Blloku Lindor / Bashkimi i Gjermanive dhe epilogu i përgjakshëm rumun

Shaqir Vukaj / PJ. FUNDIT March 16, 2015 14:10

Blloku Lindor / Bashkimi i Gjermanive dhe epilogu i përgjakshëm rumun

Vijon nga numri i kaluar

 

Situata filloi të ndryshojë mbas ardhjes në pushtet të Gorbaçovit dhe shpalljes së Perestrojkës. Duke iu kundërvënë haptazi “Doktrinës së Brezhnjevit”, Gorbaçovi ndryshoi dukshëm qëndrimin edhe ndaj Bullgarisë. Bashkimi Sovjetik ndërpreu subvencionet për ekonominë bullgare, uli kuotat për lëndë të para që në të kaluarën Bullgaria shpesh herë i shiste në Perëndim, kaloi në çmimet e tregut ndërkombëtar për lëndët e para që i furnizonte Bullgarisë etj. Zhivkovi ishte kundër Perestrojkës, madje hapur dhe për t’ju kundërvënë, shpalli “Perestrojkën bullgare”, që konsistonte në përtëritjen e socializmit nëpërmjet rrugës së barazisë dhe shumëllojshmërisë së formave të pronës, shmangien e partisë nga drejtimi i shtetit, vetadministrimin e firmave, të pushtetit lokal etj. Shumë shpejt u pa se vënia në jetë e “Perestrojkës bullgare” ishte tepër e vështirë dhe dështoi shumë shpejt, çka ndihmoi për thellimin e krizës ekonomike, që në vitin 1989 u shfaq shumë ashpër.

Filluan të shfaqen haptazi pakënaqësitë ndaj Zhivkovit, krahas të tjerave, si kundërshtar i Perestrojkës sovjetike (vëmë në dukje se ai qëndronte në pushtet që nga viti 1954 dhe realisht i ishte mërzitur popullit bullgar) ndaj së cilës, fillimisht, shoqëria bullgare shprehej optimiste. Fillimisht pakënaqësitë shpreheshin kundër mënyrës jo efektive të ekonomisë së centralizuar, nivelit të jetesës, veçanërisht krahasuar me nivelin e arritur nga vendet perëndimore, për më shumë liri mendimi e fjale, lëvizje më lirisht jashtë Bullgarisë etj. por që më tepër kishin karakterin e protestave kundër Zhivkovit. Në këtë periudhë, veçanërisht në fund të vitit 1989, mbas shkarkimit të Zhivkovit, u shfaqën disa organizata opozitare si “Shoqata e pavarur e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, “Komiteti për mbrojtjen e të drejtave fetare”, sindikata e pavarur “Podkrepa” (Mbështetja), “Shoqata e pavarur Ekologjike” etj. Këto organizata e shoqata u shfaqën vetëm mbasi filluan t’i tundeshin themelet rendit socialist, por ato nuk propozonin ndonjë program veprimi e kryesorja, nuk dolën me parulla për marrjen e pushtetit.

Përmbysja filloi nga brenda Partisë Komuniste, madje nga udhëheqja e saj. Mbas ardhjes në pushtet, Gorbaçovi u mbështet tek brezi i ri i udhëheqësve bullgarë (P.Mlladenov, A.Llukanov, A.Lillov etj), të cilët, duke pasur mbështetjen e Moskës, u angazhuan për rrëzimin e Zhivkovit. Ata e kuptonin se në kushtet e krijuara ishte e domosdoshme ndërmarrja e reformave, por vetëm angazhimet për ndryshime nuk bindnin askënd. Sipas tyre, ai që përfaqësonte të këqijat e socializmit ishte Zhivkovi, prandaj ai duhej eliminuar. Siç shkruan dhe vetë Zhivkovi në kujtimet e tij, ishin pikërisht ata njerëz të cilët në vitet 1988-1989, gjatë vizitave në Bashkimin Sovjetik janë”përpunuar”. “Revolucioni i butë” filloi nga një letër që Kryetari i Kuvendit (parlamentit) S.Todorov, drejtuar Byrosë Politike, nëpërmjet së cilës ai denonconte partinë e cila kishte marrë edhe rolin e parlamentit dhe për gjithçka vendoste ajo. Mbas tij, ministri i jashtëm Mlladenov, i drejtoi një letër Byrosë Politike, ku kritikonte ashpër Zhivkovin dhe kërkonte shkarkimin e tij. Dokumentet e botuara tregojnë se për eliminimin e tij ishin angazhuar ambasadori sovjetik në Sofje, KGB-ja etj. Më 10 nëntor Plenumi i KQ të PKB shkarkoi Zhivkovin nga të gjitha funksionet, madje më vonë u dënua nga gjykata me burgim të gjatë. Këto veprime, të cilësuara si “intriga oborri”, që shmangën “me të mirë” Zhivkovin, shërbyen që, në një masë të caktuar të ruhej autoriteti i Partisë Komuniste Bullgare dhe të mos pësonte fatin e partive komuniste si në disa vende tjera socialiste të bllokut sovjetik. Gjithë viti 1990 është i mbushur me diskutime, ngjarje, “tavolina të rrumbullakëta”, mitingje, demonstrata, zgjedhje e rizgjedhje presidentësh etj. Duhet vënë në dukje se megjithëse ndërrimi i sistemit zgjati disa kohë, gjithçka u bë paqësisht, pa dhunë e pa gjak, dhe kryesorja pa dëmtime e shkatërrime të pronës shtetërore.

