Blofi i PD me kandidatin e majtë në Dibër, ja formulari i dorëzuar në KQZ

August 17, 2016 12:09

Blofi i PD me kandidatin e majtë në Dibër, ja formulari i dorëzuar në KQZ

Menjëherë pas deklarimit të kandidaturës për zgjedhjet lokale në Bashkinë Dibër, mjeku kirurg Muharem Rama është vënë në qendër të sulmeve të Partisë Demokratike dhe mediave pranë saj.

Një ditë më parë, fillimisht në media e më pas përmes një statusi në rrjetin social Facebook duke ju referuar ‘qytetarit dixhital’, ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi kandidatin socialist se nuk ka plotësuar formularin e vetdeklarimit në funksion të ligjit për dekriminalizimin.

Por, ndryshe nga sa pretendohet, në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndodhet i publikuar formulari i vetdeklarimit të Muharem Ramës në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak. Formulari është i depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, protokolluar dhe verifikuar në zbatim të ligjeve përkatëse nga ky institucion.

Bazuar mbi pretendimin e mosplotësimit të formularit, ish-Kryeministri Berisha shkoi dje më tej kur akuzoi kandidatin e mazhorancës për Bashkinë Dibër si person me precedent penalë dhe problem me drejtësinë në Zvicër.

Kandidati Rama ju përgjigj këtyre pretendimeve duke deklaruar se “kurrë në jetën time nuk kam qenë në Zvicër. Kurrë nuk kam lëvizur me pasaportë fallco. Në 20 vjet pune nuk e kam braktisur kurrë Dibrën. Kjo mund të verifikohet lehtësisht. Mund të shihen borderotë ku jam paguar. Unë këtë sqarim po e bëj për hir të qytetarëve. Nuk prisja fjalë të mira nga doktori i sëmurë i Tiranës”. 

 

1851 - muharrem rama-01062016_Page_1

Untitled

August 17, 2016 12:09
Komento

4 Komente

  1. Ali Neza August 17, 12:26

    Kush e degjon apo e lexon me Sali Gerdecin. Njeriu me i pafytyre i kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  2. Mark uk August 17, 13:11

    Pse si do thuash ndryshe.Persa i perket pagesave ne berdoro,eshte e kote se ne shqipni paguhen edhe te vdekur.Hajde doktor hajde,ka shume si puna jote ne gollobord.

    Reply to this comment
  3. # August 17, 14:02

    Sali merhumi.Kryekari i kargjozlleqeve te Shqiptarise.Ky pleh plehut i vathave te Vicidolit qe din gjithshka per te tjeret,opozitaret.Dhe kurr bemat e veta te birit te bijes te Ndokes,Lulzim kriminel-kusarit,llapaqen gojeshtremburit Paloke,Ristan pijanecin,me Topalle n’tru e ne gjymtyre.U niset triumfator dhe do perfundoni ne kazana plehu te shperfillur nga mileti.Etapa e re me reforme ne drejtesi do ju pervloje persembari me te djthate e te majte Metuc nga ma i vogli SHQUP deri tek ma i madhi vizionar Karaduz.

    Reply to this comment
  4. Hani pak mos hani shume m.... August 17, 17:10

    Mark uk e ka nga eksperienca e familjes se tij si malok i palare qe eshte.
    Hajde Mark uk hajde, si puna jote jane shumica e malokeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*