Bllokimi i pullave për librat, shitja e tyre mund të nisë në 5 shtator

September 2, 2016 17:27

Bllokimi i pullave për librat, shitja e tyre mund të nisë në 5 shtator

Shpërndarja e teksteve shkollore për vitin 2016­-2017 duhet të kishtë filluar që në datën 25 gusht sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit.

Ky udhëzim parashikonte shitjen e teksteve shkollorë nga data 25 gusht deri në datën 12 shtator. Tekstet që do të shiten duhet të kenë detyrimisht pullën me hologramën e MAS. Por deri më tani kjo gjë nuk është bërë e mundur duke sjellë mungesë të librave vetëm dy javë para fillimit të vitit shkollor.

Disa nga librat që mungojnë janë abetarja, matematika dhe në tërësi lëndët shkencore. Shtëpitë Botuese në lidhje me këto mungesa shprehen se librat janë gati por nuk kanë pullën e certifikimit të Ministrisë së Arsimit.

Nga Ministria konfirmojnë se shpërndarja e librave do të bëhet në datën 5 shtator, raporton Scan.

September 2, 2016 17:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*