Bllokimi i autostradës, Gjiknuri: Ja pse filluam tani punimet

June 11, 2018 11:16

Bllokimi i autostradës, Gjiknuri: Ja pse filluam tani punimet

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se do të punohet çdo ditë 24 orë për ristrukturimin e autostradës Tiranë-Durrës.

Nga autostrada, ku sot kanë nisur punimet, Gjiknuri garantoi qytetarët se rruga do të jetë gati dhe pa probleme në fund të muajit qershor, ndërsa paralajmëroi se do të ketë ndërhyrje në të gjitha rrugët kryesore në vend.

Më tej, ai sqaroi arsyen pse filluan punimet tani, duke thënë se ka pasur probleme kontrata e mirëmbajtjes me Bankën Botërore, ndërsa shtoi se kjo rrugë meriton ndërhyrje serioze për të cilën po planifikohet.

Situata degradoi në këtë pikë, ndërhyrja është emergjente për të eliminuar të gjitha problematikat e shfaqura në këtë rrugë. Por kjo rrugë meriton ndërhyrje më serioze, të cilën jemi duke e planifikuar. Pse filluam tani ndërhyrjen? Kontrata e mirëmbajtjes me BB prej 1300 km rrugë ka pasur problemet e veta të trashëguara, gjatë këtyre muajve ne zgjidhëm gjithë problematikat e këtij projekti, që po dështonte. Ky nuk është segmenti i vetëm që po ndërhyhet. Në muajt në vazhdim do ketë ndërhyrje në gjithë akset kryesore në të gjithë vendin.

Do të eliminohen të gjitha problemet e trashëguara ndër vite. Kantieret janë të domosdoshme, ndonëse krijohet trafik. Janë marrë të gjitha masat që të punohet 24 orë. Brenda qershorit ky segment do jetë plotësisht i rehabilituar dhe do të jetë e hapur për trafik. Pra, vetëm dy javë shqetësim. Fakti që filluam tani është për shkak të lënies pas dore të kontratës. Po bashkëpunojmë dhe me policinë për trafikun. Qytetarët që duhet të shkojnë në jug është mirë të marrin rrugën e Elbasanit, pjesa tjetër të ndjekin udhëzimet e policisë.

Kjo rrugë është konsumuar, është shkatërruar, për shkak edhe të tonazheve të rënda. Këtu do punojmë me policinë, që të mos lejojmë më kamionët të kalojnë të tejmbushur. Kjo rrugë kërkon ndërhyrje shumë serioze, që projekti i bankës nuk i përfshinte.

  Rrugët kanë nevojë për financime serioze, nevoja për rrugë është shumë më e madhe se buxheti i shtetit, të gjithë duhet të investojmë. Në korrik dhe gusht nuk do të ketë më probleme me këtë rrugë.

  Këtu për çdo gjë që bën të thonë ‘plaç’, ata që kërkojnë llogari pse filluam tani, të kërkojnë llogari te vetja, pse nuk e bënë më parë. Ne filluam ndërhyrje emergjente për probleme të trashëguara. Rrugët do jenë shumë herë më të mirëmbajtura se më parë“, shprehet ministri, Damian Gjiknuri.

June 11, 2018 11:16
Komento

9 Komente

  1. info analitike June 11, 11:25

    Ore sa here ka marre persiper gjera qe nuk ka realizuar kurre qy hajduti me cizme tek ministria e energjitikes? E dine mire naftetaret dhe minatoret. Qy eshte ai i gazit te embel qe akoma sot nuk ka demshperblyer familjet, qe i dhuroi miliona euro Besoste Tajvanit e po vazhdon ta beje. Po mire mo e thjeshte nese nuk mban premtimin le te shporret nga kolltuku i ministrit. Vetem keshtu i jep ca seriozitet karagjozlleqeve qy rilindjoti.

    Reply to this comment
  2. Ju jeni si pune ariut, ne dimer flini gjume dhe ne behar kerkoni te punoni June 11, 11:38

    Rruget duhet te riparohen nga fillimi shtatorit deri ne fund te prillit. Ju i filloni ne 1 qershor deri ne 31 gusht, pastaj flini gjume

    Reply to this comment
  3. Sokol June 11, 12:41

    O Damian, perseri firma Geci shpk
    Turp, vetem vjedhje. Turp

    Reply to this comment
  4. Lakja June 11, 12:44

    Tre hajdute, njeri me i degjenerum se tjetri, koke me koke.
    Njeri ka qene edhe ne burg per hajdutllik, tjetri desh la lekuren ne prokurori, ndersa i treti mban me leke ish kryetarin e bashkise sot kryemu..

    Reply to this comment
  5. MH June 11, 13:01

    Riparimet i kryeni me shpejtesi dhe cilesi pa penguar levizjet.Keto gjera ndodhin edhe ne vendet ma te zhvilluar te botes.Ka pothuaj plot nji jave qe ne Amerike ne iks shtet po punohet ne nji autostrade.Veshtiresohet trafiku.Po nuk bllokohet levizja.

    Reply to this comment
  6. MH June 11, 13:03

    Riparimet i kryeni me shpejtesi dhe cilesi pa penguar levizjet.Keto gjera ndodhin edhe ne vendet ma te zhvilluar te botes.Ka pothuaj plot nji jave qe ne Amerike ne iks shtet po punohet ne nji autostrade.Veshtiresohet trafiku.Po nuk bllokohet levizja.
    Keto komentuesit nuk kan gezuar as detyren e brigadierit.E te shesin mend si specialista te persosun mbi specialistet qe paguhen pe rroge.

    Reply to this comment
  7. Pa vlere June 11, 14:32

    “Rruga prishet edhw prej tonazheve te renda ??!!
    Pash Zotin o Gjiknuri me ke kujton se tallesh, kujton se ti je I zgjuari..dhe ne delet?

    Po ju I beni rruget me kosto si ne Gjermani, dhe tani thoni qe I prish kamioni?!?!
    Ha ha ha..
    Kokrra e injorantit dhe hajdutit!

    Reply to this comment
  8. Tirana June 11, 18:19

    Mor lo nuk ju kuptoj fare, nuk u gjeten fonde per te riparuar rrugen e Ndroqit, qe nuk do krijonte asnje problem per te vajtur ne Durres?. po ju i lini sa degradohen plotesishte dhe ato duhet te ribehen nga e para.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*