Bllokohen 27 tonë fileto pule me salmonelë dhe 19 tonë kafe nga Brazili

September 14, 2019 09:20

Bllokohen 27 tonë fileto pule me salmonelë dhe 19 tonë kafe nga Brazili

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar hyrjen e 46.2 ton produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar. AKU njofton se gjatë kontrolleve në Durrës inspektorët konkluduan se 2 ngarkesat me produkte importi ishin të pasigurta për konsum.

Bëhet fjalë për një ngarkesa me sasinë 27 tonw fileto pule nga Brazili e importuar nga subjekti “AMG shpk”, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore duke qenë se nga kontrolli rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike, salmonelë.

Ngarkesa e dytë është një sasi prej 19.2 ton kafe kokërr e papjekur po nga Brazili e importuar nga subjekti “New Century Ltd”, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore. Nga kontrolli rezultoi se sasia e kafes kishin mangësi në dokumentacionin shoqërues, certifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, siç parashikohet në ligj. Të dyja ngarkesat janë kthyer në Brazil.

o.j/dita

September 14, 2019 09:20
Komento

4 Komente

  1. Talloni September 14, 12:06

    Jepjani atyne qe i ka ngel fiksim tolloni PPSHs , qe na çajn trapin gjithmon ne komente te ngopen me mish . Ne at koh te pakten hanim pak e sakt , sot le te han shum e per lesh , jo lum.

    Reply to this comment
  2. qwerty September 14, 13:17

    jepuni atyre dhe ushqimet e modifikuara gjenetikisht, produktet rritur me hormone, dhe ushqimet me kimikate, ato gatitur artificialisht, apo me perpunim te nxehte e te papershtatshem. Keshtu kuptohet mire bolleku kapitalizmes.

    Reply to this comment
  3. mirel September 14, 15:39

    Fileto pule nga Brazili..
    E kuptoni cfare konsumoni o popull. Cfare behet ketu, ka 30 vjet qe tallen me njerezit. Po hane dhe bajga me leke.
    Buburece

    Reply to this comment
  4. Optimisti. September 14, 16:44

    46,2 ton u kthyen mbrapsht, kanë treguar edhe kompanitë që i kanë porositur, gjë e mirë kjo se më parë nuk dihej porositsi i kalbësirave jashtë standartit që këto kompani mafioze gjëllijnë në landfillet e mbeturinave të Brazilit.Do të ishte më mirë që të jepeshin me emër dhe mbiemër kush janë këta mafiozë që na sjellin nga mbrapa botës ushqime vrasëse. A duhet që kjo veprimtari të jetë objekt i sektorëve që hetojnë krimin ekonomik në polici, prokurori dhe SHISH? A duhet të zbulohet si funksionon kjo veprimtari kriminale me pasoja dëmtimin masiv të shëndetit të njerëzve baraz me pasojat e një sulmi me armë bakteorellogjike? Nuk mjafton vetëm lajmi i kthimit të ushqimeve të kontaminuara por vënia para përgjegjsisë penale të personave që marin guximin të na sjellin duke bërë gati 6000 milje udhëtim në det ushqime vdekje prurëse. Mos vallë marin para sikurse marin mafiozët që groposin fshehurazi kontenierët me lëndë radioaktive dhe mbeturina të rrezikshme?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim