Blushi: Lazarati, veprimi më i përgjegjshëm i qeverisë këto 9 muaj, Berishës i duket si ndërhyrje në punët e brendshme të PD

June 19, 2014 12:31

Blushi: Lazarati, veprimi më i përgjegjshëm i qeverisë këto 9 muaj, Berishës i duket si ndërhyrje në punët e brendshme të PD

Deputeti socialist Ben Blushi, i cili ka qenë ndër të vetmit që ka kërkuar ndërhyrjen e policisë si e vetmja zgjidhje për t’i thënë ndal dukurisë së Lazaratit, tha dje për gazetën ‘DITA’ se përshëndet aksionin e policisë të ditëve të fundit në Lazarat dhe vendosmërinë që po tregon për t’i shkuar deri në fund këtij aksioni. Në këtë intervistë për gazetën “DITA’ flet më hollësisht për këtë aksion të policisë dhe për qëndrimin e opozitës.

Zoti Blushi, si një nga të rrallët politikanë që mbështesnit ndërhyrjen e policisë së shtetit në Lazarat, çfarë do të thoshnit pas aksionit të ditëve të fundit të policisë në fshatin problematik të drogës?

– Natyrisht që e prisja dhe e përshëndes një aksion të tillë të policisë dhe të shtetit për t’i dhënë fund një veprimtarie të tillë kriminale. Ndërhyrja e policisë në Lazarat ishte në kohën e duhur për të pastruar imazhin e Shqipërisë si një ‘Cannabis Republic’ si dhe për t’i dhënë moral reformarve dhe dekriminalizimit kronik të institucioneve. Ky është pa dyshim veprimi më i përgjegjshëm dhe më i plotë i qeverisë në këto 9 muaj. Do inkurajoja ministrin e Brendshëm që të dezalaratizojë çdo cep të vendit, pasi pastrimi i territorit nga krimi i jep shpresë brezave të rinj se këtu mund të jetohet duke punuar dhe jo duke shkelur ligjin.

Ndërkohë, Ben, kemi dhe një qëndrim pak të diskutueshëm të opozitës aktuale lidhur me këtë aksion të policisë. Çfarë komenti kini për këtë qëndrim të PD-së?

– E quaj të turpshëm qëndrimin e Sali Berishës dhe të opozitës ndaj Lazaratit. Por, ndërkohë, e kuptoj reagimin e Berishës, pasi ndërhyrja e policisë në Lazarat, atij i duket si ndërhyrje në punët e brendshme të PD-së. Nëse policia ka bërë kontroll për armë dhe canabis në mobiljet e shtëpive të Lazaratit, atij i duket sikur i kanë marrë stilolapsin dhe çajin nga raftet e zyrës. E kuptoj, por duhet të gjejë çaj tjetër për të fjetur! Deklaratat e ditëve të fundit kanë qenë vërtetë dëshpëruese dhe reflektojnë gjendjen aktuale të kësaj opozite.

Bisedoi Xhevdet Shehu

June 19, 2014 12:31
Komento

21 Komente

  1. pelivan June 18, 22:36

    Blushi e dha te forte! Vertet sales i duket nderhyrje ne p.d.en e familjes se tije….

    Reply to this comment
  2. Sal Kapone June 18, 22:38

    Bravo Ben Blushi (Y)

    Reply to this comment
  3. DRENICA E KUQE June 18, 22:44

    Ashtu eshte, z. Blushi! Prandaj po e mbron nga faqja e zeze e tij ne internet (Facebook). Berisha eshte e keqja me e madhe e mundshme e shqiptareve dhe e Shqiperise Etnike.

    Poshte pushtuesit e brendshem te Shqiperise! Poshte Berisha!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi June 18, 23:09

    @@@ Sakt blush? Ke qënë i pari që kini kerkuar nderhyrje te fortë në lazarat! Jini i pari që kerkoni delazaratizimin e gjithë territorit paskesaj? Nuk besoj se e kini “drejt” kur thòni se ky aksion policor i duket saliut “si nderhyrje ne pd”!? Aty është “banka” e pd beno? Më sakt nje nga filialet me të forta té “salibank and pd”!? Nderime Ben K Blushi”!

    Reply to this comment
    • Blushi i kolonjës June 18, 23:30

      Blushi është yni. Të mënçurit këtu në kolonjë janë me shumicë? Vetëm nje gabim kemi bërë ne kolonjarët e fshatit Blush? Që nuk kemi hapur “universitetin blushi”!?

      Reply to this comment
      • beni June 19, 09:44

        Po ky esht nga Dardha e di une e jo kolonjar???
        A esht i biri Kici Blushit?Megjithse Korcare-Kolonjare e Pogradecare jane nje!!

        Reply to this comment
  5. Myzeqeja June 18, 23:17

    Ere Hekal,nuk të rrihet pa u mburrur ty re?

    Reply to this comment
  6. Vlora June 18, 23:22

    O hekal,o figurë? Jemi ne pa jini ju! Mirë e ka myzeqeja. Ju hani ullinj dekoratat ti marim ne? Mirë e ke qëndisur me ben blushin por ama mos harro se kurrizin e hekalit na e mbrojmë! Kuptove nashti?

    Reply to this comment
  7. TEMO June 19, 05:26

    Z.Blushi,gjetje e goditur,je i zgjuar dhe meriton me shume ne PS,por meru dhe ca kohe me libra,pasi nuk do kishje kohe po te ishe minister,se K/minister do ishe pergojuar me shume nga Saliu.Lukunia e 2B nuk i vjen mire qe qeveria po ben shtet,ku nderhyrja ne Lazaratin problematik, bastioni i PD,ishte kthesa e madhe dhe PD-isteve ju pren rruget e fitimit dhe se po i vjen radha sistemit te drejtesis se korruptuar 99% te kapur nga Saliu,i cili duhet te ishte ne burg me kohe.

    Reply to this comment
  8. Naci June 19, 07:10

    Beme baba te te ngjaj…[email protected] Ben Blushi je i madhe, i jep jete politikes shqipetare.

    Reply to this comment
  9. pro dhe kunder June 19, 07:24

    -I perkryer ne lloin e tij si politikan….,Sala gjithmone eshte gjunjezuar nga Blushi ne debat,sepse nuk ka trashegim ne pasuri; kulturen.. edhe te debatit midis te tjerave.
    Sala duhet te denohet si “KONCEPT”pasi i ka kushtuar marrezisht ketij populli.

    Reply to this comment
    • andromeda June 19, 09:26

      Kollaj ta thuash diçka dhe ndryshe ta bësh ate. Të ishe ti k/ministër z.Blushi do e kishe ndërmarrë aksionin konkret? Kam frikë se jo, sepse veprime të tilla kërkojnë njerëz të vendosur dhe të guximshëm dhe këto dimensione i ka vetëm Edi Rama që e ka treguar qysh kur ishte kryetar bashkie. Më vjen keq që nuk je në krah të tij edhe pse ju bashkon i njejti nivel kulture dhe qytetarie, e njejta plartformë ideologjike dhe në fund e njejta fe.

      Reply to this comment
  10. sopiqoti June 19, 08:49

    Saali Berisha dhe pinjollet e tij Lulzim Basha,Eduard Halimi,Boci.Bumci,Paloka,e te tjere i perkasin atij grupi njerezor qe i madhi i letrave shqiptare Ismail Kadare i ka percaktuar “.. si njerez me pak te emancipuar dhe me shume te pagdhendur..”.

    Reply to this comment
  11. Niko June 19, 08:51

    Ky eshte Blushi

    Reply to this comment
  12. Pellazgu June 19, 09:05

    Më bëhet qejfi që disa komentues “partizanë” të këtij forumi paskan ndryshuar mendje për Blushin, pasi deri dje e mallkonin si njeri të Berishës, përderisa shoh se të gjitha komentet janë pro tij.
    Ju siguroj se Blushi e ka drejtë edhe kur kritikon uzurpimin e PS, e cila sot ligjërisht është pa kryetar, ku dikush e mban dhe e përdor vulën e saj në mënyrë antistatutore, e ka drejtë edhe kur flet për veprimtarinë adoleshente të disa ministrave kalamaj, që as nuk e kanë ditur më parë se ç’është administrata shtetërore e që sot drejtojnë struktura administrative stërmëdha, të cilat po i mbushin me llum intelektual nga tarafi i tyre…

    Reply to this comment
  13. Pëllumb zaimi June 19, 11:03

    Pellazgu? Kini të drejtë në të gjitha konstatimet! Por për rracën e të mëncurve si Blushi ka gjithnjé moskuptime ,trungje xhelozie dhe egoizmi? Por Blushi ka gene shuteriqësh dhe vetëm drejt dijes e së vërtetës e ka drejtimin…? Kur flasin Blushët më e mira punë që mund të bësh ështé “ti dëgjosh” dhe të mësosh! Nderime!

    Reply to this comment
    • Jam i majtë jo militant June 19, 11:19

      Pellazg dhe Pëllumb,jini miqtë e të vërtetës pa doreza? Ben blushi është simbol i njeriut me integritet dhe nuk hypën ne autobuzin ku “nuk lejohet ti flitet shoferit”!

      Reply to this comment
      • Pellazgu June 19, 12:32

        @ Jam i majtë jo militant

        Nderime edhe për ju “Jam i majtë jo militant”. Faleminderit për fjalët e mira, ndonëse dua të davaris çdo keqkuptim lidhur me orientimin tim shpirtëror dhe politik. Personalisht, vokacioni im është diku mes socialdemokracisë dhe liberalizmit (çka do të thotë tërësisht “qendër e majtë”, por me peshoren nga qendra), ndaj nuk dua që komenti im të lexohet si i majtë. Jam i kënaqur me faktin që shfaqni jomilitantizëm, ashtu siç duhet të bëjnë shumica dërrmuese e shqiptarëve, çka të lejon t’i gjykosh më mirë dhe më me kthjelltësi situatat.
        Duket sikur me komentet tona ne fusim hundët në punët e brendshme të partive, por nuk është ashtu, sepse partitë nuk janë vetëm të militantëve, por edhe tonat, meqenëse janë ato që marrin përsipër të na e djallosin apo të na e zbukurojnë jetën. Për cilindo nga ne nuk ka shumë rëndësi se ç’ngjyrë simpatizojmë, pasi që të gjithë jemi shqiptarë dhe që të gjithë kemi të drejtë të shprehemi. Askush s’ka të drejtë të na mbyllë gojën gjatë periudhës 4-vjeçare nga një votim tek tjetri dhe i vetmi mjet që kemi për t’u shprehur janë këto forume.
        Siç e thashë nuk jam i majtë, ndonëse ashtu si ju (të paktën kështu gjykoj nga nofka që keni përdorur) kam votuar të majtën, pasi kam qenë dhe mbetem i mendimit se 23 qershori duhej ta ndante Shqipërinë nga një mënyrë të qeverisuri që më pëlqen ta quaj “enverizëm në kushtet e një legjislacioni demokratik”. Megjithatë, votën e kam dhënë duke qenë i ndërgjegjshëm se nuk votoja të duhurin. PO kap vetëm një detaj për ta ilustruar çka them. Bëhet fjalë për një njeri që kërkon të qeverisë vetëm me femra, gjë që tregon se është i kompleksuar nga aftësia intelektuale dhe organizative mashkullore. Me këto që them assesi nuk jam kundër femrave në drejtim, madje jam i mendimit që nëse e meritojnë, 100% e tyre të jenë në drejtim, por kjo nuk bëhet me ligje (thuhet se do bëhet 50% pjesëmarrja e femrave). Nëse miratohet një ligj, ai duhet zbatuar. Pra, nëse nuk gjenden femra të afta për të mbushur 50%-shin, do ta plotësojmë atë me të paafta, duke dhunuar meshkujt dhe, për më tepër, duke ndëshkuar shqiptarët që meritojnë të qeverisen nga të aftët. Kësisoj, e mbështes Blushin në ato që thotë, pasi shumicën e tyre i kam dhe ide të miat.

        Reply to this comment
    • Pellazgu June 19, 11:58

      @Pëllumb zaimi

      Nderime edhe për ju Pëllumb, që vazhdimisht ruani një linjë arsyetimi në të gjitha komentet dhe nuk e ndryshoni atë sipas erës. Ndonëse në disa raste nuk jam dakord me këndvështrimin tuaj, sërish ruaj respekt për integritetin tuaj. I bëni nder këtij forumi, ku shumë militantë qorra “armikun” e “armikut” të vet e quajnë mik, kur, e shumta, me raste mund të jetë vetëm aleat i përkohshëm!

      Reply to this comment
  14. Fakti June 19, 13:14

    Ja fusni kot o miq. Blushi e mori vesh qe policia do nderhynte ne Lazarat dhe tha te perfitonte ndonje gje duke kerkuar nderhyrjen e policise ne Lazarat.
    Mos te hyfte vetja ne qejf thone shkodranet.
    Por ja qe Benit i ka hyre keq vetja ne qejf dhe nuk njeh as norma as parime,por ja u fut atyre qe e mbajne dhe e bejne deputet.
    Keshtu ja futi Nanos,keshtu po ja fut edhe Edit.

    Reply to this comment
  15. Pëllumb zaimi June 19, 14:00

    Përsëri @ Pellazgu? Ditén qé ju i nderuar do të jini “dakord me mua edhe për ato që i mendoni ndryshe” do ta quaj një ditë të keqe për vehte. Pa kundershtarë pikepamjesh do të më duket vehtja një “zero me xhufkë dhe i parëndesishëm”? Vazhdo të mos jesh dakord me ato qe i mendon ndryshe se me more më qafë? Më katandise në jesmen ndersa unë dua të jem një çikë “miniblush” dhe ti “ulerij shoferit” para se te na hedhe ne greminë!? Nderime “Pellazgu”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*