Blushi: 14 Shtator dhe 21 Janar, të dyja herët armët i kishte PD

January 21, 2016 19:05

Blushi: 14 Shtator dhe 21 Janar, të dyja herët armët i kishte PD

Duke folur nga foltorja e parlamentit, deputeti Ben Blushi bëri një paralele mes 14 Shtatorit të vitit 1998 dhe 21 Janarit të 2011-ës.

Blushi tha se të dyja herët është gjendur në Bulevard.

Më 14 shtator isha brënda në Kryeministri. Të dyja herët keni sulmuar ju me armë. Njëherë kryeministrinë dhe më 21 janar qytetarët. Meqenëse thoni se me 21 Janar ju sulmuam ne me armë, po më 14 shtator kush sulmoi? Protestuesit e 21 janarit nuk kishin armë me vete” – tha Blushi duke iu adresuar deputetëve të opozitës.

Më tej deputeti socialist tha se përveç 4 të vrarëve në 21 janar u vra edhe fryma e protestës.

“Ju po shkoni më larg se kaq. Duke mos pranuar që keni vrarë, ju i keni vrarë dyfish dhe dëmi është më i madh. Se ju keni ngjallur dyshimin se në Shqipëri edhe nëqoftëse proteston kundër qeverisë mund të vritesh. Në Shqipëri për shkak të 21 janarit ju shkurtuat fatkeqësisht listën e njerëzve që mund të reagojnë kundër qeverisë. Sikur të ishin gjallë ata 4 burrat do kishin prap arsye që të dilnin në protestë por nuk daln dot se janë vrarë. Bashkë me ata të 4 është mbytur dhe është përmbysur fryma e protestës në Shqipëri. Ky është dëmi më i madh ndaj shpirtit të reagimit. 21 janari është më shumë se kaq, nuk është vetëm një vrasje. Kemi shkurtuar numrin e protestuesëve në Shqipëri,” tha Blushi.

 

January 21, 2016 19:05
Komento

5 Komente

  1. Non Cen Sura Plea January 21, 20:03

    nuk e kam pelqyer Blushin ..por kohet e fundit ka bere nje progress gjeometrik:

    profecite per Edi Ramen I kane dale 100%..rama shkaterroi PS dhe urinoi te jetimet e 21 janarit.

    PAS 23 QERSHORIT EDI RAMA ka realizuar dy gjera perverse:
    1-NUK I PREKU AS NJE QIME BERISHES
    2-U TREGUA NEKROFAG ME ENVERIN DHE LNCL & VETERANET.

    keto fjale te thena nga blushi per 21 janarin dhe lidhja me 14 shtatorin ishte brilante vetem qe do te shtoja me kryesoren qe per etike Blushi e mendon por nuk e thote

    NE TE 2 RASTET AMBASADA AMERIKANE PERKRAHU KRAHUN E ARMATOSUR..dhe kjo eshte e frikeshme…

    nuk e them une e thote historia dhe faktet jane te pameshirshem

    Reply to this comment
  2. Vëzhguesi neutral January 22, 09:09

    Me da duket, Blushit nuk po i shiten librat…Lexuesi është i mençur. Kur sheh dhe e dëgjon autorin të fliste edhe ai kundër shtetbërjes nga qeveria Rama, i’a hodhi librat në kosh. Tanimë, kur e sheh dhe e kupton se lexuesit e shumtë bëjnë pjesë në anën progresiste, ndreq diskutimet dhe qëndrimet e tij karrieriste.

    Reply to this comment
  3. MeteH January 22, 11:23

    Bravo Blushi.Me ke pelqyer shume kohet e fundit.Po godisni brinje me brinje PD-ne me pak fjale por me shume argument.PD eshte nje repart i armatosur krijur per te vjedhur,shkaterruar e vrare ne kete vend duke filluar qe ne 1991 me 4 te vraret ne Shkoder,Hajdarin,Trebicken,Remzi Hozhen,Xhindin,Santon,Konomin,Gerdecin,21 Janarin,Olldashin,etj,etj.Firmat piramidale,14 shtatorin,embargon e naftes…oh sa shume jane qe jane.Vetem Saliu e drejtesia nuk i pranon.Dhe nje popull i tere pyet:”Ku e ka mbeshtetjen ky perbindesh?

    Reply to this comment
  4. ByQi January 22, 12:28

    PO DINASTIJA E ÇOBENJVE BLUSHI 25 VJET ME CILAT ARME E KANE LUFTUAR SALI NERONIN….ME BYTHE!?

    Reply to this comment
  5. Asnjeanesi January 22, 13:38

    Me ne fund , more Beni , fole nje here , siç duhet te flase nje intelektual socialist , e jo , siç ke folur gjithmone , si nje karierist e qefmbetur , qe nuk morri poste ne qeveri .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*