 

BASHKIMI I GJERMANIVE

RD Gjermane u krijua më 7 nëntor 1949 në territorin e zonës sovjetike të pushtimit dhe në sektorin sovjetik në Berlin, pesë muaj mbas krijimit të RF Gjermane në territorin e zonave të pushtimit amerikan, britanik dhe francez.

RD Gjermane ka qenë objekti kryesor i revolucionit të “kadifenjtë”, sepse pikërisht aty kalonte kufiri perëndimor i bllokut gjeopolitik sovjetik. Aty, më shumë se kudo, me një forcë të veçantë ndjehej “efekti demonstrativ” i mënyrës perëndimore të jetesës dhe standardeve perëndimore të konsumit, sepse në të dy anët e kufirit jetonin njerëz të të njëjtit popull. Zhvillimet në RD Gjermane kishin rendësi të shumëfishtë, sepse nga njëra anë ato do të sillnin përmbysjen e sistemit socialist, por nga ana tjetër, në plan të parë kishte dalë bashkimi i dy Gjermanive, që do të thoshte ndryshim radikal i sistemit gjeopolitik në Europë. Bashkimi i dy Gjermanive do të thoshte forcim i mëtejshëm i Gjermanisë, sepse RF Gjermane edhe e vetme ishte tepër e fuqishme ekonomikisht, por bashkimi do të sillte rritjen e rolit të saj në fushën politike, (tani do të realizohej ëndrra e shprehur dikur nga politikanë të RFGjermanë, se Gjermania nga “gjigant në ekonomi edhe xhuxh në politikë”, mbas bashkimit, do të kthehej në “gjigant edhe në politikë”) gjë që kuptohet se nuk e donin shumë vende, në radhë të parë SHBA, Franca e Anglia.

Gjatë viteve 50-të, ashtu si vendet e tjera socialiste, RD Gjermane pati një zhvillim të dukshëm ekonomik. Kështu për periudhën 1950-1958 prodhimi industrial u rrit me një mesatare vjetore 10 përqind. Për shumë arsye, vitet e para të ndërtimit të shoqërisë së re socialiste,në RD Gjermane janë aplikuar disa mekanizma më elastikë, veçanërisht në fushën ekonomike. Në vitin 1956 u krijuan ndërmarrje të përziera (shtet-privat), ku ish pronarët mbetën në drejtim të tyre, të cilat fillimisht patën shumë sukses. Pothuajse në këtë formë u organizua edhe tregtia. Bujqësia u kolektivizua, por pa konflikte të dukshme, të cilave udhëheqja gjermanolindore i shmangej me kujdes. Edhe gjatë viteve 60-të, ajo ishte mjaft elastike dhe nuk u ngut ta çonte “socializmin deri në fund”. Në vitin 1971 u vendos për shtetëzimin e ndërmarrjeve private të mesme dhe të vogla.

Mbas viteve 70-të filloi stanjacioni, që më vonë do të çonte në krizë. Gjatë viteve 80-të planet nuk po realizoheshin, u krijuan ndryshime të dukshme në degë të ndryshme të ekonomisë, u rrit deficiti shtetëror, borxhet e jashtme rriteshin çdo vit etj.

Ngjarjet e vitit 1953 i përkisnin historisë dhe deri në fund të viteve 80-të, në RD Gjermane nuk ka pas demonstrime masive kundër sistemit. Ardhja në pushtet e Gorbaçovit dhe politika e Perestrojkës dhe Gllasnosit, që propagandoheshin çdo ditë nga radiot dhe kanalet televizive gjermano perëndimore, që në RD Gjermane ndiqeshin rregullisht nga miliona njerëz, rrisnin shpresat për të ardhmen. Theksojmë se Honekeri dhe disa udhëheqës tjerë gjermanë ishin kundër Perestrojkës, çka përbënte një lloj pengese për çuarjen e reformave përpara. Prandaj grupimi i reformatorëve në udhëheqjen gjermanolindore dhe Kremlini prisnin rastin për eliminimin e tij dhe të konservatorëve të tjerë në udhëheqje.

Gjatë vitit 1989 ngjarjet u zhvilluan me shpejtësi tepër të madhe, madje të paparashikueshme. Kështu vetëm gjatë 6 mujorit të parë kërkuan vizë për të shkuar në RF Gjermane 400 mijë vetë, shifër kjo e pakrahasueshme me përpara. Me shifra marramendëse u rrit numri i disidentëve, të cilët në kërkesat e tyre mbështeteshin në radhë të parë tek Perestrojka dhe Gllasnosti. Këtu ndikonte shumë dhe situata në vendet fqinje. Kështu më 17 prill në Poloni ishte ligjëruar “Solidarnosti”, më 2 maj në Hungari ishin hapur kufijtë për qytetarët hungarezë për të lëvizur lirisht në Perëndim, më 4 qershor opozita mori pjesë në zgjedhjet parlamentare etj.

Sinjali më i fuqishëm ishte vizita e Gorbaçovit në RF Gjermane në mesin e qershorit ku u firmos dhe deklarata e përbashkët, nëpërmjet së cilës, Gorbaçovi shpalli të drejtën që çdo vend mund të zgjidhte lirisht sistemin politik dhe social. Zgjedhjet lokale që u zhvilluan në këtë periudhë dhe falsifikimet, që siç thuhej u bënë, shërbyen si nxitje për rritjen e kërkesave dhe daljen hapur kundër regjimit. Në këtë periudhë u krijuan dhe partitë e para të pavarura si “Demokraci Tani”, “Forumi i Ri’, “Dalja Demokratike”, “Partia Social-Demokratike e RD Gjermane”. Në 6 tetor dolën në demonstratë në Berlin rreth 100 mijë anëtarë të Rinisë Socialiste, që u pasua nga demonstrata në qytete të tjera ku dolën me parulla “Ne jemi një popull” çka do të thoshte kërkesa për bashkim me RF Gjermane…

Në kuadrin e 40 vjetorit të krijimit të RD Gjermane, në fillim të tetorit shkoi në Berlin Gorbaçovi, i cili la të kuptohej se B.Sovjetik nuk do të përzihej në problemet e brendshme të RD Gjermane, madje ai paralajmëroi udhëheqjen e saj se “jeta do ta dënojë atë, në qoftë se ajo do të vonohet”. Udhëheqësi i P. Komuniste, E.Honeker, i cili ishte për përdorimin e forcës për shtypjen e demonstratave, u kundërshtua nga shumica e anëtarëve të Byrosë Politike, çka e detyroi atë të jepte dorëheqjen dhe, pak ditë më vonë dha dorëheqjen edhe qeveria. Demonstratat dhe mitingjet ishin të përditshme. Ngjarja më e rëndësishme u shënua më 9 nëntor, kur udhëheqja e RD Gjermane deklaroi se shtetasit e vendit mund të shkonin lirisht në RF Gjermane, çka shërbeu si sinjal për prishjen e Murit të Berlinit, që praktikisht do të thoshte bashkimi i Berlinit Lindor me atë Perëndimor, pra bashkimi i dy Gjermanive. Nga pikëpamja gjeopolitike, bashkimi do e kthente në problemin kryesor politik ndërkombëtar në atë periudhë, sepse do të ishte përmbysje e gjithë asaj që ishte bërë gjatë 45 vjetëve. Demonstruesit e kishin luajtur rolin e tyre. Tani do të fillonte nga puna “politika e madhe”. Bashkimi i dy Gjermanive u bë objekt bisedimesh të hapura e sekrete, presionesh e marrëveshjesh të hapëta e të fshehta.

Pavarësisht çka kishte thënë Gorbaçovi, ai mohonte me të gjitha mënyrat mundësinë e likuidimit të RD Gjermane. Taktikisht këtë e mbështeti edhe kancelari H.Kol, i cili, më 11 tetor, në një bisedë telefonike me Gorbaçovin, i tha se “dua t’ju siguroj Ju, se RF Gjermane nuk është e interesuar për destabilizimin e RD Gjermane. Ne shpresojmë se emocionet e kohëve të fundit do të kalojnë. E vetmja gjë që duam ne është që RD Gjermane t’i bashkohej kursit Tuaj të reformave progresive… Përsa i përket popullsisë së RD Gjermane, ne duam që ajo të qëndrojë aty, në shtëpinë e vet”.

Jo rastësisht, pikërisht më 2-3 dhjetor u zhvillua takimi Gorbaçov-Bush në Maltë, takim që përgatitej të mbahej në mesin e vitit 1990. Zhvillimet e vrullshme në vendet socialiste, e në radhë të parë në RD Gjermane e shpejtuan mbajtjen e këtij takimi. Në këtë takim, që disa studiues duan ta krahasojnë me takimin e Treshes së Madhe gjatë luftës në Jaltë, u ndryshua rrjedha e historisë. Aty krahas tjerave u diskutuan ndryshimet në Europën Lindore dhe veçanërisht problemi i bashkimit të dy Gjermanive. Sipas disa analistëve, aty u vendos jo vetëm likuidimi i RD Gjermane, por edhe përmbysja përfundimtare e sistemit socialist në vendet e bllokut sovjetik. Gjatë atyre ditëve u zhvilluan bisedime intensive për këtë problem midis administratës amerikane dhe Gorbaçovit. ShBA në forma të ndryshme ja bënë të qartë Gorbaçovit qëndrimin e vet, që nga njëra anë nuk donin ndërhyrjen e B.Sovjetik në punët e brendshme të RD Gjermane, por nga ana tjetër, nuk donin që ai t’i shtynte ngjarjet drejt bashkimit të dy Gjermanive.

Por më 28 nëntor 1989, H.Koli u shpreh në Bundestag për bashkimin e dy Gjermanive dhe mbas tre javësh, kur ai shkoi për vizitë në Drezden, turma e priti me flamurin e RF Gjermane. Për gjermanolindorët bashkimi ishte bërë fakt i kryer, të tjerat ishin formalitete brenda partisë komuniste dhe qeverisë, ku vazhdonin dorëheqjet. Partia komuniste u kthye në Parti e Socializmit Demokratik etj. Në mars të vitit 1990 u bënë zgjedhjet e përgjithshme ku fitoi blloku i partive që ishin për bashkimin. Kryeministër u zgjodh Lotar De Mezjer, lideri i Kristian Demokratëve të Gjermanisë Lindore. Nën udhëheqjen e tij, në mënyrën më demokratike u çmontua aparati i vjetër dhe më 3 tetor 1990, RD Gjermane pushoi së ekzistuari si shtet më vete dhe u bashkua me RF Gjermane.

 

REVOLUCIONI I PERGJAKSHEM RUMUN

I vetmi vend i bllokut sovjetik ku ndryshimet u bënë me dhunë ka qenë Rumania. Por e veçanta e këtyre ndryshimeve, ishte se ato u bënë me “ndihmën” direkt nga jashtë, ku përveç CIA-s amerikane dhe KGB-së sovjetike, u aktivizuan hungarezët, zbulimi francez etj.

Rumania konsiderohej një ndër vendet më të prapambetura të bllokut sovjetik. Mjafton vetëm një shembull: Në vitin 1948, në fshat jetonte 77 përqind e popullsisë, ndërsa në fund të viteve 60-të, popullsia në qytete arriti në 40 përqind. Për shumë arsye, që në vitet 50-të udhëheqja rumune filloi të ndiqte një politikë më të pavarur nga Moska. Kjo favorizohej edhe nga fakti se Ushtria Sovjetike ishte tërhequr nga territori rumun. Por edhe ajo si vendet e tjera ndoqi politikën e industrializimit intensiv të vendit, madje me ritme më të shpejta se vendet e tjera socialiste. Sipas të dhënave zyrtare rumune, në vitet 70-të, volumi i prodhimit industrial ishte rritur 40 herë në krahasim me vitin 1939. Duke filluar nga vitet 50-të ajo kishte filluar ndërtimin e qindra ndërmarrjeve energjetike, metalurgjike, të prodhimit të makinave etj. Në vitet 60-të, në Rumani prodhoheshin makineri metal-prerëse, lokomotiva, anije, avionë, traktorë, kombajna, kamionë etj. U zhvillua dukshëm industria ushtarake, ku prodhoheshin armatime të të gjitha llojeve. (Që në vitin 1976 Rumania kishte filluar punën për krijimin e armëve bërthamore dhe ka vazhduar puna deri në rrëzimin e Çausheskut. Madje në maj të vitit 1989, Çaushesku ka deklarua se “nga pikëpamja teknike, Rumania është e aftë të prodhojë armën bërthamore”, ndërsa sipas specialistëve, me ato ritme pune, Rumania mund të bëhej fuqi bërthamore në vitin 2000). Rumania përpiqej të afrohej më shumë me Perëndimin. Dokumentet e hapura tani vonë, tregojnë se që në vitin 1963, ministri i jashtëm rumun i kishte deklaruar amerikanëve, (në mënyrë tepër sekrete) se në rast lufte midis ShBA dhe B.Sovjetik, Rumania do të mbante qëndrim neutral.

Çaushesku, që erdhi në krye të Partisë Komuniste në vitin 1965, vitet e para u përpoq të ndiqte një politikë të brendshme më liberale. Kështu shtypi ishte më i lirë se në vendet e tjera socialiste, madje në Rumani mund të gjeje dhe shtypin perëndimor. Rumunët mund të lëviznin më lirisht në vendet e tjera, u zbut dukshëm qëndrimi ndaj disidentëve, u lanë të lirë hebrenjtë që donin të shkonin në Izrael etj. Në vitin 1968, kur të gjitha vendet e Traktatit të Varshavës morën pjesë në pushtimin e Çekosllovakisë, Rumania jo vetëm që nuk mori pjesë por e dënoi publikisht këtë veprim, gjë që në atë periudhë bëri që të shpreheshin dyshime se B.Sovjetik mund të bënte të njëjtën gjë edhe kundër Rumanisë, madje Çaushesku mobilizoi popullsinë. Në vitin 1978, Rumania dënoi ndërhyrjen e B.Sovjetik në Afganistan. Në vitin 1984 ai, në ndryshim me të gjitha vendet e bllokut sovjetik dërgoi ekipin rumun në Lojërat Olimpike në Los Anxheles. Këto veprime ja rriten emrin dhe autoritetin jo vetëm brenda vendit, por veçanërisht në sytë e Perëndimit. Në gusht të vitit 1969, presidenti i ShBA, Nikson vizitoi Rumaninë (vizita e parë e një presidenti amerikan në vendet socialiste), që u pasua nga vizita të shumta të udhëheqësve të tjerë të vendeve perëndimore në Bukuresht dhe të Çausheskut në shumë vende të botës, duke filluar nga ShBA. Krahas fushës politike, Rumania rriti shumë marrëdhëniet ekonomike me Perëndimin, filloi të marrë kredi, teknologji perëndimore etj. Kësaj periudhe i takojnë edhe disa masa të ekonomisë së tregut, si lejimi përkohësisht i krijimit të firmave private, hapja e dyqaneve apo restoranteve private etj. Në vitin 1971 Rumania u pranua në Marrëveshjen e Përgjithshme për tarifat dhe tregtinë, u pranua në Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa në vitin 1975, SHBA i dhanë Rumanisë statusin e kombit më të favorizuar etj.

Autoriteti që kishte fituar vitet e para, i hapi rrugën Çausheskut për të forcuar pushtetin dhe për të eliminuar cilindo nga udhëheqësit që i dukej i dyshimtë, duke filluar nga Kryeministri Maurer, i cili kishte luajtur rolin kryesor për ta sjellë atë në krye të partisë. Në këto kushte, ai e shpalli veten president, duke u bërë presidenti i parë i Rumanisë, por njëkohësisht duke përqendruar pushtet të pakufishëm në duart e tij, gjë që krahas tjerave krijoi një kult individi të pa parë. Mjafton vetëm emërtimi që filluan të përdorin njerëzit që kishte përreth si “Gjeniu i Karpateve” për të kuptuar ku kishte arritur ky kult. Për çdo gjë duhej të vendoste ai. Ai ishte ideologu, politikani, ekonomisti, specialist i bujqësisë, arkitekti i urbanizimit të Rumanisë e i qyteteve duke filluar nga Bukureshti.

Teoria e tij për të ndërtuar “socializmin e pavarur” dhe mania për të krijuar një Rumani të fuqishme e kishte distancuar nga Moska dhe vendet e tjera socialiste. Duke dashur të merrte një rol afërisht si ai i Titos për vendet e Botës së Tretë, ai tentoi të afrohej me vendet me “tendenca antiimperialiste”, e mundësisht të dilte në krye të tyre. Brenda pak viteve, duke ndjekur një kurs larg çdo llogaritje e studimi ekonomik, në Rumani u krijuan anomali e anarki ekonomike në të gjitha drejtimet. Ideja utopike e Çausheskut për të barazuar fshatin me qytetin, do të sillte largimin e miliona fshatarëve drejt qyteteve agrare siç i quante ai, si dhe masat e tjera të marra në fshat bënë që fshati që dikur ishte baza për furnizimin e popullsisë me produkte ushqimore dhe për eksport, të kthehej në konsumator. Këto dhe të tjera, sollën një gjendje të tillë sa në fund të viteve 80-të Rumania ndodhej në krizën më të thellë në krahasim me të gjitha vendet e tjera socialiste. Ndërmjet tjerave, në këtë periudhë ndikonte edhe detyrimi që mori përsipër Çaushesku për të paguar kreditë dhe borxhet që kishin arritur në 22 miliardë dollarë, që në saj të një politike të “rripit të shtrënguar” arriti t’i paguajë. Sipas dokumenteve të publikuara tani vonë, Çaushesku nuk kishte pranuar propozimin e Perëndimit, që, në se ai do të dilte nga Traktati i Varshavës dhe KNER-i, problemi i kredive dhe borxheve mund të rregullohej…..

Megjithatë Çaushesku vazhdonte politikën e tij. Që me fillimin e Perestrojkës, ai u shpreh hapur kundër saj, që sipas tij, çonte në “shkatërrimin e socializmit dhe të partive komuniste”. Ai tentonte të shkëputej edhe më shumë nga Moska, madje sipas disa burimeve, në Bukuresht filloi të përpunohej ideja e krijimit të një Bashkësie të Vendeve Socialiste (në vend të KNER-it që po shpërbehej) me pjesëmarrjen e Rumanisë, Çekosllovakisë, Kubës, Kinës, Shqipërisë, Koresë së Veriut dhe Vietnamit.

Siç del nga dokumentet e publikuara tani vonë, problemi i Çausheskut dhe qëndrimi i tij për t’ju kundërvënë Perestrojkës ka qenë objekt diskutimi midis Gorbaçovit dhe udhëheqësve perëndimorë dhe, që atëherë është diskutuar për shmangien e Çausheskut. Dhe jo vetëm kaq, por siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga B.Sovjetik, Hungaria, Izraeli, ShBA, Britania e Madhe etj. për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike. Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut. Madje aty është rënë dakord edhe për rrugën që do të ndiqej dhe, që do të fillonte me qëndrimet antiqeveritare të minoritetit hungarez në Rumani, duke hyrë në veprim agjentët e futur me kohë aty. Dokumentet tregojnë se në takimin e fundit midis Gorbaçovit dhe Çausheskut zhvilluar më 6 dhjetor, ku secili ka mbrojtur pikëpamjet e tij, Gorbaçovi e ka kërcënuar “me pasoja jashtëzakonisht serioze”.

Revolucion rumun u zhvillua shumë shpejt, brenda pak ditëve. Sinjali i parë u dha në Timoshoare, qytet ku dominonin hungarezët etnikë, në një miting në mbështetje të disidentit të njohur, priftit hungarez Lazlo Tekesh, që autoritetet rumune donin ta dëbonin. Gjatë mitingut u hodhën parulla politike ku kërkohej largimi i Çausheskut etj, madje demonstruesit pushtuan edhe qendrën e qytetit. Natën, midis 16-17 dhjetorit u futën në qytet trupat ushtarake dhe të “Sekuritates” (Ministrisë së Brendshme) që përdorën dhunë dhe armët për shtypjen e rebelimit. Fillimisht u duk sikur situata u stabilizua, por ngjarjet e Timoshoares patën jehonë në të gjithë Rumaninë e më shumë jashtë saj. Në shumë qytete filluan demonstrata kundër regjimit, por Çaushesku nuk i vlerësoi këto ngjarje dhe më 18 dhjetor u nis për vizitë zyrtare në Iran. Ndërkohë ngjarjet në Rumani precipitonin çdo orë dhe Çaushesku u detyrua të ndërpriste vizitën. Sapo u kthye në Bukuresht, më 20 dhjetor, iu drejtua popullit rumun nëpërmjet radios dhe televizionit, ku ngjarjet në Timoshoare i quajti “veprime huliganësh që ishin organizuar dhe mbështetur nga qarqe imperialiste dhe shërbimet e fshehta të vendeve të tjera”. Ai urdhëroi mbajtjen më 21 dhjetor të një mitingu të madh në Bukuresht, para selisë së KQ “në mbështetje të fitoreve të socializmit”. Sapo ai filloi të fliste, u dëgjua një shpërthim brenda turmës, që shkaktoi rrëmujë e tension tek demonstruesit. Televizioni ndërpreu transmetimin dhe mbasi rifilloi, në shesh ishte krijuar një situatë tjetër, ku turma bërtiste “Poshtë diktatori”, “Poshtë komunizmi”. Demonstratat u përhapën në të gjithë Bukureshtin dhe rinia doli rrugëve. Mbas kësaj, në shumë sheshe e rrugë të Bukureshtit u dëgjuan të shtëna. Po atë ditë u dha njoftimi zyrtar se ministri i mbrojtjes Vasil Milo kishte vrarë veten, por më vonë u tha se atë e kishin vrarë, sepse nuk kishte pranuar të fuste ushtrinë kundër popullit. Kjo bëri që ushtria të kalonte në anën e demonstruesve. Lajmet që jepeshin ishin tepër kontradiktore. Demonstruesit bashkë me trupat ushtarake pushtuan ndërtesën e RT dhe shpallën rënien e regjimit të Çausheskut. Po atë ditë u njoftua se ishte krijuar Fronti i Shpëtimit Kombëtar, i kryesuar nga Ion Iliesku, ish kuadër i lartë PK Rumune (sipas dokumenteve ruse, shok klase i Gorbaçovit) dhe se Fronti kishte marrë pushtetin. Çaushesku me bashkëshorten, u larguan nga ndërtesa e KQ me helikopter dhe shkuan në qytetin Tergovishte ku u arrestuan. Më 25 dhjetor u organizua një gjyq special që vendosi dënimin e tyre me vdekje, vendim që u vu në zbatim menjëherë.

Ndërkohë në Bukuresht vazhdonin përleshjet me armë. Nuk merrej vesh kush qëllonte dhe kundër kujt. Mjetet e informimit, që tashmë kontrolloheshin nga pushteti i ri, jepnin të dhëna tepër kontradiktore, duke krijuar një “diversion të vërtetë psikologjik”. Lajmet që jepeshin, sikur terroristët kishin sulmuar këtë apo atë objekt, sikur ishte helmuar uji i pijshëm në Bukuresht apo sikur ishte hedhur në erë reaktori atomik në Pitesht etj. kishin krijuar panik dhe stres të vërtetë në radhët e popullit rumun. Jepeshin skena nga luftimet, njerëz të vrarë e të masakruar. Megjithëse ngjarjet zhvilloheshin vetëm në Bukuresht, mjetet e informimit flisnin për 60 – 70 mijë të vetë të vrarë….Kjo vazhdoi deri më 25 dhjetor, ditën që u ekzekutua Çaushesku, mbas kësaj, përleshjet me armë pothuajse u ndërprenë, si me urdhër. Megjithëse janë dhënë shifra të ndryshme, ato ditë në Rumani janë vrarë rreth 1300 vetë, (kjo shifër jepet nga shumica e studiuesve që janë marrë e vazhdojnë të merren me revolucionin rumun).

Në maj 1990 u bënë zgjedhjet presidenciale ku Ion Iliesku fitoi 85 perqind të votave dhe mbas pak kohësh, në zgjedhjet parlamentare Fronti i Shpëtimit Kombëtar fitoi bindshëm.

Dokumentet e botuar për revolucionin rumun flasin për një teknologji të përsosur që është përdorur për rrëzimin e Çausheskut. Sipas specialistëve që janë marrë me analizat e ngjarjeve të Rumanisë si dhe dëshmive të disa pjesëmarrësve dhe të protagonistëve të shërbimeve të huaja,   revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis revolucionit popullor, komplotit të opozitës dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare. Një analist shkruante para disa kohëve se Çausheskun e kanë shitur tre herë: aleatët zyrtarë të Moskës, miqtë jo formalë të Perëndimit dhe “bashkëpunëtorët e ngushtë” brenda Rumanisë. Me eliminimin e Çausheskut u përmbys dhe sistemi socialist në Rumani, që ishte vendi i fundit në bllokun sovjetik.

 

Shaqir Vukaj / PJ. FUNDIT March 16, 2015 14:10
Komento

5 Komente

  1. Arben March 16, 15:02

    NUK MERREM SHUME ME ARTIKULLIN, POR

    PER “EPILOGUN E PERGJAKSHEM RUMUN” KAM PER TE THENE.

    NGA TE GJITHA VENDET E LINDJES, RUMANIA ESHTE E VETMJA QE KA BERE

    PERPARA NE RRUGEN DREJT KAPITALIZMIT.

    GJYKATAT FUNKSIONOJNE, EKONOMIA ECEN.

    E PRA, ESHTE MERITE E “EPILOGUN TE PERGJAKSHEM” QE ZHDUKU PJESEN ME TE MIRE QE SIGURIMSAVE NE ATE VEND, QE NE DUKE QENE SE I MBAJME MBI KOKE CDO DITE KETU NE SHQIPERI, E DIME SE CFARE I KANE PUNUAR SHQIPERISE.

    Reply to this comment
    • antienveri March 16, 20:53

      Rumania postkomuniste beri nje revolucion te vertete jo vetem me dekonspirimin e spiuneve gjakatare te SEKURITATES, por u be shembell per vendet e Evropes Lindore ne luften me korrupsionin dhe rasi brenda ne burg kryeministrin Adrian Nastase ne vitin 2006 per 630 mije euro qe kishte marre si rryshfet per fushaten e tij elektorale dhe ne burg ai tentoi vetvrasjen, por shpetoi nga nderhyrja e shpejte e rojeve. Ne vitin 2014 Gjykata Supreme e Rumanise e denoi perseri ish kryeministrin Nastase me burg, bile denoi edhe gruan e tij ne nje forme te kushtezuar per shperdorim te fondeve publike.

      KU NDODHET SHQYPNIA JONE ME VRASTARIN SALI BERISHA DHE KUSARET ME PUSHTET PAS TIJ?

      Reply to this comment
  2. 21 March 16, 19:28

    I Nderuar Shaqir.

    Shyqyr qe I mbarove keto leksione monotone qe nuk I lexojne me shume se 10-15 veta qe duket dhe nga komentet.

    Ne kete serialin e fundit me terheqin vemendjen tre “puntata” te frikeshme qe I kam specifikuar me A…B…C si me poshte

    A……………………………..
    Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.

    B……………………………….
    siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;

    B.Sovjetik,
    Hungaria,
    Izraeli,
    ShBA,
    Britania e Madhe etj.

    për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike

    C…………………………………

    revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:

    1- revolucionit popullor,
    2- komplotit të opozitës
    3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.

    Duke ju referuar ketyre ” puntatave” po ju pyes

    Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur

    Po masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ?

    A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demokracise apo zagaret e Serbise dhe kriminelet e shqiperise ??

