Pas “Belle Air”, falimenton dhe kompania italiane që i zuri vendin

Eugen Vasili April 14, 2014 07:00

Pas “Belle Air”, falimenton dhe kompania italiane që i zuri vendin

Kompania italiane “Blue Panorama”, që ka zëvendësuar në tregun shqiptar linjat e Belle Air, ka hyrë në një procedurë falimentimi. Gjykata e Shkallës së Parë në Romë ka nisur çështjen e gjykimit të procedurës së falimentimit për kompaninë Blue Panorama. Një shkresë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Romë më 17 mars 2014, në të cilët vërtetohet se “Blue Panorama Airlines SPA” i komunikohet ekstrakti i vendimit deklarativ për paaftësi paguese nr. 201/14 i datës 17.03.2014 nga G.D. Dr. Di Salvo. Në një dokument tjetër po të Gjykatës italiane në Romë thuhet: “U shpall kreditorëve dhe palëve të treta që kanë një kërkesë mbi pasurinë në pronësi të sipërmarrësit. Gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë “Blue Panorama”.

Dokumentet e gjykatës italiane tregojnë se shoqëria, e cila zëvendësoi në tregun shqiptar kompaninë Belle Air është në një pozitë po ashtu shumë të keqe. Ajo hyri në treg pas shpalljes së falimentit të papritur të shoqërisë Belle Air dhe mori përsipër transportin e pasagjerëve që kishin prerë bileta me Belle Air, duke u shtuar atyre një shumë nga 60 në 80 euro dhe arriti të futet në treg përmes infrastukturës së Belle Air. Pas disa muajsh situata po përsëritet. Ka shumë pak transparencë mbi atë që ka ndodhur që pas falimentimit të “Belle Air” në Nëntor dhe mbetet e paqartë nëse këto falimentime të njëpasnjëshme janë ndonjë lojë e kontrolluar për të fshehur gjurmët e abuzimeve në vite.

Ndërkohë të mashtruarit janë me mijëra.

Skandali i kompanisë së fluturimeve “Belle Air”  arriti kulmin në 24 Nëntor të vitit të kaluar kur kjo kompani la mes katër rrugëve udhëtarët, ndërkohë që mijëra të tjerë kishin prerë bileta për muajt në vijim, shuma të cilat janë përvetësuar dhe zhdukur.

25-nentor-2013-724x10241

Borxhi i akumuluar nga “Belle Air” në shtetin shqiptar shkon diku tek 15 milionë euro. Nga ana tjetër kjo kompani gjithnjë ka pasur një fluks udhëtimesh me një realizim kapaciteti me pasagjerë gjithnjë mbi 70 për qind. Pra në një avion me 200 vende kompania kishte gjithnjë më tepër se 140 pasagjerë. Ky është një koificent shumë i mirë për realizimin e të ardhurave, ku shkuan lekët? Një tjetër fakt është se kompania ka kryer gjithnjë veprimtarinë e saj në kushte thuajse monopol dhe në 8 vitet e fundit ka pas të gjithë përkrahjen e autoriteteve më të larta shtetërore, madje kompania ka sjellë dhe studentë shqiptarë jashtë vendit me çmime konkurruese kur ishin zgjedhjet, nisma këto në funksion të mbështetjes së Partisë Demokratike.

Me një dokumentacion të dyshimtë dhe provizor, me borxhe disa miliona euro dhe me të gjitha avantazhet që të ofron konjuktura politike, kjo kompani asnjëherë nuk diti të triumfonte në treg. Kishte gjithnjë mangësi gjithnjë probleme, dukej qartë që ata që e drejtonin ishin profesionistë mediokër të emëruar dhe jo biznesmenë që triumfonin falë aftësive në treg. Ndoshta nuk është krejt pa lidhje fakti që dy menaxherët kryesorë të kësaj kompanie në Itali (i cili ishte dhe tregu më i madh i saj) janë shtetasit Arben dhe Ornela Basha, dy kushërinjtë e parë të Lulzim Bashës. Ky i fundit është përfolur ngaherë për lidhjet me këtë kompani.

DOKUMENT 1

Gjykata e shkallës së parë, RomeSeksioni i falimentimeve

Zyra e çështjeve

Telefax Romë më 17.03.2014Fatura e kancelarisë

A.S. Grandi Imprese N.2/14- Blue Panorama Airlines SPA

Nga gjykata e Romës, zyra e çështjeve të falimentimit

-Nga prokura e gjykatës së Romës- sektori civil

-Për oficerin gjyqësor, Leogrande Giuseppe

I komunikohet ekstrakti i vendimit deklarativ për paaftësi paguese nr. 201/14 i datës 17.03.2014 nga G.D. Dr. Di Salvo
Funksionari gjyqësor

Claucio Paladin

panorama-dokumenti1

 

DOKUMENT 2

Gjykata e shkallës së parë, Romë Seksioni i falimentimit

Ekstrakt

I vendimit deklarativ të gjendjes së paaftësisë paguese. Depozituar më 17.03.2014, gjyqtari i deleguar, Giuseppe di Salvo. Sipërmarrësi i deklaruar në gjendje të paaftësisë paguese.

Blue Panorama Airlines SPA

Me zyra ligjore në Romë

Kodi fiskal: 05590151006

Oficeri gjyqësor: Av. Giuseppe Leogrande.

I kërkuar për shqyrtim të gjendjes pasive para gjyqtarit të deleguar.

U shpall kreditorëve dhe palëve të treta që kanë një kërkesë mbi pasurinë në pronësi të sipërmarrësit.

Gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë.

Blue Panorama

panorama-dokumenti2

Eugen Vasili April 14, 2014 07:00
Komento

13 Komente

  1. opozitar i sfilitur April 13, 21:12

    Une titullin do tja vija jo “pason mashtrimin” por “pason mashtrimin pa ndeshkim” te Belle /Air.
    Kush e mbron qytetarin ne kete vend?
    A kemi klase politike ne, a kemi shtet?
    Turp i Zotit qe nuk ben vaki kerrkund tjeter

    Reply to this comment
    • dorela April 14, 11:21

      Tani te dale altin Goxhaj te protestoje se gjoja mbron qytetaret.. apo kur Lulka eshte i PD.. nuk i leverdis…

      Reply to this comment
  2. greg April 13, 21:53

    Kulmi. Prape????

    Reply to this comment
  3. bledi itali April 13, 21:55

    Kam akoma 300 euro pa marre qe mi kane vjedhur keta qelbesirat e Belle Airt. Nuk e kuptoj si ka mundesi qe te bejne ate qe bene dhe mos kete nje arrestim, nje ndeshkim.
    Kjo ehste e frikshme, e tmerrshme. As ne afrike nuk ka “tolerance” te tille ndaj mashtrimeve te ketij niveli qe kapin shifrat e mijera njerezve. Te pakten sa per te na hedhur hi syve duhej nje hetim. Mallkuar qofshi

    Reply to this comment
  4. emigrant April 13, 22:07

    Nuk ka shtet, eshte e thjeshte fare.
    E per ca na duhen keta politikanet tane si top modela, njeri me i bukur se tjetri me kostume mijera dollarshe kur nuk na mbrojn as per gjen me te vogel?
    Neveri

    Reply to this comment
  5. . April 13, 22:15

    Shqiperia e dyta pas Gjermanis ….

    Te gjithe erdhen, vodhen dhe iken ….

    Z.Rama,
    Mire po ta ben krimineli Sal Bisha, tani shlyej dhe kete kompani mashtruse.

    Pse nuk arreston njeriun qe lejoi korrupsionin cerek-shekulli ne Shqiperi ?

    Reply to this comment
  6. klodi April 13, 23:18

    dmth me 23 prill bie garancia per Belle Air dhe koha per strukturimin e saj po merr fund, kerkohet nje garant i ri

    Reply to this comment
  7. Marin Gashi April 14, 00:20

    Ne pandehim, dhe Edi Rama pandeh, se me 23 qershor 2013 e kemi ne pushtetin; ne te vertete pushtetin e Ka dyshja Berisha – Meta. Nese me kete rast nuk pezullohet nga puna Kryeprokurori Llalla, Shqiperine e ka marre lumi…

    Reply to this comment
  8. fat man April 14, 01:16

    Asgje nuk mund te beje shteti shqiptar, eshte i falimentuar, mbetet perseri ne opzite, vetem ankohet e qyrravitet per poshtersite e bera nga Sali C4.

    Reply to this comment
  9. shaban April 14, 07:57

    Deri kur do vazhdoje mashtrimi i shqiptareve, pse lejohet te pronotohen bileta , kush e merr pergjegjesine per vonesat , per kthimin pas te eurove.Po pse nuk e din shteti se kompania eshte ne prag falimenti, pse lejon qe te mashtrohen qytetaret e saje.Duhet ssa me pare qe prokurororia te nise hetimin dhe tu ktheje leket pasagjereve.Ne se do kishim shtet keshtu do veprohej qe qytetari i tije te mos cenohej nga mashtrimet e mafjes te cilat operojne ne gjithfare kompanish turp, turp, turp.

    Reply to this comment
  10. touche April 14, 08:32

    po sikur e lexuam njehere kete lajm dhe pergenjeshtrimin e tij tek gazeta Tema .
    te pakten kordinohuni me gazeten tema .

    Reply to this comment
  11. Labi April 14, 08:50

    Edi eshte i pafuqishem pasi dihet qe pemet e gjata bejne me shume hije sesa kokrra. Tall trapin Prokurori karagjoz dhe Visho Ajazi dhe Edi ben pit-pit kot. Varja se do ta marr pergjigjen ne zgjedhjet bashkiake me kete rritem qe ka nisur. Pasi futi ne pune shpejt e shpejt njerezit e afer te ministrave dhe ish shoket e bashkise dhe te organizates mjaft i mbylli dyert per punesom per popullin e gjore dhe votuesit e PS. Ja te shofim si do vazhdoj kjo histori do presim te rilindim nga te vdekurit apo do ecim me shpejt me LSI.

    Reply to this comment
  12. kujjtimi itali April 14, 12:03

    pas taci oil falimentoi edhe basha bell air. kujt i takon tani te falimentoi??? keto firma per 8 vjet krijuan nje borxhe artificial ne shqiperi,ku nuk paguanin as edhe nje takse sepse i mbronte taksidari i tyre berisha. tani qe shteti po tregon forcen e tij te ligjit keta kompani cfare mund te kerkojne meshume? apo te paguajne ate qe vodhen per 8 vjet.shteti shqiptare duhet te bllokoje te gjita asetet dhe llogarite e ketyre firmave,sepse nuk asnje diference nga sudja dhe xhaferri i berishes 1997….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*