Blushi jashtë Kazanit

October 6, 2016 10:50

Blushi jashtë Kazanit

 

Nga Bedri Islami

 

Largimi i Ben Blushit nga Partia Socialiste nuk ka asgjë spektakolare dhe asgjë të papritur. Tërheqja e tij nga struktura ku militoi për më shumë se 20 vite, thuajse në të gjitha postet e saj, më shumë se gjithçka tjetër, ishte kronikë e një largimi të paralajmëruar, që në fakt duhej të kishte ndodhur shumë më herët dhe shumë më dinjitetshëm se sa sot.

Ben Blushi është figurë e njohur e politikës, e medias dhe e botës së krijuesve. Sado që të mos e duash si njeri i politikës, nuk mund të mos matesh mirë kur sheston vlerat e tij si publicist, sidomos si krijues në botën e librave, njeri nga të cilët, romani i tij “Të jetosh në ishull”, ishte një befasi që të ngjallte edhe kureshtjen, edhe debatin, edhe mërinë, edhe zbulimin që e gjeje në faqet e tij.

Si publicist, me një fillim tek RD-ja, që ishte në fillimet e saj botëpërmbysëse dhe u përmbys edhe vetë pastaj koha e drejtimit të “Koha Jonë”, është njëra ndër më të spikaturat, kur, ende nuk e di se për cilën arsye, pushteti jo vetëm nuk e deshi më, por edhe e dogji vendin ku punonte. Kur them se nuk e di se për cilën arsye, jo se nuk e di dhunën e pushtetit, por nuk e merrja dot me mend se si një pushtet mund të jetë njëkohësisht kaq i dhunshëm dhe kaq i verbër.

Nuk e di nëse hyrja në PS ishte joshja politike e Blushit apo marramendja në një forcë që të dhuronte lehtësisht pushtet. PS e kohës së Blushit ishte forcë delirante drejtuese e vendit, ishte e përfshirë në euforinë e riardhjes në pushtet, jo për meritë të saj, por nga fajet e krimet e paraardhësve të tyre, të cilët, si nuk ndodh kurrë me një forcë të re politike, u kthyen marramendshëm shpejt në shembësit e vërtetë të shtetit dhe grabitësit e tij.

Nuk më interesojnë postet që ka pasur dikur në qeveritë socialiste Ben Blushi. Nëse ia kanë dhënë, do të thotë se kështu kanë menduar. Nëse i ka shfrytëzuar ato, kjo ka qenë në logjikën e mbrapshtë të shumë prej qeveritarëve të kohës, por, pak ose shumë pak, Blushi është ndër emrat e përfolur për korrupsion të habitshëm galopant.

Edhe pse shumë vite më parë ka nënshkruar një marrëveshje për plehrat, bashkë me ministrat e tjerë, nuk është aq e veçantë, dhe sot bëhet luftëtar i importit të mbetjeve, përsëri nga qeveria e tij socialiste, rishtas nuk është mëkat. Vetëm të vdekurit dhe të marrët nuk ndryshojnë, më thonte njëherë Adem Demaçi, kur e pyesja për ndryshimet në disa përcaktime të tij.

Ajo që më intrigon është në pyetjen: Përse tani?

Përse pikërisht në këtë kohë, Blushi e hedh veten jashtë strukturës ku ishte njëzet vite radhazi? Cili mund të jetë shkaku i vërtetë i luftës së tij me “plehrat”, të cilat ai i gjen jo vetëm tek një vendim që nuk duhej të merrej, por edhe tek njerëzit, strukturat politike dhe miqtë me të cilët ai ishte deri tani?

Pse jo në një kohë tjetër, më të hershme apo më të vonë?

Gjithçka ka kohën e saj. Kohën për të vënë mend, kohën për të ndryshuar, kohën për t’u larguar, kohën për të bërë një kthesë, qoftë ajo edhe kthesë politike.

A ishte kjo koha e Blushit për ndryshim, për largim, për kthesë, qoftë edhe kthesë politike?

Ben Blushi, për shumë kohë të paktën në disa vite, ka qenë një farë opozite brenda opozitës, kur PS ishte jashtë pushtetit, dhe rishtas për disa vite, ka qenë pjesë e opozitës brenda qeverisë, që ngjante në opozitën e tij si dy pika uji me opozitën jashtë qeverisë.

Blushi ishte nismëtari i “Lëvizjes për Mendimin Ndryshe”, një katërshe deputetësh, të cilët më pas, ose shkuan të “flinin me mullixhinë, nga inati i vjehrrës”, si ishte rasti i Kastriot Islamit, ose e gjetën veten jashtë listave dhe kur e futën veten në listën e tyre u gjetën edhe jashtë parlamentit, si ishte rasti i Arben Malajt, ose, kur braktisën kauzën, pra, kur koha për ndryshim u bë kohë për të qenë në listë, i lanë të tjerët dhe shikuan se ku do të jenë, si ishte rasti i Ben Blushit.

Koha më e pritur që Blushi të linte PS-në dhe të kërkonte diçka tjetër që i përshtatej vizionit të tij politik e qytetar ishte pikërisht në krijimin e “Lëvizjes…”, e cila në të vërtetë, përveç debatit që ngjalli, nuk ndryshoi asgjë, nëse nuk e quajmë ndryshim kalimin e K.Islamit në prehërin pritsjellës të Berishës.

Ishte koha kur ai vetë mund të provonte se si mund të ngrihet një forcë politike, jo nga jashtë dhe të gjetur gatshëm në shumësinë e saj, por nga e para; ishte koha kur partitë, sipas thënies së tij, nuk do të ishin vetëm kazanë plehrash, pra ai vetë do të mund të sillte një fytyrë të re në politikën shqiptare, qoftë e së majtës, e mesit të artë apo e të djathtës.

Sepse nuk dihej se çfarë mund të krijonte Blushi, këtë askush nuk e di në Shqipëri, ku as e majta nuk është e majtë, as e djathta nuk është e djathtë dhe ku shumçka është e shitshme.

Blushi mund të dilte shumë lehtë “nga kazani i plehrave” partiake, shumë më herët se sa kjo qeveri të miratonte një ligj, që, edhe pse të ndryshuar, ishte vazhdë e një vendimi që kishin hedhur poshtë që para se të vinin në pushtet. Ai nuk doli kur ishte koha, u bë zëdhënës i largimit të Ramës që në vitin 2009, kur çdo kush, edhe ai vetë e dinte se vjedhja e votave në zgjedhjet parlamentare kishte qenë spektakolare, që do të shfaqej haptas në zgjedhjet e mëpasme për bashkinë kryeqytetase. Nuk doli as kur radikalizimi i lëvizjes politike të Ramës nuk solli përmirësimet që priteshin dhe nuk e bëri më demokrat Berishën e ligjet nuk i zbuti. Nuk doli as kur “21 janari” u braktis si kauzë dhe si drejtësi politike dhe kjo ishte shumë më e rëndë se sa një ligj për mbetjet që mund të hidhet lehtësisht poshtë. Nuk doli as kur Rama ndërtoi qeverinë  e re, që është në disa struktura shumë fluturake, por ku nuk u bë vend për të; nuk doli as pas debatit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë, ku retorika e fortë e shpesh herë e drejtë, mbeti vetëm retorikë. Dalja e tij në masën e socialistëve, që ende nuk ishin aq të pakënaqur sa mund të jenë sot, ishte testi që  bëri dhe ky test, sado i shpejtuar apo i vonuar, nuk solli asnjë risi, veç disa dhënieve mjeshtërore që tani nuk mbahen mend.

Rasti Blushi nuk është as i veçantë, as spektakolar e as habitës. Është si të gjitha largimet e tjera, si kanë ndodhur largimet e bujshme në kohën e vet dhe mbytëse pastaj, të Cekës, Imamit, Zogajt, Pashkos, Rulit, më tej Koplikut, Shehut, Kalakulës, Selamit, Hajdarit, Pollos, një listë e gjatë të larguarish, të cilët më pas, duke ndjerë shijen e pushtetit e të pasurisë, janë kthyer e janë bërë më “demokratikas” se vetë Berisha.

Politika jonë është e mbushur me largime, të cilat fillimisht kanë tingëlluar të bëra për një kauzë, për një vizion ndryshe e më pas, rëndom, kanë qenë ripërsëritje të një kthimi drejt pushtetit, larje gojësh nga e thëna e parë. Ceka, e me të, grupi i Mocionistëve të parë, kërkonte nga Komisioni i Lartë i Kontrollit të Pastërtisë së Figurave Politike të hetonte figurën e presidentit të kohës, Berisha, sepse, sipas tyre, “ai ishte agjent serb”, e më pas,thuajse të gjithë iu rikthyen prehrit të… agjentit.

I vetmi rast në politikën tonë, kur një” i larguar” nuk është rikthyer, por është bërë forcë e tretë, dhe e treta e domosdoshme e qeverisjes, ishte largimi i Ilir Metës nga socialistët në pushtet, por deri më tani, asnjë tjetër, nuk kishte pragmatizmin e tij në politikë dhe ndërtimin e strukturave nga e para.

Nuk do të doja që Blushi të kthehet si djali plangprishës. Nëse është i zoti, le të krijojë forcën e tij politike, por ky do të jetë një mision thuajse i pamundur. Konsumimi i tij i deritashëm në politikë dhe risjellja e të njëjtit debat në përsëritje të lodhshme, do ia bëjnë të vështirë të jetë një pol i politikës shqiptare.

Sot është bërë e rehatshme dhe “moderne” të jesh kritik i Ramës. Të gjitha qeveritë në botë kanë kritizerët e rremë dhe opozitarët e saktë.

Deri më tani Blushi ka qenë mes të dyjave, herë herë është konceptuar si kritizer i rremë, herë-herë si opozitë brenda qeverisë. Nëse ai do të rrijë në linjën e vet, pavarësisht se nuk është pjesë parlamentare qeverisëse, kjo do të shihet në një kohë të ardhshme.

Që ai do të jetë edhe më tej komod në kritikën e tij, edhe kjo dihet. Ai do të bashkohet me pjesën e miqve të tij, të cilët uroj të mos i zhgënjejë duke u bërë njëri prej tyre. Pra një zë opozitar, sado i fortë të jetë.

Kambanat e zgjedhjeve të ardhshme po bien. Çfarë kambane do të jetë Blushi? Në fakt duhet shtruar ndryshe: A do të arrijë ai të bëhet njëra ndër kambanat e politikës sonë?

 

October 6, 2016 10:50
Komento

20 Komente

  1. paci October 6, 11:25

    Jam shpesh dakort me shkrimet tuaja z.Bedri , po ne kte shkrim do te i veja titullin – Blushi ne kerkim te kazanit me me me shum pleh .

    Reply to this comment
  2. dashamires October 6, 12:16

    Natyrisht Blushi nuk duhet te jete ne nje kazan me Taulant Ballen p.sh. Jane dy simbole krejt te ndryshme njeri i qytetarit shkrimtar dhe politikan, tjetri i katunarit servil i ngrit ne politik vetem prej gjuhes lopate qe perdor per te lepire bythen e kryetarit rradhes ne PS ( Balla dikur ishte gojorja e Nanos aq i zellshem pas tij sa i mbeti goja shtrember ).

    Reply to this comment
  3. Spartaku October 6, 12:45

    Blushi do mare rrukullimen.Qe kur ai tradhetoi partine e tij,e cila i krijoi shume ofiqe dhe e mbante afer,tregon se Blushit i pelqen vehtja dhe lufton te jet lider,pra eshte karjerist.Ps-te i dha atij poste te rendesishme,dhe nuk u kenaq,ndoshta donte kryeminister,por ja qe partia mendoi ndryshe dhe postin e kryeministrit ja dha Edi Rames.Kjo gje e tmerroi Blushin dhe u hodh ne sulm kunder Rames.Por per koken e tij e ka,se nuk ka per tja fershellyer njeri.Do vij dita qe do ngelet si peshku pa uje bashk me Afizin.

    Reply to this comment
  4. Monika kryezeza,ish prostitute tani 'burrneshe shteti' October 6, 12:53

    E KEQJA PAS ÇEREK SHEKULLI…..Nuk eshte Çobani pe Blushi apo Lubonje por dizinformacioni FEVZI ku shpesh behet viktime dhe Islami Bedri!

    PYETJA: Gzetari e shqipetari Islami Bedri
    A je ne gjendje pas 25 vjetesh ti pergjigjesh pyetjes tragjike :KUSH E DOGJI SHQIPERINE!?
    -Vetem Sali Serb Neroni e Blushat i bene fresk!?
    -Vetem Nanot e Blushat i bene fresk
    -Vetem Meksat e Blushat i bene fresk
    -Vetem ‘Like floriri’ e Blushat i benin fresk
    -Vetem ambasadoret e blushat pinin kafe neper klubet e Selanikut me ta si askush tjeter!?

    Nese perseritet ‘gjyqi i Norembergut’ me 24 kryekrriminelet e seances se pare nje nder ta duhet te Jete edhe BLUSHI krah Berishes,Bodes,Bashes e likeve te tjere qe 25 vjet kane projektuar,zbatuar ‘djegjen e Shqiperise’

    Reply to this comment
  5. KALI I SADIJES SE XEN GERDECIT October 6, 13:30

    Nje gazetar apo intelektual qe nuk e njeh realitetin tragjik te ketij vendi 25 vjet e demton shume me teper informacionin per emrin qe gezon se sa pseudo intelektualet apo ‘gazetarucet’ Fev ZINJ apo spermatoxoidet Bushati rritur ne epruvetat e doktor adhamudhit qe kane patur pasaporta Amerikane pa lindur akoma si pjese e agjenturave antishqipetare.

    Reply to this comment
  6. shqiptari October 6, 15:42

    keshtu i dha urdher serba dhe poshtersia ndaje shqiperis vazhdone dhe jane me te pameshirshme ky ka nje prejardhje serbe nga nena eshe serbe

    Reply to this comment
  7. Babkulla October 6, 15:56

    Bedri ,te lutem mos u mer me Blushin .Po te pyes direkt : te lutem me trego se çfar ka mbet socialiste ne PS , ku ligjin e bejne kapitalistet ,ku sbehen zgjedhje por referendume,ku deputetet i zgjedh kryetari , ku qendrestaret e 96 jane fshire .Blushi ka bere shume pak duhet vene kuja jo ti kunderviheni Blushit .Eshte fat qe te keshe nje njeri inteligjent si Blushi ne parti .Une do doja qe te isha vete .Bedri derri nuk ndalet me lak, kurth apo diçka tjeter por do plumb .Kuptohet jo plumb luftarak ne kete rast.

    Reply to this comment
  8. Emigranti October 6, 16:52

    Po te degjoje Benin ne parlament shqetesohej ne menyren me histerike per varferine e tejskajshme te shqipetasreve dhe formon parti te qendres.Cfare ipokrizie !!! Si shkrimtar vlen te permendet por si politikan mund ta vendosesh se bashku me z Hafizin ne biren e fundit te kavallit .Nga puna e tyre kemi pare vetem llafe ,llafe dhe vetem llafe pra nje makineri per prodhim llafesh.Shif punen aktuale qe kane bere te dy sikush ne punen e tij .Cfare pune ka bere si minister qe vlen te lavderohet ? asgje, po si deputet i qytetit te Elbasanit kur peroi i Zaranikes shkateroi nje pjese te ketij qyteti nga shirat qendrimi i tij vlen te kritikohet.Edhe Z Hafizi si deputete e Shkodres e meriton te kritikohet per pune te pa mjaftushme mbasi qyteti i Shkodres drejtohet nga e djathta .Eshte ne te mire te tyre qe te merren me profesionet e tyre sepse atje kane rezultate.

    Reply to this comment
  9. kris 1 October 6, 16:54

    Shkeputja eBlushit nga Kazani I rilindjes tregon se kalbezimi brenda kazanit eshte me I madh se sa duket.Nje force e re politike I duhej vendit por eshte shume e veshtire te cahet aleanca Ps-Pd te cilen e drejton dhe e riciklon ne pushtet mafia

    Reply to this comment
  10. wickedgame October 6, 20:18

    Kazani eshte plot me Balla, Noka, Prenga, Gjusha, lal Qazo,Rosha ,e kodosha .

    Reply to this comment
  11. Mos u bej interpret i Rames October 6, 23:00

    Bedri, je bere edhe Ti mashtrues si Karlo Bolino, ne sherbim te Edi Rames.
    Mashtrimi me firmën e Blushit për plehrat (Dokumenti që zbardh të vërtetën)
    Postuar në 01 Tetor, 2016 12:10

    Largimi i Ben Blushit nga Partia Socialiste nuk është pritur mirë nga Edi Rama. As qëndrimi i tij kundër ligjit të plehrave që vjen në kohën kur mijëra qytetarë janë ngritur në protesta masive. Dhe kjo duket qartë në sulmet që kanë nisur mediat pranë qeverisë kundër deputetit. Sulme, jo vetëm të organizuara, por edhe të sajuara.
    Gazeta e mikut të kryeministrit, Shqiptarja.com e Carlo Bolino-s ka publikuar një dokument, që sipas saj tregon se Blushi ishte nismëtar i ligjit të importit të mbetjeve në vitin 2004 kur ai mbante postin e Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit në qeverinë Nano.
    Por firma në dokumentin e Shqiptarja.com nuk është e Ben Blushit. Për ta vërtetuar këtë lapsi.al po sjell dokumentin e botuar në gazetën e Bollinos dhe firmën e deputetit Blushi.

    Po si qëndron e vërteta e gjithë procesit që zhvillua 12 vjet më parë? Në vitin 2004 qeveria Nano hapi garën për përpunimin e mbetjeve dhe u paraqitën dy kompani, njëra e italianit Francesco Becchetti dhe tjetra e Koco Kokëdhimës. Kompania e Becchettit, “Albanianbeg Ambient” parashikonte të investonte 180 mijë euro, të digjte të gjitha mbetjet e Tiranës dhe Durrësit në një zonë në Kashar dhe do të importonte 208 mijë ton plehra në vit nga Italia, ose 39 % të totalit që do të përpunonte impianti i djegies për prodhimin e energjisë.
    Firma e Becchetit nuk kërkonte asnjë dollar për përpunimin e mbetjeve, por vë si kusht të importojë 30 % të sasisë nga Italia.
    Firma 2K Group e Kokëdhimës kërkon 29.5 dollarë për përpunimin e 1 ton mbetje.
    Në garë ishin edhe dy kompani të tjera.
    Ofertat janë shqyrtuar nga një organ i miratuar nga Ministrat Bashkim Fino e Ethem Ruka, sic vërteton shkresa që po boton ekskluzivisht Lapsi.al.

    Pas vlerësimit të ofertave nga organi i miratuar nga Fino e Ruka, si ministër i Pushtetit Vendor, Blushi ka firmosur hapjen e negociatave, një kusht që lindte nga zhvillimi i garës nga dy ministritë e tjera.
    Por procesi pati një ngërc si pasojë e mungesës së ligjit për vazhdimin e procedurave.
    Në mungesë të ligjit, Ben Blushi refuzon ta firmosë marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe firmës së Francesco Becchettit. Por kryeministri Nano, për ta cuar deri në fund vendimin për ngritjen e impiantit të djegies së plehrave, ia ngarkon këtë përgjegjesi ministrave Fino e Ruka.
    Ligji që lejonte importin e plehrave u dërgua në parlament, por ai u rrëzua si pasojë e protestave masive që shpërthyen në vend. /Lapsi.al
    Po si qëndron e vërteta e gjithë procesit që zhvillua 12 vjet më parë? Në vitin 2004 qeveria Nano hapi garën për përpunimin e mbetjeve dhe u paraqitën dy kompani, njëra e italianit Francesco Becchetti dhe tjetra e Koco Kokëdhimës. Kompania e Becchettit, “Albanianbeg Ambient” parashikonte të investonte 180 mijë euro, të digjte të gjitha mbetjet e Tiranës dhe Durrësit në një zonë në Kashar dhe do të importonte 208 mijë ton plehra në vit nga Italia, ose 39 % të totalit që do të përpunonte impianti i djegies për prodhimin e energjisë.
    Firma e Becchetit nuk kërkonte asnjë dollar për përpunimin e mbetjeve, por vë si kusht të importojë 30 % të sasisë nga Italia.
    Firma 2K Group e Kokëdhimës kërkon 29.5 dollarë për përpunimin e 1 ton mbetje.
    Në garë ishin edhe dy kompani të tjera.
    Ofertat janë shqyrtuar nga një organ i miratuar nga Ministrat Bashkim Fino e Ethem Ruka, sic vërteton shkresa që po boton ekskluzivisht Lapsi.al.

    Reply to this comment
  12. Gregor Lato October 6, 23:20

    Ai qe sot u be kembana e Saliut dhe ti Bedri ke medyshje.
    Njelloj si Saliu. nuk votoi ligjet e reformes, u largua bashke me babane e vet Sali.

    Reply to this comment
  13. Adih October 6, 23:20

    Kurse une komentare, do ju thonja, krahasoni . Z Blushi me konen Brace dhe Balla.. Dhe ne qofte se do me kundershtoni ,i mbafshi me shendet.

    Reply to this comment
  14. Petriti October 7, 01:12

    – Blushi ka gabuar
    – Blushi eshte dembel
    – Blushi u revoltua se kerkonte poste
    – Blushin nuk e lidh asgje me socialistet, vec interesit material
    – Blushi eshte kumarxhi i semure
    – Blushi ka bere korrupsion, ja dijne te tjeret te gjitha pislleqet,
    – Blushi eshte mbajtur si eshte mbajtur brenda strehes se PS-se, me kete qe beri shenoi fundin e tij si politikan,
    – mbas ketij mendati nuk ka me para si deri tani, librat nuk japin aq para sa i duhen Blushit, Blushi duhet te mendoje mire te gjeje nje pune se do ushqehet. Me kete rast doleri kumarin dhe do ndahet nga rakija.

    Blush, duku ndonjehere andej nga ShQUP-i, po te dish nuk del pa gje.

    Per Hafizin sinqerisht me vjen keq, ajo eshte nje zonje e nderuar dhe do te duhej te ishte me e vleresuar nga Rama. Sidoqofte, ajo ekonomikisht eshte mire, ajo do vazhdoje jeten akademike dhe do kete vendin e saj si nje intelektuale ne fushen e saj.

    Po Blushi i shkrete, ca do punoj? Te duket edhe nga Cili …..mos i gjen ndonje pune.

    Reply to this comment
  15. Tellalli Surrelit October 7, 10:28

    Bedri, eshte me kollaj te kepusesh per dhé nje mellenje qe po i bien puplat, se sa nje skifter ne pikiate, prandaj mendoj se me kete shkrim, ne vend qe te fitosh me teper pike si gazetar “i pavarur”, ke bere me teper autogol ne porten e Rames.

    Pse?

    Nuk e di se sa ne kontakt je me shtypin opozitar, por e verteta e firmes se politikanit “te konsumuar” Blushi thuhet te kete qene thjeshte nje manipulim mediatik.

