VIDEO & FOTO / Bllokohet autokolona e ushtarëve shqiptarë në Greqi

June 2, 2017 17:24

VIDEO & FOTO / Bllokohet autokolona e ushtarëve shqiptarë në Greqi

Një forcë ushtarake shqiptare që udhëtonte tranzit në territorin grek drejt Rumanisë ëshë bllokuar prej protestuesve të Partisë Komuniste greke në aksin që lidh Kozanin me Verian, në Greqinë veriore.

Sipas burimeve lokale, dy autobusë me ushtarë dhe 20 makina shoqëruese të tyre, që po udhëtojnë në kuadër të një stërvitjeje të NATO-s, të quajtur Noble Jump, janë bllokuar dhe nuk lejohen të kalojnë drejt kufirit.

Lëvizja e forcave ushtarake ishte paralajmëruar më parë dhe ka vijuar normalisht gjatë ditëve të fundit, ku sipas njoftimeve kanë kaluar nëpër territorin grek forca ushtarake nga pothuaj gjithë vendet perëndimore, anëtare të NATO-s, përveç shqitparëve, për të cilët protestuesit kërkojnë të kthehen mbrapsht.

Vlen të përmendet se në zonë ka forca të shumta të policisë dhe nuk kërcënohet aspak jeta e ushtrakëve tanë. Qeveria greke ka premtuar se gjatë orëve në vazhdim do të hapet rruga dhe autokolona e ushtarëve shqiptarë do të vazhdojë normalisht rrugën.

 

June 2, 2017 17:24
Komento

8 Komente

  1. Dibrani June 2, 17:51

    E paskan me NATON , jo posacerisht me shqiptaret !

    Reply to this comment
    • enter"" June 2, 22:06

      Sic e kane komunistet Franceze, Italiane, etj.

      I ke pare protestat ne vendet e tjera te Europes ku behen mbledhje te NATO-s????

      Reply to this comment
  2. Niko Shpiragu June 2, 18:42

    Nuk duket ndonje parrulle ose thirrje antishqiptare ne keto foto ose vidio. Eshte e drejte e qytetareve te mos lejojne trupa militare te kalojne ne vendin e tyre te cfaredo vendi qofte. Kunder kujt shkojne keto forca militare. Kush e ka kercenuar Shqiperine dhe ne qofte se eshte kercenuar perse keto trupa vrasese jane jashte vendit ne nje teritor tjeter. Perse vendi yne merr pjese ne grupime ushtarake dhe per interesa te kujt populli yne paguan. Ne qofte se vendi yne bashkepunon me vende te tjera ne rruge militare, le ta spjegoje qeveria dhe parlamenti se kunder kujt jane pergatitur te luftojne dhe invadojne dhe perse bejne insinuata se jane shtetet fqinje ato qe pretendojne per te na sulmuar dhe pushtuar. Perse vendi yne merr pjese ne invadimet e vendeve te tjera, kur ne nuk kemi asnje konflikt me ato. Perse ne i shtojme armiqte artificialisht dhe nuk rrojme ne paqe me te tjeret. Perse quhet sukses antaresimi ne grupe ushtarake ne vend qe te quhet turp per ne qe kurre ne historine tone nuk kemi bere pergatitje te sulmojme te tjeret. Jane edhe shume pyetje te tjera qe duan pergjigje. Si shqiptar edhe une i denoj me forcen me te madhe tentativat antishqiptare te qarqeve shoviniste greke, serbe etj, por ne te njejten kohe ne nuk duhet te mbyllim syte ndaj akteve provokative miltare ne emer te kujtdo qofshin nga ana jone. Vet pjesmarrja ne grupime ushtarake dhe sidomos levizja e trupave militare ne nje vend tjeter eshte nje veprim provokativ dhe eshte ne kundershtim te hapur me te drejtat nderkombetare dhe bie ne kontradikte te hapur me konceptin e paqes midis popujve dhe ne na e heq te drejten e ankeses dhe te fajesuarit te te tjereve. Po sikur trupat ushtarake greke ose te nje fqinji tjeter te vinin ne Shqiperi qofte edhe si kalimtar, cfare do te thoshim ne?! Me siguri gazetaret tane dhe ne vet do te alarmoheshim dhe ankoheshim per kete dhe do ta konsideronim kercenim. Perse kemi opinion tjeter ne rastin e tanishem? Perse populli grek duhet te na lejoje ne e ta na presin si clirimtare vetem per faktin se ne jemi pjese e nje grupimi militar?