    Reply to this comment
  3. antienveri March 16, 21:09

    PO C’A THU MO KUMANDAR?
    HISTORIRA ME BULLGARE
    QE ZHIVKOVIN E KAN VAR
    BOLSHEVIKET TRADHETAR
    KUR ENVERIN DO KRYETAR

    PO C’A THU MO KUMANDAR?
    HISTORIRA PER KATUNDARE
    NGA RUSIA ME PROLETARE
    QE GJERMONIN E KAN NDAR
    CIA ARMIKU NDERKOMBETAR

    PO C’A THU MO KUMANDAR?
    QE PO FLET PER BOTEN MBAR
    DHE HARRON NJE GJAKATAR
    SI ANTIKRISHT E TRADHETAR
    KY ISHTE ENVERI I PERDALE.

    Reply to this comment
    • w March 16, 23:57

      per komentuesin antienverin alias nastradin fenda

      Sipas gjasave vetem ti me nja 2-3 te tjere e paske lexuar keto rromanet e shaqirit qe ka ikur prej fiqirit.Shqypnia e nastaradinit ka shkue per lesh nga barnaret shqup-etare dhe keto pleqte e pjerdhur merren me barcaletat e karmunizmit.

      Por ti nastradin qyqja me miliona komenete qe ke bere ate qe ta rrasi po ja ngre lavdine se ke 70 vjet qe jeton si zvarranik kenetash dhe nuk ke goje te flasesh se ju:

      – luftuat plakun e vlores me haxhi qamilet dhe esat pashe tradhetaret dhe ishit bedelat e sultan neshatit dhe perzute princ vidin e europes

      -vrate bajram currin,luigj gurakuqin,hasan prishtinen,avni rustemin perzute Nolin dhe ajken e inteligjencies dhe prute zogun e kurves nga beogradi me rusete bardhe te vrangelit

      -u bashkuat me vone me italianet qe I pritet me lule si clirimtare dhe cuat kuroren e skenderbeut te mbreti shemtaraq xhuxhmaxhuxh I italise.

      -ja futet dhe italianit nga mbrapa dhe u bashkuat me xhaferr devat dhe vrate pas shpine vellezerit tuaj qe habitet dhe vete gjermanet me kanibalizmin tuaj.

      -ishit ju “mender baballaret e kombit “ qe enver hoxha ju perzuri si lepuj,pra ishta tradhetia juaj qe ja la pushtetin tarrasit

      -si lavire te ndyra shkuat ne Beograd dhe athine qe u bête si kavie eksperimentale nga serbet dhe greket dhe aleatet eksperimentues dhe kryet terror me banda diversantesh dhe ja u futi tarrasi perseri

      -edhe ju qe ngelet ne shqiperi edhe pse hidhnit ndonje kapsolle kunder enverit ai nje pjese I bere “trenazh” neper burgje,pjesen tjeter e bere spiune qe kryen pune te shkelqyer kundra shokeve te tyre si ai Kasaruhoja ai shoku yt qe edhe perkthenit veprat e xhaxhit dhe spiunot shoket tuaj

      -edhe pas 90’ ishit ju qe prute djallin berishe ne pushtet dhe kur e pate pas 25 vjeteshqe ja u futi nga mbrapa thoeni se ka qene komunst

      -ishe ti o vemje qe ne greven e urise se te perdjekurve politike ne tetor 2012 kur shoket tuaj digjeshin si murgjit e tibetit ju I conit kartoline shtrigut berishe.

      Pra sa me siper ju nuk keni asnje lloj morali ti kerkoni llogari as saliut ,as enverit se ju I prute ne pushtet pasi jeni vetem qenie te mjera qe per 70 vjet kakarisni prapa ferrave
      NXIRRE KOKEN NASTARADIN KARAOSMAI TE NJOHIN NJERZIA CFARE GJARPERI JE,
      sipas teje le te ngrene lapidarian

      hamza kastriotit
      ballaban pashes
      sultan novruzit
      haxhi qamilit
      esat pashe toptanit
      shefqet verlacit
      koci xoxes
      hamit matjanit
      xhaferr deves
      panajot plakut
      fecorr shehut
      damir fazllicit
      nikolla gaxojnit
      doris pack-ut
      gollsbrukut
      trafikantit dhe gopi somes.
      Prandaj nastradin leshi nxirre koken si ish fashist I duces dhe spiun I enverit.Shqiperia eshte kthyer ne Kolumbi dhe si Sicilia e viteve 60-70 dhe jo Rama por dhe Obama eshte I pafuqishem te rindertoje ate vend..Vetem ai karaduzi I argjirokastres I vinte hakut atyre shqyptareve te tu si dhe atyre malesorve dhe xhambasdoreve qe e kane “dhi punen”
      Koha e enver hoxhe ishte nje periudhe e veshtire por ne krahasin me kohen esotme dhe te zogut te kurves ajo ishte e keqja me e vogel..por e keqja me e madhe eshte se ti po ja shton lavdine asaj kohe.Ne vend te merresh me super krimin e Lul Udbashin per pushtimin e rrugeve te Tiranes per 35 vjet me keq se fashizmi dhe komunzmi dhe ti merresh me kockat e enverit si n je kanibal..

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim