Skandal / 18 vjet pa kontroll, ushqimet për kafshë, në treg për konsum

August 29, 2019 12:12

Skandal / 18 vjet pa kontroll, ushqimet për kafshë, në treg për konsum

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar aktivitetin e një magazine mielli dhe ushqimi për blegtorinë në Fushë-Krujë.

Brenda saj u sekuestruan 141.6 ton produkte të pasigurta.

Bën përshtypje një paragraf nga njoftimi i AKU mbi rastin:

“Sasia e produkteve prej 141.6 ton përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë që përdoren për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb)” – njofton AKU.

Në magazinën e ruajtjes së produktit u evidentua se produktet mbaheshin në ruajtje në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe një pjesë ishte ambalazhuar në thasë 25 kg dhe 50 kg të paetiketuara.

AKU sqaron se “subjekti u kontrollohej për herë të parë, megjithëse operonte prej 18 vjetësh duke ushtruar edhe aktivitetin “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë” për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse (kategoria II.1.A.2) dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike (Ure, DAP, Superfosfat dhe Nitrat)”.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese vendosi edhe 3.15 milion lekë gjobë – njoton AKU.

o.j/dita

August 29, 2019 12:12
Komento

6 Komente

  1. raul August 29, 12:33

    hekrat . lereni gjoben . hekrat dhe celsat e biruces ne det , keshtu e duan keta perbindesha qe helmojne popullin per te mbushur thesin e e vet, hekrat dhe drejtorit te AKU ne Fushkruje se dhe ai shoku i tyre eshte,,,

    Reply to this comment
  2. Politikani Vampir August 29, 13:12

    subjekti u kontrollohej për herë të parë,??!!!!!!! megjithëse operonte prej 18 vjetësh ?!!!!!!!duke ushtruar edhe aktivitetin ?!!!
    “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë”!!!!!!
    për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse (kategoria II.1.A.2) !!!!!!!!!!!!
    dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike (Ure, DAP, Superfosfat dhe Nitrat)”.???!!!!!!

    Ju qelbesirat politike qe krijuat Parti u moret me politik dhe qe moret pushtetin ne vitin 1990 –92 dhe ushtroni aktivitet publik akoma , Jeni fajtore !! Jeni armiq te shqiptareve dhe kombit shqiptar ,njesoj dhe pa asnji dallim nga greket serbet turqit dhe fqinjet e tjere !
    Politikan shqiptar ke emrin VAMPIR i publikut shqiptar !

    Reply to this comment
  3. Arben August 29, 14:03

    PARTINE DHE SHOKET E UDHEHEQJES TE KEMI MIRE

    Reply to this comment
  4. Aty August 29, 15:52

    Po mire prodhonte e shiste per 18vjet,por emer ,arrese nuk kishte kjo ndermarje a magazine,apo ishte e tani mbas kontrrllit ju e asgjesuat apo e rrafshuat per toke ,e zhduket pa nam e nishan.Jepni emer ne mentre qe njerzit te MOS vene me,te vdes vetvetiu.AKU duhet te kete mjete qe mallin e bllokar ta asgjjesojne ejo tja lejne akoma tregetarit t a administroje.Kontrollo e asgjesondryshe skemi me EC perpara.

    Reply to this comment
  5. Malsori August 30, 03:08

    Ore pse nuk ja thonë emrin e pronarit të këti biznesi qelbësirë, që ta marri vesh populli se me kë ka të bëjë, apo është brenda ndonjë mafioz që ushqen të dy krahët e politikës në kurriz të shëndetit të popullit?!
    18 vjet pa i hyrë gjemb në këmbë, 18 vjet kultivon kamcerin në popull, 18 vjet krim dhe nuk e dënljnë me burg, po “derrit” i shkulin një qime. 3 milion ai i fiton në një ditë!!!
    Ky është shteti i borgjezisë!

    Reply to this comment
  6. Pol Lici August 30, 06:05

    Ne Shqiperi eshte per te futur ne burg te ndershmit, e te tjeret te lihen jashte. Do kete hapesira te lira ne burgje.

    Se po te bejme ndryshe, nuk mjaftojne te ndershmit as per gardian burgu. Kush do punoje pastaj?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim