Bllokohen 27 tonë miell grek në Kakavijë, dyshime për cilësinë e tij

August 9, 2018 14:19

Bllokohen 27 tonë miell grek në Kakavijë, dyshime për cilësinë e tij

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 27 tonësh miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit.

Në një njoftim të shpërndarë mediave thuhet se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kakavijë u konstatua se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “miell gruri” kishte pa rregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën. Saktësisht, fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit.

Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 27 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

o.j/dita

August 9, 2018 14:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*