Bllokohet në ujë me 13 veta brenda zjarrfikësja në Kamëz

November 30, 2017 21:23

Bllokohet në ujë me 13 veta brenda zjarrfikësja në Kamëz

Zjarrfikësja e stacionit nr.3 të Kodër Kamzës është bllokuar në Valias në thellësinë 1.5 m me ujë pasi kishte shkuar të evakuonte 10 banorë, 5 prej të cilëve fëmijë. 10 banorët së bashku me 3 zjarrfikësit kanë përfunduar në thellësinë 1.5 m pas rrëshqitjes së mjetit në një kanal.

Për situatën është njoftuar prefektura dhe ushtria për ti shkuar në ndihmë. Efektivë të Forcës Tokësore me dy mjete të kalueshmërisë së lartë janë nisur drejt Valiasit për evakuimin e banorëve.

10 të bllokuarit janë banorë të zonës, të cilët po evakuoheshin nga zjarrfikësja për shkak të përmbytjes së banesave të tyre mbrëmjen e sotme. Pasditen e sotme janë evakuuar edhe tre familje të tjera në Laknas, pasi banesat e tyre janë përmbytur.

November 30, 2017 21:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*