Blushi në Berat, Klosi e thumbon: Rast i mirë që njerëz të PD të shajnë qeverinë

April 16, 2016 21:49

Blushi në Berat, Klosi e thumbon: Rast i mirë që njerëz të PD të shajnë qeverinë

Si i deleguar i PS në qarkun Berat, Blendi Klosi ka komentuar takimin e sotëm të Ben Blushit në qytetin e 1001 dritareve.

“Ndonjë media flet për 150 vetë të pranishëm si anëtarë dhe themelues të PS! Fatkeqësisht kjo është e pavërtetë dhe pjesëmarrësit kanë ngjallur një ilaritet të madh në PS e Beratit për hir të së vërtetës. Të pranishmit, as sa gjysma e numrit te deklaruar për mediat, s’kanë asnjë lidhje me PS. Jo vetëm kaq. Ky ka qenë një rast i mirë mesa duket që njerëz të PD apo të të gjitha partive, të kalojnë një të shtunë duke sharë qeverinë dhe PS nën udhëheqjen e një deputeti të PS!”, shkruan Klosi në profilin  e tij në Facebook.

April 16, 2016 21:49
Komento

1 Koment

  1. info analitike April 17, 10:00

    Ky i shkreti po i bindet urdherave te shefit per te sulmuar Blushin njesoj si ajo lukunia e krimineleve ne Elbasan. Pervec kesaj imagjinoni se si mund ta promovoje Beratin nje minister “cun Tirone” qe Beratin e konsideron si qytetin e 1001 dritareve. Moj kasolle ku i mblodhe gjithe keta vajmedete!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*