Bllokimi i turistëve në Osum, Federata e Raftingut: Duhen guida profesionale

Redaksia Online September 2, 2013 15:09

Bllokimi i turistëve në Osum, Federata e Raftingut: Duhen guida profesionale

Bllokimi i 10 turistëve të huaj në kanionet e Osumit ka sjellë reagimin e Federatës Shqiptare të Raftingut. Incidenti është shënuar ditën e djeshme dhe për shmangien e ndonjë tragjedie është dashur ndërhyrja e policisë së shtetit, e cila i ka nxjerrë turistët e huaj mbërmjen e së dielës. Në një komunikatë për shtyp, Federata Shqiptare e Raftingut bën me dije se turistët e huaj kanë qenë nën shoqërimin e personave të jashëligjshëm, të cilët nuk zotërojnë statusin e guidës profesionalë të specializuar për këto udhëtime. Federata tërheq vëmendjen lidhur me karakteristikat e kanionit të Osumit, të cilat e bëjnë jetësore për sigurinë e jetës së turistit përdorimin e pajisjeve të destinuara për realizimin e aktiviteteve turistike brenda tij dhe udhërrëfimin nga guida profesionale ligjërisht të njohura nga shteti shqiptar dhe institucionet përkatëse.

Komunikata e plotë


Republika e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Rafting

 Federata Shqiptare e Rafting në kuadër të normave të saj statutore, miratuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me Urdhër të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nr.135, datë 12/05/2011, në përputhje  me Vendimin për Regjistrimin si Person Juridik, me nr. 3094 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe liçensës LN-5169-05-2012 lëshuar nga Qendra Kombëtare e Liçensimit ka në përgjegjësi të saj  mbrojtjen e lumenjve dhe nxitjen e ruajtjes së ujrave të territorit Shqiptar dhe zhvillimin e rafting dhe turizmit në natyrë në Shqipëri në përputhje me proçedurat e sigurisë dhe në respekt të mbrojtjes së natyrës.

Duke qënë se:

–  në datës 1 Shtator 2013 ka ndodhur një incident ne Kanionet e Osumit, ku janë bllokuar 10 turistë të huaj, të cilët fatmirësisht janë nxjerrë në orët ë mbrëmjes me ndërhyrje të forcave të Policisë së Shtetit;

– turistët e huaj kanë qenë nën shoqërimin e personave të jashëligjshëm, të cilët nuk zotërojnë statusin e guidës profesionalë të specializuar për këto udhëtime.

Federata Shqiptare e Rafting

  • Uron që ngjarje të tilla të shërbejnë në rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik në lidhje me rëndësinë e shoqërimit të turistëve gjatë udhëtimeve turistike me Guida Profesionale dhe të licencuara;
  • Tërheq vëmendjen se Kanioni i Osumit ka përbërje dhe karakteristika të tilla, të cilat e bëjnë jetësore për sigurinë e jetës së turistit përdorimin e pajisjeve të destinuara për realizimin e aktiviteteve turistike brenda tij dhe udhërrëfimin nga Guida Profesionale ligjërisht të njohura nga shteti shqiptar dhe institucionet përkatëse .

Federata Shqiptare e Rafting  ka për qëllim të zhvillojë itineraret turistike në Shqipëri sipas standardeve ndërkombëtare në respekt të plotë të procedurës së sigurisë dhe në të njëjtën kohë të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e natyrës.

Sekretar i Përgjithshëm

Blerina AGO

 

Redaksia Online September 2, 2013 15:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*