Blushi: Po qeverisim si Saliu pa Saliun

April 30, 2015 15:30

Blushi: Po qeverisim si Saliu pa Saliun

Ben Blushi ka folur në parlament dhe ka kritikuar ashpër Edi Ramen për paaftesi në qeverisje, për futjen e mafias në parlament, për qeverisjen si Saliu duke mos mbajtur premtimet e bëra para popullit.

Më pas Blushi tha me ironi se i mirkupton ata deputetë që “mbarojnë ndonjë punë duke më sharë mua“. Pastaj ai iu kthye atyre socialistëve që e akuzojnë se flet me gjuhën e Berishës.

Unë nuk flas me gjuhën e Saliut. Saliu është një fantazëm që disa e ndjekin. Mua Saliu as më ndjek dhe as nuk e ndjek. Kush e ndjek Saliun ne që e themi apo ju që qeverisni. Cmimi i energjisë është rritur sa sot që është e enjte. E ndjek unë Saliun apo ata që e rritën borxhin kur pohuan në fushatë se borxhi duhet ulur? A keni dëgjuar ju ndonjë qeveritar që ti thotë shqiptarëve : «Mos ikni nga Shqipëria » ?

Kush i solli kriminelët në parlament,unë apo Edi Rama? Kush mashtroi popullin, unë apo Rama? Pse vepron Rama krejt si Saliu në mënyrën e qeverisjes?

Blushi tha se “Sali Berisha është një fantazëm që ka një veti, ose e ndjek ose të ndjek”, por vetë Blushi as nuk e ndjek dhe as nuk ndiqet nga “fantazma” e tij.

Sipas Blushit, janë ata qëe mohojnë rritjen e borxhit, eksodin dhe kriminalizimin e parlamentit që e ndjekin Saliun.

Kjo shumicë ka mundësi të korrektojë veten. Për Shqipërinë ka më shumë rëndësi e vërteta sesa Partia, ka më shumë rëndësi e vërteta sesa Partia Socialiste.

Ka njerëz që nuk janë dakort me mua, ka shumë kolegë që më kundërshtojnë dhe më thonë ske të drejtë, borxhi nuk është ritur. Unë i inkurajoj ata të flasin. Nëse ata mbarojnë ndonjë punë duke më sharë mua, le ta bëjnë.

Por ka edhe disa të tjerë që më kanë thënë se unë flas me gjuhën e Saliut.

Saliu është një fantazëm dhe fantazma ka një veti, disa e ndjekin disa i ndjek. Mua saliu as me ndjjek as nuk e ndjek.

E ndjekin ata që kanë thënë se do të fusin 300 mijë njerëz në punë, kush e ndjek Saliun , ata që thonë se një shqiptar i varfër merr më pak para nga shteti? E ndjekin ata që thonë se çmimi i energjisë është rritur? është e vertëte që cmimi i energjisë është ritur, aq sa e vertëtë është që sot është ditë e enjte.

Kush e ndjek Saliun ?

Ata që thonë është rritur borxhi publik apo ata që e kanë çuar borxhin publik në 230 milionë.

Kush e ndjek Saliun? Ata që thonë se Shqipëria po zbrazet apo ata që thonë se Gjermania ka nevojë për hidraulik nga Shqipëria?

Kush e ndjek Saliun? Ata që qeverisin si Saliu.

Kush po qeveris si Saliu? Fatkeqësish po qeverisin këta, po qeverisin si Saliu, pa Saliun.

A kan njeri këtu në Parlament që i kërkon ndjesë Shqiptarëve që ky Parlament u mbush me kriminelë. Kush i futi këta në Parlament? I futa unë? Jo. Por dikush i futi.

Kush e ndjek Saliun, unë që e them apo ata që po e bëjnë?

Iku Saliu, qeverisim si Saliu pa Saliun.

Duan shoqëri fantazmat se nuk rrijnë dot vetëm, dhe kush po i bën shoqëri fantazmave? Këta që kam unë nga mbrapa, por ju nuk jeni shokët e Saliut ju jeni shokët e mi dhe unë do bëj gjithçka të mos ndiqni Saliun“, tha Ben Blushi.

