Blushi, fuqishëm në biznes: Pas koncesionit të inceneratorëve, kompania në emër të gruas blen Lori Kafenë e pronares së TCH

February 13, 2020 21:42

Blushi, fuqishëm në biznes: Pas koncesionit të inceneratorëve, kompania në emër të gruas blen Lori Kafenë e pronares së TCH

Një nga brandet e para dhe më të fuqishme në Shqipëri ka ndryshuar pronar.

Tashmë “Lori Kafe” nuk do jetë më në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të të ndjerit Dritan Hoxha, por 51% të aksioneve të kompanisë i zotërojnë pronarët e konçesionit të inceneratorëve dhe Ben Blushi drejtori i Top Channel nëpërmjet bashkëshortes së tij.

Në një material të publikuar dje nga CNA.al, shihej se në Bullgari ekzistonte një kompani EM Capital Group AD, e cila ka tre ortakë Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Eva Blushin.

Dy të parët pronarët e famshëm të kompanisë që ka konçesionin e incerneratorëve dhe e treta bashkëshortja e Ben Blushit drejtorit të Top Medias, ish-gazetarit që pak kohë më parë dështoi në politikë por që po gjen rrugën e suksesit si menaxher në media.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania bullgare EM Capital Group AD, me pronarë “Klodin e inceneratorëve” dhe bashkëshorten e Ben Blushit ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk, themeluar nga Dritan Hoxha në tetor te vitit 1993.

Kjo kompani është edhe mbajtësja dhe prodhuesja e brandit Lori Kafe dhe disa kafeve të tjera në treg.

Kontrata e shitjes të aksioneve nga trashëgimtarët e Dritan Hoxhës tek pronarët e inceneratorëve dhe tek gruaja e Ben Blushit, mban datën 25 nëntor 2019, dhe është firmosur përpara noteres Majlinda Demollari.

Më poshtë kontrata e plotë me të gjitha detajet dhe firmën e drejtorit të kompanisë EM Capital Group AD dhe Vjollca Hoxhës, HoxhH, që ka hedhur firmën për të gjithë aksionerët e tjerë.

Sipas nenit 3 të kontratës ku flitet për çmimin e shitjes dhe mënyrën e likujdimit, shkruhet se 51% e kuotave kushtojnë 153 milionë lekë të reja dhe 600 mijë euro. Në një vlerë totale prej 225 milionë leke të reja ose 2 milionë dollarë.

Kontrata noteriale është dorëzuar më pas në QKB dhe në 31 dhjetor 2019 janë depozituar të gjitha veprimet dhe ndryshimi i aksioneve është publikuar sipas ekstraktit historik që ndodhet në fotot e mëposhtme.

Dokumentet janë botuar nga portali CNA.

 

o.j/dita

February 13, 2020 21:42
Komento

13 Komente

  1. anticensurë25642654 February 13, 10:59

    ore a do ti çojnë ata të LOQ ndonjë letër këtij blushit,apo gruas së tij të pasur??

    ore mos janë gjë DJEGËS PLEHËRASH këta “incerneratorëve”(normalisht duhet ta shkruanit “incerneritorëve”),por ne e kemi zanat,kur bastardojmë gjuhën tonë!?asqë e rruajmë për atë të huajën!!

    Reply to this comment
  2. demo February 13, 12:03

    Vollca Hoxha u be si nene Tereza e dhembshur per Blushin.I fali televizionin,tani po i fal edhe biznesin e burrit te ndjere.Tani mund ta bleje Partine Socialiste,pasi Rama kerkon ti perkushtohet aktrimit dhe Kinemase me kohe te plote.
    Z anticensure,shkruhet inceneritore,po c`rendesi ka perderisa atje jane djegur 360 miljon euro concession.

