Bllokohen 2 kg heroinë në një autobus në Kapshticë

January 19, 2018 14:45

Bllokohen 2 kg heroinë në një autobus në Kapshticë

Policia greke ka sekuestruar një sasi heroine të fshehur në një autobus që udhëtonte nga Shqipëria drejt Greqisë.

Mësohet se lënda narkotike është sekuestruar në tokën greke pas sinjalizimit të dhënë nga policia shqiptare.

Gjatë kontrollit në vijnë e parë dhe nga kontrolli me skaner, pala jonë nuk mundi të gjente lëndë narkotike, pavarësisht se kishte marrë informacione.

Burimet thonë se rojet kufitare të policisë shqiptare kishin dyshime të forta dhe njoftuan autoritetet greke që të ushtronin kontroll më të detajuar.

Nga verifikimi me skanerin e policisë greke u gjet rreth 2 kg heroinë e fshehur në autobus, ndërsa u shoqërua për t’u marrë në pyetje drejtuesi i mjetit.

January 19, 2018 14:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*