishte krijuar ndër vite autoritet dhe Një pjesë e madhe e xhematit ishin për djalin e Hoxhës. Pas ca votimeve fitoi djali Hoxhës që ishte nga një fshat tjetër. Shum përsona të pakënaqur nga Desivojca natën i vun drynin Xhamis sikur të ishte mulli. Një vit thuajse vazhdoi lufta e drynit. Ata vë natën këta e prenin të premtën. Mirëpo ne ishim më të kujdesëshëm se sa bashkia e Devollit. Kur palët nuk u takuan apo tentuan ta pengonin tjetrin në ndermarrjen e tyre. Deri sa u lodhën një ditë.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*