    Reply to this comment
  3. Vasili February 13, 12:42

    Gjate gjithe kohes eshte prezantuar si nje ndyraq,pa asnje skrupull:
    Kemi perjetuar gjithmone nje neveri ekstreme,per kete specie,nga menyra si ka dashur te uzurpoje poste dhe parane.
    Eshte normale qe kontrolli te verifikoje pasurine e kesaj familje krokodilash.
    Apo dhe kesaj here Rama,do te fale dhe perkedhele armiqte e tij si bode,ajazi etj,qe te mos kete telashe,por kete bare si gjithmone le ta mbajne skllevrit posht.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 13, 15:06

      cili o rilindës i leshit
      kërko një herë të atij tëndit,atij që të mban me bukë(ne themi të mban me mut),pastaj të gjithë të tjerët me rradhë!!
      rama këtë rama atë,or kokrra e debilit nuk e sheh që rama është e keqja??
      këta janë garnytur o cili o i tredhur!!
      muti që të jep rama të mban gjallë,por nuk është ushqim!!është një nën produkt i ushqimit që nuk haet!!por ti nuk ke provuar gjë tjetër prandaj të pëlen!!

      Reply to this comment
  4. Te flasim shqipen paster February 13, 14:47

    Djeges plehrash ose djeges mbetjesh, shume drejt!
    Po kujt ia thua biznesmeneve dhe politikaneve te paditur qe u duket se behen me te ditur ku perdorin ndonje fjale te huaj?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 13, 15:10

      o shpirt
      ne kemi zgjedhur shqiptarët bastardë në pushtet,ata njerëz që e kanë për turp të jenë shqiptar!!ata duan domosdo që të duken të “jashtëm”!!
      sepse me ato kom të shtremta si moz ruçi,me atë xhuxhmaxhuxhëri të plot të tjerëve,po të jesh i “jashtëm” je më i bukur!!je më i qut kur di gjuhën e shkërdhyesit të nënës por jo të nënës!
      dhe ne themi pastaj përse na dhëmb bytha!!
      faji tonë!!
      zgjedhim vetë bastardët që na shkërdhejnë!!

      Reply to this comment
  5. mali February 13, 15:03

    Kapitalizmi keto ka,shit,bli,falimento bisnese ,keshtu nuk keni pse beni komente.Vetem lart ne qiell jane te barabarte njerzit,sepse nuk ka prona.Sa egsiston prona eshte djalli ne mes dhe mos e prishni gjakun sepse nuk zgjidhni asgje vecse semureni ,gje qe eshte me kosto te larte.

    Reply to this comment
  6. Luzhi February 13, 15:32

    Po si thoshte ky Rama për inceneratorët kur ishte në opozitë? Mafia e plehrave ëëëë?
    Po tani është mafie vetë apo si?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 13, 16:46

      rama është VIZIONAR lali!!
      vizionar,osht piktor që zhgaravit,është artist që mban brekë në gojë,është politikar që shkatërron shtetin e tij!!
      rama është ajo që thotë ai dhe jo ajo që thonë të tjerët!!

      Reply to this comment
  7. Konti Sbalta February 13, 18:19

    Urime Blush edhe ti hyre ne “klasen e miliardereve”qe deri dje i luftoje;Politika nuk te pasuroi ,prandaj u largove prej andej;.Ja qe nuk qenka e vertete ajo qe politikanet pasurohen shpejt,ose ti nuk qe i afte te vilje te mirat qe sjellajo!

    Reply to this comment
  8. Konti Sbalta February 13, 18:24

    Ne Shqiperi,cdo gje qe ka ne bote,po ndodh edhe ketu. Ajo qe duhet sqaruar ne kete ngjarjen e ketij Gjutes eshte se ku i gjeti Gjuta i sapo dale nga burgu120 mij Euro dhe kush ia dha pistoleten ?Pa a do te vriste Ramen apo Saliun ,keto jane ”argetime” studiosh televizive me te ftuaret qe i japin hapesire fantazis ,te nxitur drejtusit gjithpushtetshem!

    Reply to this comment
  9. dyshuesi February 14, 18:51

    Blushi e ka ngritur si shqetesim polarizimin e shoqerise. Dallimin qe thellohet midis te pasurve dhe te varferve . Dhe ja , pikerisht , bernda familjes gruaja ka miliona burri vetem rrogen. Ehe….i varferi Blush. Si nuk i pelcet zemra nga kjo padrejtrsi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*