    Fakti qe ke vene ne qender te shenjestres njerin prej deputeteve aktuale me te pa perfolur per korrupsion, e pra reflektuesin Blushi, duke lene jashte kritikes ata me te perfolurit, tregon se qellimi i shkrimit tend eshte kryerja e nje sherbimi ndaj klientit, dhe aspak bindja tende personale.

    Sado qe je munduar te denigrosh figuren e Blushit si “njeri prej emrave me te perfolur per korrupsion galopant” (kur e ke pas ditur, pse e permend sot dhe jo ne kohen e duhur?), kjo nuk ja ul atij aspak vlerat si politikani aktual me i interesuar per nje Shqiperi me te paster nga “plehrat”, dhe jo vetem.

    Etiketimi i PS-se si “kazan plehrash” e justifikon plotesisht daljen e Blushit dhe Hafizit. Me mire vone, se kurre.

    Edhe dicka tjeter. Nese Blushi nuk e dha doreheqjen pas braktisjes qe Rama dhe konet e tij i bene kauzes per drejtesi politike, kjo nuk do te thote se ai ishte dhe eshte pro tradhetise cinike dhe poshteruese ndaj sovranit.

    Reply to this comment
  16. Mark uk October 8, 09:13

    paci:Duhet te vij pa tjeter te kazani juaj.Nuk jua them se ku gjindet kazani juaj,po besoj se aty ku flini ka te ngjare.Ku ka kazan fekalesh ma te madh se te partia qe ka ndrruar tre her emrin.

    Reply to this comment
  17. Emigranti February 17, 19:42

    Qe ne vogeli Beni ka qene i llastuar i pergedhelur, po te shtosh edhe filmin Beni Ecen Vete, e shkruar dhe e vene ne skene nga i ati i cili eshte nje njeri imadh,ka ndikuar keq ne mirerritjen e tij.Ne qe e njohim,qe ne adoleshence dallohej si nje adoleshent mbi te tjeret.Kjo eufori kjo mendje madhesi e bene ate nje Don kishot qe do te thote se ku ve doren ai ishte qendra e tokes.Por kjo nuk do te thote se je nje shkrimtar i mire dhe mund te jesh dhe piolitikan imire.Je pergjigjur se ne PS vetem keq ske bere ,por edhe mire nuk ke bere .keshtu qe rrogen qe ke marre e ke marre qyl .Ne fakt qylaxhi i madh je e di pse ,sepse mandatin qe po perdor e ke nga elektorati i mirenjohur elbasanas .Kur populli elbasanas ndodhej ne veshtiresi te motit te keq ju o shkruanit ndonje liber o duke pire kafe e beje llogje.Duhet te dish qe je bere si kaci i zi .

    Reply to this comment
  18. alphade February 17, 23:43

    O zoti Bedri, E ke zgjatur shume artikullin me nje pleh si
    Blushi ! Nuk e kuptoj massmedian shqiptare qe nuk pu-
    shon se harxhuari boje e leter per disa figura krejtesisht
    te djegura nga koha, bile te vjen per te vjellur kur i kujton
    emrat si Berisha i Vicidolit, Kasi/Zi , Pato-Zi ,Beni ecen
    vete ,megjithese edhe tash kur u perpoq te ecte vete e
    dhjeu fare ,te ngjall vetem neveri e peshtirosje . Doli me
    vete,vetem per interesat e veta meskine dhe populli as
    qe figuron ne axhenden e tij ,megjithese deklaron ne
    “particken” e tij do te bejne klasa e vasfer dhe mesme ?!
    Se ku do t’i gjeje ky keto klasa,nje zot e di …! Madje
    shqiptaret jane ” fed up” ,me partite ne Shqiperi :gjithesej
    72 particka ?! Shqiperia me 3 milion banore :72 Parti e
    particka, SHBA , me 333 milion banore ka vetem dy Parti
    Republikanen dhe Demokraten dhe nje te trete sa per te
    prishur syrin e keq ?! Kjo eshte Amerika , ndersa ne jemi
    Shqiperia, nje absurditet me qeveritare absurde ! Turpi i
    Botes !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*