Blushi në Elbasan: Rama i ka thënë policisë ose mbill hashash ose mblidh vota

June 18, 2017 14:29

Blushi në Elbasan: Rama i ka thënë policisë ose mbill hashash ose mblidh vota

Kryetari i partisë Libra Ben Blushi vijoi fushatën elektorale duke ecur në këmbë me simpatizantë dhe anëtare të Librës ne qytetin e Elbasanit.

Gjatë bashkëbisedimeve ai ka vënë theksin te policia, që për të ka braktisur qytetarët duke iu bindur urdhrave politikë

”Ky u ka thënë policisë ose mbillni kanabis ose shkoni e mblidhni vota për mua. Mblidh vota, mbill kanabis. Nuk ju mbron njeri dhe jeni nën kërcënim”

Një tjetër problem, mbetet tarifa e lartë për studentët, për të cilët Blushi prezantoi programin e tij.

“Në qoftë se ti shkon në universitet dhe fatkeqësisht Edi Rama është prapë në pushtet do të paguash, a e di se sa? 1 milion e gjysmë lekë në vit. Në qoftë se vijmë ne o do ta reduktojmë ose do ta zerojmë këtë tarifë për familjet në nevojë”.

Gjatë takimeve, Blushi theksoi se nuk duhet të lejohet përdorimi i policisë për të mbledhur vota.

Sipas tij duke votuar Libra-n, do të ketë më shumë vende pune dhe ekonomi më të fortë

June 18, 2017 14:29
Komento

5 Komente

  1. Brace June 18, 14:40

    Boll genjeve o Bibilush.

    Reply to this comment
  2. fatmir June 18, 16:45

    Kujdes ne Elbasan, megjithe se je i lidhur me te, mos te fusin ndonje dajak e te bejne pistil, qelbesire.

    Reply to this comment
  3. demo June 18, 20:54

    Na mbyten tarifat e shkolles se larte.Nuk jane te gjithe qytetaret si Fari Balliu,qe pagoi sa tre pallate te birin 10 vjet ne Angli?Ketu ka te drejte Blushi.

    Reply to this comment
  4. TLN June 19, 02:48

    O Blush te ben te fala Lul Berisha.

    Reply to this comment
  5. optimizem per vendin June 19, 13:45

    Ky ka shkalluar fare. Jane te poshter ata njerez qe i bashkohen, por kuptohet qe kudo ka te poshter se ne nje shoqeri mund te gjesh njerez te te gjitha kategorive, te pakten, ata qe kane fare pak mend, mund ti bashkohen asaj qe mbulon te pergjitheshmen. U terbuan per poste e karrike shume njerez ne politike. Ne politike shkon vete edhe pa shkolle edhe pa mend edhe pa dinjitet edhe pa familje, pavaresisht se thua e genjen se do te ndertosh familjen e madhe, shoqerine e nje vendi. Ky eshte Ben Blushi dhe ca te tjere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*