Bllokohet plani për përgjime nga policia pa pyetur prokurorinë, 4 lëvizjet që konfirmojnë tërheqjen e qeverisë

June 15, 2020 18:20

Bllokohet plani për përgjime nga policia pa pyetur prokurorinë, 4 lëvizjet që konfirmojnë tërheqjen e qeverisë

Bllokohet plani për përgjime në Shqipëri nga policia, duke nxjerrë jashtë loje prokurorinë.

Projektligji që i jep policisë kompetencat e prokurorisë, i mbrojtur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në Kuvend, është pezulluar pa afat. Reflektimi i mazhorancës qeverisëse ka ardhur pas reagimeve të forta nga Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme, juristë të ndryshëm, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, por edhe nga deputetët socialistë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, të cilët e konsideruan nismën ligjore të rrezikshme, antikushtetuese dhe që cenon liritë themelore të njeriut.

Po cilat janë lëvizjet që konfirmojnë bllokimin e ligjit? Së pari, edhe pse statusi i nismës ligjore rezulton në ‘procedurë’, Komisioni i Sigurisë Kombëtare prej 35 ditësh nuk shqyrton projektligjin nen për nen, për ta kaluar në seancë plenare. Komisioni i Sigurisë ka zhvilluar vetëm një seancë në datën 20 maj 2020, e cila u shoqërua me debate të forta. Së dyti, si rrjedhojë e mos shqyrtimit nen për nen, Komisioni i Sigurisë nuk ka përgatitur një raport për këtë ligj, nëse duhet të miratohet ose jo. Së treti, as Komisioni i Ligjeve nuk e ka marrë në shqyrtim projektligjin. Komisioni i Ligjeve ishte caktuar si organi parlamentar që duhet ta shqyrtonte nismën për të dhënë një mendim.

Së katërti, nisma figuron në kalendarin e punimeve të Kuvendit, por nuk është caktuar asnjë datë për votim në seancë plenare, siç ndodh me ligjet e tjera, si një procedurë e zakonshme parlamentare.

Gjatë mbrojtjes së projektligjit për ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit, ministri tha se nisma ishte konsultuar me grupet e interesit dhe se ishte mbështetur. Por, gjatë diskutimeve, zbulua se nisma ishte kundërshtuar nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe juristët. Gjithashtu, nuk ishte marrë mendimi i misioneve të SHBA-BE, OPDAT dhe EURALIUS për projektligjin.

 

l.h/ dita

June 15, 2020 18:20
Komento

6 Komente

  1. hajdari me presh ne dore June 15, 19:14

    Prokuroria edhe sot nuk ka asnje pushtet mbi pergjimet, sepse Ok per to e jep nje nga gjykatesit e hetimeve paraprake, i cili kur nuk eshte i bindur me argumentat e prokurorise nuk e jep lejen! Keshtu funksionon ne te gjithe boten perendimore.

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi June 15, 19:21

    Ky Sander Lleshi duket se nuk e di, qe deri para 4 dekadash ne shumicen e vendeve te botes nuk lejohej pergjimi pa vendim gjykate dhe pa dijenine e vete personit civil dhe juridik qe survejohej. Tashme keto te drejta jane hequr, dhe survejimi behet vetem me urdher prokurorie dhe pa dijenine e subjektit te survejuar! Mirpo Sandri, qe dashka ta bej fare lesh punen, do qe cdo polic ti jape te drejte vetes te survejoje cilindo subjekt qe deshiron!!! As Hitleri, as Stalini, as Enveri, as Mao nuk mund te guxonin ta imagjinonin nje impakt te ketille! Ndersa per Sandrin kjo eshte dicka normale!!!

    Reply to this comment
  3. xxx June 15, 20:25

    pa u hequr statusi “ne procedure” ky projektligj ende ka potencial te behet realitet.

    Ndoshta jo afer por pritet momenti i volitshem!!!

    Projektligji i policise do zhdukur nga rendi i kuvendit

    Reply to this comment
  4. Martin June 15, 23:56

    Me miratimin e ketij projektligji, Shqiperia do te kthehet ne nje shtet policor.

    Reply to this comment
  5. KOKEPALARI June 16, 14:46

    MOS U GEZONI PARA KOHE!!
    SURRELSI DO TA GJEJE MENYREN TA KALOJE LIGJIN!!
    PER MARIFETE DUHET TI HEQIM KAPELEN, ESHTE
    KAMPION !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim