Blushi: PD po terrorizon biznesin elbasanas, gjoba deri në 20 mijë euro

Redaksia Online May 25, 2013 15:31

Blushi: PD po terrorizon biznesin elbasanas, gjoba deri në 20 mijë euro

PD po terrorizon biznesin në qarkun e Elbasanit, duke u vënë gjoba që arrijnë deri ë 20 milionë euro ndaj atyre që nuk i binden. Denoncimi vjen nga deputeti socialist, Ben Blushi, i cili aktualisht drejton fushatën e PS-së në qarkun e Elbasanit.

“Dua të ngre një shqetësim mbi biznesin. Në tri javët e fundit një grup terrorist, taksambledhësish, tatimorësh, kryesisht të ardhur nga Tirana kanë gjobitur në përmasa të paimagjinueshme. E thashë që ky qytet është i papunë dhe e vetmja mundësi është përkrahja pa kushte e biznesit. Kam takuar biznesmenë që ankohen për gjobat që kanë marrë në 2-3 javët e para. Nga përllogaritjet që ne kemi bërë janë vënë të paktën 20 milionë euro gjoba vetëm  në Elbasan. Nuk janë gjoba të merituara, janë gjoba të pamerituara, pjesa dërrmuese e tyre. Ne kemi premtuar se të gjitha gjobat që janë vënë pas marsit të këtij viti do të falen. Unë dhe kolegët e mi ndihemi të dëshpëruar, pasi për fat të keq Elbasani mbetet sot një ndër qytetet më të varfra për shkak të investimeve të munguara, për shkak të problemeve që kanë zonat periferike, për shkak se fshati është më i varfër se kurrë. Kjo na jep ne më shumë përgjegjësi për t’i bërë premtimet e duhura duke mbajtur përgjegjësi për gjithçka ne premtojmë”, tha Blushi.

 

Redaksia Online May 25, 2013 15:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*