Bllokimi i enëve të gjakut, 3 faktorët që ndikojnë

September 28, 2016 11:14

Bllokimi i enëve të gjakut, 3 faktorët që ndikojnë

Ateroskleroza është një sëmundje komplekse. Arteriet janë enët që bartin gjakun e pasur me oksigjen në zemër dhe në të gjithë trupin tonë. Pikërisht, bllokimi i tyre nga pllakat aterosklerotike shkakton sëmundjen mjaft të përhapur që njihet si ateroskleroza.

Këto pllaka janë të përbëra nga pikla yndyre, kolesteroli, kalciumi, si edhe nga qeliza, apo substance të tjera të gjakut. Me kalimin e kohës, mbivendosja e këtyre pllakave në arterie, shkakton ngushtimin e tyre, duke çuar kështu në kufizimin e fluksit të gjakut të oksigjenuar në organet dhe në të gjithë trupin tonë. Ateroskleroza mund të çojë në probleme serioze, duke përfshirë këtu atakun në zemër dhe vdekjen. Ateroskleroza mund të prekë çdo arterie të trupit duke përfshirë arteriet në zemër, tru, krahët, këmbët, legenin, veshkat, etj.

Në varësi të arteries së prekur zhvillohen edhe sëmundjet me simptomat përkatëse.  Shkaku i saktë i saj është ende i panjohur. Megjithatë, janë kryer studime të shumta përsa i përket faktorëve, të cilët shtojnë rrezikun për këtë sëmundje.

Ndër më madhorët po rendisim: “Niveli i lartë i kolesterolit në gjak, tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit”. Një person që i ka të tre këto faktorë, ka një risk tetë herë më të madh për të zhvilluar këtë sëmundje, se sa një person tjetër që nuk i ka. Faktorë të tjerë që ndikojnë në bllokimin e këtyre arterieve janë edhe: diabeti, obeziteti, mosha, historitë familjare me këtë sëmundje, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme.

Sot theksohet me të madhe, se terapia kryesore për këtë sëmundje ka të bëjë me ndryshimin e stilit të jetesës, çka nënkupton se duhet të jetojmë dhe të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme. Pjesë e këtij stili jetese duhet të jetë edhe mbajtja nën kontroll e faktorëve të riskut, të cilët janë të ndryshueshëm. Duhani është mjaft i dëmshëm, jo vetëm për këtë sëmundje, por edhe për shumë sëmundje të tjera të organizmit tonë, të cilin e kemi vetë në dorë që ta mënjanojmë.

Niveli i lartë i kolesterolit në gjak duhet ulur. Kolesteroli është një substancë që vjen nga ushqime të tilla, si: mishi veza, produktet e bulmetit (pra me bazë proteinike). Sigurisht që organizmi ka nevojë për këto produkte, por duhen konsumuar me masë. Është mirë që të kemi në menunë tonë të ushqyerjes së përditshme më shumë zarzavate dhe mishin e bardhë (pulë, peshk). Gjithashtu, kujdes duhet treguar edhe me sëmundjen e diabetit dhe të obezitetit, të cilat mund të favorizojnë zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Rekomandohen 7-10 km në ditë ecje e shpejtë për njerëzit e shëndetshëm dhe deri në 5 km në ditë ecje e lehtë dhe me pushime për njerëzit që vuajnë nga zemra. Edhe kripa duhet kufizuar, sepse ndikon në rritjen e presionit të gjakut. Bëni kujdes me ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike.

September 28, 2016 11:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*