Blloku 8, MEI: S’mund të kufizojmë vendndodhjen e aksionerëve

April 8, 2016 15:00

Blloku 8, MEI: S’mund të kufizojmë vendndodhjen e aksionerëve

Lidhur me vendimin e Qeverisë për të dhënë me koncesion atë që njihet si Blloku 8 kompanisë Albanides Energy, për të cilën Top Channel raportoi një ditë më parë se është pjesë e një kompanie të regjistruar në parajsa fiskale, ka reaguar këtë të premte edhe Ministria e Energjisë.

MEI thotë se nuk ka asnjë të drejtë ligjore që të vendosë kushte që kufizojnë vendndodhjen e aksionerëve të këtyre shoqërive apo të drejtën e transferimit të aksioneve.

Është fakt i ditur, thuhet në sqarimin e Ministrisë, që pjesa më e madhe e kontratave hidrokarbure në Shqipëri, por edhe jashtë saj janë nënshkruar me shoqëri, aksionerët e të cilave janë të regjistruar në vendet e njohura si “offshore”.

“Diskutimi i hapur ditët e fundit në lidhje me investigimin Panama Papers dhe aludimi që bëhet për këtë marrëveshje janë rastërore për të mos thënë spekulative. Panama Papers është fokusuar tek politikanët apo individë të lidhur me ta, si aksionerë të kompanive që mund të kenë përfituar konçesione që lidhen me fonde nga taksat e publikut”, thuhet në reagim.

Në deklaratë, ministria shton se Blloku 8 nuk ka tërhequr asnjëherë vëmendjen nga kompani vendase apo të huaja për kërkim hidrokarburesh për shkak të rrezikut të studimeve sizmike dhe riskut të lartë të kërkimit.

Megjithatë, thotë MEI, nga marrëveshja kompania koncesionare ka disa detyrime ndaj shtetit, pavarësisht nëse gjen ose jo hidrokarbure në atë zonë.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje nuk shoqërohet me shpenzime financiare për Buxhetin e Shtetit. Përkundrazi, efektet që rrjedhin nga miratimi i këtij projektvendimi konsistojnë në kryerjen e operacioneve hidrokarbure nga ana e Kontraktorit, për kërkimin në këtë vendburim, të cilat në minimum duhet të kapin shumën e investimit prej 5.3 milionë dollarë. Po ashtu, parashikon se shoqëria duhet të paguajë edhe bonuse të tjera ndaj shtetit në fazën e kërkim-zbulimit”, thotë ministria.

April 8, 2016 15:00
Komento

1 Koment

  1. XUME PROTOPAPA April 8, 15:32

    GJIKNURET DHE WIKILEAKS

    Dikush ne nje koment me pare, shprehu habine per trajtimin e drejte te DITA-s per grabitjen eklatante ne investimin me borxh nga BB-ja ne Ujesjellesin e Durresit !

    Ja te shtoj edhe ndonje kuriozitet tjeter: eshte e habiteshme se mbi ç’baze eshte bere blerja e materialeve te Ujesjellesit para se te shpallet fituesi i tenderit. Eshte shkelja me flagrante e çdo tenderi ne boten perendimore. Eshte rezultat i korrupsionit te ndyre gjithe perfshires qe nga Haxhinasto e kompania e tij e deri tek surresterit e BB-se.

    Ja dhe nje tjeter shembull edhe me tragjikomik: ne dokumentat e publikuara nga Wikileaks – te ragrupuara ne “The Saudi Cables” – po te futesh ne kerkim “Albania” dalin nje sere dokumentash qe kane lidhje me vendin tone.

    Ne njerin, nuk di se me çfare mentaliteti, Ferid Hoxha, rezulton si perkrahes i kandidimit te Saudi Arabise ne Keshillin e OKB-se per te drejtat e njeriut !?

    Ai qe eshte edhe me interesanti eshte : https://wikileaks.org/saudi-cables/doc17111.html .
    Ja çfare permban ai:
    Emri: RO.GAT SECURITY SHPK
    Nrllogarise IBAN NO. MONEDHA
    17-01-0010000675.95 AL90203110272010149011007353 EUR
    BENEFICARY NAME: RO.GAT SECURITY SHPK BENEFICARY BANK: UNITED BANK OF ALBANIA SWIFT: AAISALTR

    Me thjesht eshte nje pagese prej 1.007.353,00 €urosh (njemilion e shtatemije e treqind e pesedhjete e tre) nga Saudi Arabia, ne favor te shoqerise shqiptare Ro.Gat Security Shpk ne nje banke ne Tirane.

    Po kush eshte kjo shoqeri mund ta gjejme fare thjesht ne QKR, e rregjistruar me NIPT: K11613005V

    Ne nje nga vendimet e 13-11/2015 nder te tjera lexohet:
    “… Emerimin e Z.Vangjel Gjiknuri ne pozicionin e Drejtuesit Teknik-Administrativ ne veprimtarine e tregetimit dhe import-eksportit te armeve, pjeseve dhe municioneve te kategorive “Bl” “B4” “C” dhe “D”. Bar-kafe “)”

    Po te shohesh xhiron vjetore te shoqerise p.sh. ne vitin 2014, vlera e parave te ardhura nga kushdikush ne Saudi Arabia, eshte pothuajse dhjete here me e madhe ?!

    Zakonisht jemi mesuar te degjojme per Saudi Arabet te jene kerkim-prodhuesit me te medhenj ne bote te naftes dhe produkteve te saj te perpunuara. Edhe ne vendin tone Damiani, ish kamereieri, se fundmi ka dhene disa liçenca (siç ishte ajo e Bllokut 8) ishujve Virxhin e kushdiku.

    Nuk di nese Vagjel Gjiknuri i liçencuar per te blere pistoleta kudo ne bote, i SO. GAT Security-se, do e perdore kete milion euro te Sauditeve per to, apo do ja kaloje Damianit “te ndershem” per te liçencuar ne ndonje nga Blloqet e mbetura, zemrgjeret saudite ne kerkim te naftes shqiptare.

    Vemje, ndyresira, te korruptuar kriminele !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*