Bllokimi i lejeve të ndërtimit

July 11, 2015 18:00

Bllokimi i lejeve të ndërtimit

Numri i lejeve të ndërtimit ka prekur nivelin më të ulët në të paktën pesë vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në të gjithë vendin për tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë vetëm 14 leje ndërtimi.

Nga këto, 11 leje ndërtimi janë dhënë në Qarkun e Tiranës, dy në atë të Shkodrës dhe një në qarkun e Durrësit. Rënia në nivelet më të ulëta historike për lejet e ndërtimit lidhet pjesërisht me vijimësinë e krizës në tregun e ndërtimeve rezidenciale, por sidomos me moratoriumin e lejeve të ndërtimit që u vendos një vit më parë nga Këshilli Kombëtar i Territorit, me inciativën e kryeministrit Edi Rama.

Vendimi i Gushtit 2014 ndalonte dhënien e lejeve të ndërtimit, me përjashtim të atyre që lidheshin me rrugë apo ndërtime inxhinierike ose për ngritjen e industrive prodhuese. Ky vendim u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në Janar të këtij viti, por sidoqoftë efektet duket se janë shtrirë edhe në tremujorin e parë të vitit.

Mbështetur në të dhënat e Instat për vlerën e ndërtimeve të parashikuar në lejet e dhënë gjatë tremujorit të parë, pjesa dërrmuese referohet si vlerë ndërtimesh inxhinierike apo industriale, ndërsa vlera e ndërtimeve rezidenciale është e papërfillshme. Gjatë vitit të kaluar dhe tremujorit të parë të këtij viti sektori i ndërtimi ka shfaqur shenja të gjallërimit, por duket se përtëritja lidhet kryesisht me ndërtimet inxhinerike dhe industriale.

Në një pjesë të madhe besohet se rritja e ndërtimit është mbështetur nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura dhe rinisja e pagesave për investimet publike. Sipas të dhënave të para mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto të publikuara të Enjten nga Instituti i Statistikave, për tremujorin e parë sektori i ndërtimit u rrit 2.84% me bazë vjetore.

July 11, 2015 18:00
Komento

7 Komente

  1. Arben July 11, 19:49

    EFEKTET U DHANE DIREKT NE EKONOMI.

    ULJE EKONOMIKE, RRITJE PAPUNESIE, VRASJE E SHPRESES DHE SHTYSE DREJT EMIGRIMIT.

    Reply to this comment
  2. shqyptari July 11, 19:51

    AMAN DHE BOLL ME KULCEDRT PREJ BETONI!

    Nuk ekziston Kushtetute ne Bote qe te legalizoje KULCEDRAT prej betoni qe po e bejne Vatanin me keq se bunkeret dhe tynelet e Enver Hoxhes. Cdo i huaj qe vjen ne Shqypni habitet ne radhe te pare nga KULCEDRAT prej betoni qe kane kapluar keqazi qytetet tona, por qe shoqerise sone te pjerdhur civile nuk i ben pershtypje fare, bile Ktryeministri yne kolorit dhe artist pa dipllome e krahason Tiranen e shemtuar si Kandahari me Nju Jorkun e SHBA.

    Reply to this comment
  3. Fredi July 11, 20:01

    “Rënia në nivelet më të ulëta historike për lejet e ndërtimit lidhet pjesërisht me vijimësinë e krizës në tregun e ndërtimeve rezidenciale, por sidomos me moratoriumin e lejeve të ndërtimit”…….. harruat te vini dhe arsyen e trete qe ka ulje sepse tani kane bere aq shume pallate e shtepi sa nuk ka me vend ne gjithe Tiranen dhe ne qytet kryesore

    Reply to this comment
  4. Dardhari July 12, 04:06

    Me gjithese te bllokuara nga Qeverija Tirana ka dhene 11 kjo tregon seriozitet?

    Reply to this comment
  5. aqo July 12, 05:28

    O shqyptar,i thone Shqiperi dhe jo Shqyperi,o shqiptar!

    Reply to this comment
  6. Lili July 12, 05:34

    Edhe faktori tjeter qe eshte se gjithe shqiperia nuk mundet me banuar ne tirane !

    Reply to this comment
  7. shqipo July 12, 12:18

    seshte nevo a per komente: es te rritur kerkesa per rryshfet,vec nativi nuk e kupton

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*