Bashkia, rikualifikim urban për bllokun “Njazi Meka” në Njësinë Nr. 4
Nga Arkiva
Blloku i pallateve që kufizohet nga rruga e Dibrës-Njazi Meka-Niko Avrami-Grigor Percelev në Njësinë Administrative Nr.4 po rikonstruktohet.
Punimet përfshijnë infrastrukturën nëntokësore dhe atë në sipërfaqe, rrugë, trotuare dhe ndriçim.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se ky investim tregon se bashkia nuk i kushton vëmendje vetëm qendrës, por edhe periferisë.
“Më vjen mirë që jemi sërish në njësinë 4, në të cilën kemi investuar shumë dhe sot jemi në një situatë më të mirë. Kemi kaluar nga koha kur merreshim vetëm me rregullime në qendër, në një fazë ku po punojmë paralelisht në 50 lagje të Tiranës. Në këtë njësi preken 8 blloqe banimi. Kjo njësi ishte një baltovinë ku prej vitesh nuk ishte hedhur as një lopatë asfalt”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Ai siguroi se do të ndryshojë ndjeshëm niveli dhe cilësia e jetës urbane për të 5 mijë banorët e zonës si dhe do të rritet vlera e pronës në favor të banorëve.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento