Blloku islamik suporton Palestinën, “lë në baltë” Iranin

June 1, 2019 23:05

Blloku islamik suporton Palestinën, “lë në baltë” Iranin

Samiti i organizuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Mekë me pjesëmarrjen e 57 shteteve i dënoi vendet që kanë marrë “vendimin e paligjshëm dhe të papërgjegjshëm” për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

“Populli palestinez ka të drejtën të arrijë të drejtat e tyre të patjetërsueshme kombëtare, duke përfshirë të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe krijimin e një shteti palestinez të pavarur dhe sovran”, thuhet në deklaratën e OIC.

Kujtojmë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit në vitin 2017, duke zemëruar autoritetet palestineze dhe shumë vende arabe. Në fakt, në maj të vitit 2018, Trump zhvendosi Ambasadën e SHBA nga Tel Avivi në Jeruzalem, shembull që u ndoq dhe nga Guatemala.

Ashtu si Dita ka njoftuar më parë, Jared Kushner, dhëndri i Trumpit, do të prezantojë aspektet ekonomike të planit paqësor në Lindjen e Mesme në një konferencë në Bahrein këtë muaj. Ai ishte në Jeruzalem të premten në një turne rajonal që synonte pranimin e planit të tij në rajon.

Administrata e Trump shpreson që aleanca e saj me Arabinë Saudite kundër Iranit do të ndihmojë në sigurimin e mbështetjes për planin e saj të paqes në Lindjen e Mesme. Por mbreti saudit Salman u tha vendeve të OIC se vendet arabe nuk do të bënin kompromis mbi çështjen palestineze.

Pavarësisht kundërshtimive indirekte të OIC-së ndaj administratës së Trump në lidhje me çështjen e Palesitën dhe planit të Kushner, që pritet se do të favorizojë Izraelin, blloku ishte pozitiv ndaj Uashingtonit në konfliktin e tij me Iranin, i cili mungonte në samiti sëbashku me Turqinë.

E vërteta është se Uashingtoni gëzon mbështetje të madhe nga Rijadi për politikat e tij ndaj Iranit, meqë Arabia Saudite do të mbajë ndikimin në rajon. Prandaj duket se mbreti Salman përdori platformën OIC për të “goditur” Teheranin, duke paralajmëruar se sulmet “terroriste” në rajonin e Gjirit mund të rrezikojnë furnizimet globale të energjisë.

“Ne konfirmojmë se veprimet terroriste jo vetëm që synojnë mbretërinë dhe rajonin e Gjirit, por gjithashtu synojnë sigurinë e lundrimit dhe furnizimet botërore të naftës”, u tha mbreti shteteve anëtare të OIC, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

June 1, 2019 23:05
Komento

4 Komente

  1. Laert June 2, 10:59

    Mbeshtet, jo suporton.

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta June 2, 18:30

    Po Sali Berisha qe neneshkroi i pari ,sapo mori detyren e “presidentit”(fatkeqesia me e madhe
    Kombetare)anetarisimin ne kete organizate te vendit tone ishte ftuar ne kete Takim?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim