Bllokohen 10 mijë lodra kineze të falsifikuara. Ishin nisur për në Shqipëri

July 15, 2015 09:34

Bllokohen 10 mijë lodra kineze të falsifikuara. Ishin nisur për në Shqipëri

Dy kontenierë me 10 mijë lodra me marka të falsifikuara të ardhura nga Kina dhe që kishin destinacion Shqipërinë dhe Libinë janë sekuestruar në Itali në portin e Gioia Tauro.

Ngarkesa e paligjshme u zbulua gjatë kontrollit të dokumentacioneve në portin italian. Sasia e madhe e lodrave të markave të njohura për fëmijë si Angry Birds, Spiderman, Batman, Supeman, Mickey Mouse, SpongeBob dhe Princess është imbarkuar në portin kinez të mallrave të Chiwan.

Sipas policisë italiane, vlera e lodrave të sekuestruara arrin deri në 13 mijë euro.

July 15, 2015 09:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*