    Reply to this comment
  3. Argita Korbi June 2, 19:06

    Pankarta e tubimit sikur nuk thote gje per shqiptaret dhe Shqiperine, apo hajde te bejme nje lajm te rreme si zakonisht, Fake New’s.

    Reply to this comment
  4. Pellazgos June 3, 13:12

    Nato,d.m.th Amerika,Franca,Anglia,Gjermania eshte krijuar kunder Rusise,ka qene ai eshte armiku kryesore.
    Ajo ka qene aresyeja kryesore pse futen Turqine ne vitet 60te?
    Futej Turqia ne Nato?
    Ku ishin te drejtat e njeriut ne Turqi?
    Po sot me Kurdhet pse i dalin kunder Turqise?
    Keto jane lojera strategjike qe i ndryshojne sipas konjukturave.
    Ne emer te Natos se “paqes” shkaterruan Libyne qe ishte shteti me me shume mireqenie ne Afrikern veriore,Sirine,Irakun etj.
    Natua nuk eshte per shtete te vogla dhe jonperendimore si Shqiperine,Greqine,por edhe per Turqine.
    Mos te genjehet njeri se do kete paqe apo te drejta.
    Le te hidhet uje ne zjarr dhe jo benzine se do digjemi si gjithmone,kete ka provuar historia.
    Shqiperia nuk ka interesa as me Sllavet,as me Turqit as me Ameriken por me Greqine.Mos ti mbushet mendja njeriut se Kosoven Islamike apo edhe Shqiperine e katandisur pa identitet do e mbeshtesin pa shkaterrim,pa gjak dhe mbaroi misioni i kolonizatoreve per “te drejtat tona”

    Reply to this comment
  5. perkthyesi June 3, 14:05

    Nje gje me cuditt! Pse, per te vajtur ne Rumani, duhet te kalohet nepermjet Greqise? Nje njeri, qe di sadopak Gjeografi, e ka te qarte, se ben rrugen me te gjate, nderkohe qe mund te kalohesh te pakten nepermjet Maqedonise dhe Bullgarise!

    Reply to this comment
  6. jo çdo kush mund te "llap" June 3, 15:01

    o pellazgos; nuk eshte nder qe je pasardhes, as si pellazg, as si viking, as si hun, as si teuton, as si romak; jemi pasardhes te nje lloji kafshe, qe gjate mijevjeçareve, e deri me sot kerkon, te trasformohet ne NJERI . qe do te thote; “paqe per te gjithe, drejtesi per te gjithe, prone per te gjithe, mireqenje per te gjithe” . ky moment nuk ka ardhur . pra vazhdojne perpjekjet . deri sa jemi ne kerkim te emrit, njeri, quajeni veten pellazge ose “homo rektus”ne menyre vet poshteruese dhe jo honorifikuese . hej ju intelektualet e çertifikuar dhe me integritet; ju te prezantuarit para publikut te gjere psh p. milo etj, hyni ne kontakt me keta hordhi komentuesish ne gjithe shqiperine dhe mbani ju pergjegjesi per deformimet predikuese te komenteve te tyre . dhe jo te shkaterrohet medimi njerezor kombetar, sipas mendjes se çdo lloi LLAPSI, qe i jepet mundesia te shprehet; ne te kundert duhet te jeni ju vete, objekti i sulmit, nga ta pakte “njerez”,qe duan te arrijne, tek niveli NJERI… dhe jo te identifikoheni ” me llapsat, ose ata me ju…..

    Reply to this comment
  7. apo jo milo, m. zeqo, sinani, por sidomos me qelbesin xhufi June 3, 15:13

    ps. ne fakt nuk jame kunder “pellazgos”, prekundrazi; ai eshte teper racional . e kam me pellazgot e vertete te komenteve dhe figurave publike te fushes, qe solidarizohen me to…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*