Bllokimi i dosjeve të ish-Sigurimit, ngërç në emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm

Herion Mesi July 23, 2016 18:02

Bllokimi i dosjeve të ish-Sigurimit, ngërç në emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm

Bllokimi i vënies në zbatim të ligjit për hapjen dosjeve të Sigurimit, i quajtur ndryshe ligji për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, duket se do të krijojë probleme edhe për emërimet e krerëve të rinj në institucionet e drejtësisë që do të kryhen në kuadër të reformës në drejtësi.

Kjo për shkak se deputetët socialistë të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi kanë hasur vështirësi në mbledhjen e 12 korrikut lidhur me emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në procesvebarilin e zbardhur të mbledhjes, gjatë diskutimit të projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, deputetja socialiste, njëherësh kryetare e komisionit parlamentar për ngritjen e autoritetit të hapjes së dosjeve së ish-sigurimit, Vasilika Hysi, është shprehur se për sa kohë hapja e dosjeve është një proces tashmë i bllokuar, edhe emërimi i kryeprokurorit të ri vihet në pikëpyetje, pasi siç thotë ajo, nuk ka një organ përgjegjës për të bërë verifikimin e pastërtisë së figurës së kandidatit për kryeprokuror.

“Ju keni parashikuar, me shumë të drejtë, që nuk duhet të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ne kemi miratuar një ligj. Nga ana tjetër, në ligjin “Për qeverisjen e pushtetit gjyqësor” ju keni vënë afate qoftë për prokurorin e Përgjithshëm, qoftë edhe për anëtarët e tjerë, për të cilët verifikimi duhet bërë brenda shtatë ditëve. Në momentin kur ne nuk i kemi hapur ende dosjet si mund të arrihet verifikimi nëse personi ka qenë punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ose i favorizuar prej tij, meqenëse ne…?”- iu drejtua Hysi ekspertëve në mbledhje.Në ndërhyrjen e tij, kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj thekson se nuk do të pritet që të bëhet hapja e dosjeve për të emëruar kryeprokurorin.

Ndaj ai propozon formulën ekzistuese për emërimin e tij. “Kur të hapen dosjet, do të bëjmë prokuror të Përgjithshëm në Shqipëri! Ja nuk hapen asnjëherë dosjet, si do të bëjmë?”- iu drejtua Xhafaj, deputetes Vasilika Hysi. / Shqip

 

Herion Mesi July 23, 2016 18:02
Komento

2 Komente

  1. demo July 23, 18:23

    dosjet i ka Saliu ne shtepi.Shpirtin e jep,dosjet s`i jep….

    Reply to this comment
  2. Arben July 24, 21:39

    EDHE TANI QE JANE NE PUSHTET, PRAPE SALIU I KA FAJET.

    HAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHHAHAHAHAH

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*