Bllokohen 25.3 tonë miell gruri në Kapshticë

August 3, 2018 11:56

Bllokohen 25.3 tonë miell gruri në Kapshticë

AKU ka bllokuar në doganën e Kapshticës dhe ka kthyer mbrapsht 25.3 ton miell gruri të pasiguritë, vetëm pak ditë pasi bllokoi një sasi prej 10 tonësh.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 25.3 tonë miell gruri me origjinë greke, për shkak se kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raportin e analizës për përqindjen e proteinës.

Të dhënat sipas dokumenteve shoqëruese nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit”, thotë AKU.

Sipas AKU, një subjekt pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “miell gruri” që nuk kishte nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe e cila mund të hiqet lehtësisht.

Për më tepër këto elemente sigurie për një produkt ushqimor nuk figuronin në dokumentacionin shoqërues të ngarkesës.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 25.3 tonë duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjekë procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Më 29 korrik u sekuestrua një sasi prej 10 tonësh, e cila gjithashtu kishte mungesë dokumentacioni dhe vetëm një letër që hiqej kollaj me mbishkrim grek.

o.j/dita

August 3, 2018 11:56
Komento

1 Koment

  1. Alban August 3, 12:12

    shume mire keni bere. kane futur faresoj pocaqilliesh e po vdesin njerzit. nuk do me cudiste qe keto mjellrat e ardhur nga serbia dhe greqia te jene me kasten te helmuar, sipas planit per zhdukjne e shqiptareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*