Më tej Blushi i bëri thirrje deputetëve të PS se “kemi mundësi të korigjojmë qeverisjen dhe veten që të jemi korrekt me premtimet dhe ligjin.”

April 30, 2015 15:30
Komento

36 Komente

  1. Demonstruesi i Palmave April 30, 15:59

    Edhe sikur te mos i pranojme ne masen 100% ato qe tha MR.BEN ne parlament, a qendrojne 20% e shqetesimeve qe ngre ky deputet, them se po pasi po e ndjejme ne kurrizin tone cdo dite kudo qe vemi per te kryer nje pune ne shtet.
    Premtimet ishin te medha. Ne qe u hoqem nga puna na u tha hapur ne sallen e Akademise se Artevene dhe TIRANA INTERNACIONAL si dhe ne Kinoteatrin e Vlores qe ose do ktheheni ne pune ose ne raste se nuk do ktheheni ne pune do merrni nje pension dinjitoz, jo sa ai qe e kishit.
    Po mbushen 2-vjet dhe jo vetem qe asgje nuk u be per pjesen derrmuese, por ju ul masa e pensionit dhe per marrjen ne pune nuk ju kthehet pergjigje, nuk i presin ne takim, ju shmangen cdo kerkese te shoqatave qe i mbeshteten per te ardhur ne pushtet dhe kete e bene Edi Rama personalisht me antaret e qeverise se tij.
    Mbase nuk do vdesim, por keta nuk kane se cfare kerkojne me nga ne dhe keta qe sillen keshtu e dine mire se nuk jemi pak.

    Reply to this comment
    • Elma April 30, 16:15

      Blushi duhet ti japi pergjigje pyetjeve qe ben dhe jo ti drejtoje sepse nuk i shkon fare ky rol.

      Reply to this comment
    • shqiptari April 30, 17:42

      Po c’pate, mor bir? Ti sikur ishe mire? Pse e dhjeve keshtu? Veshe breket e Tosit dhe kujton se do te behesh kryeminister? Apo kujton se do te kthehet perseri Full hajni dhe ti do ti lepishe bythen e njerezit e tu do te marrin miliona ne BSH?

      Reply to this comment
  2. ante April 30, 16:00

    me pelqeu

    Reply to this comment
  3. bleona April 30, 16:03

    Po cfare ndryshime te beni ju te shkretet e PS-se . Shifni vetem interesat tuaja dhe Juve nuk ka gomisteri qe tju mari persiper dhe tju ndreqi . Te gjithe ju dhe keqeqeverisja jua po ben qe gjithe shqiptaret te largohen nga shqiperia se vendi eshte ne krize dhe ju nuk po beni asgje per ta nxjerre nga mjerimi . Doni te merni dhe te drejtoni edhe Bashkine e Tiranes me ate Vilajetin , Zogun e Rames pale te tjerat .

    Reply to this comment
  4. Gjergji April 30, 16:05

    Jam shume i knaqur kur degjoj qe flitet haptas.Per kete liri fjale jane sakrifiku breza ne kete vend ku me pare ndahesh me gruan se me partine.Blush je shume i vonuar por populli thote me mire vone se kurre.Kush ka besu te Rama eshte gabuar shume ,une,shume here e kam denancuar nepermjet opinjoneve te mija pamvarsiht ne mos dakordimin me opinjonet e te tjereve.Rama eshte uzorpator i PS. Mos harroni nje pallat nje vote.Une si socialist themelus ,qendrestar i 96 ku te fluturonte koka nga Salijanet kurre se kam votu Ramen .Jam i bindur se koha do me jap te drejt.Asnje interes personal nuk kam me qenien ne pushtet te PS. Une te inkurajoi Blush .Vazhdo me denoncimet.Amin o hoxhe ne politike nuk ka.

    Reply to this comment
  5. mondi April 30, 16:09

    rilindja e saliut, pasi ishte duke vdekur edi rama i maskuar si socialist e rilindi krimin. Kete gje e kam thene dhe ster holluar, eshte pare shume qarte qe edi rama kelyshi e ka mbeshtetur saliun me gerdecin, ku ndryshoi kushtetuten, sepse fare leht mund te kishte ikur qe ne ate vite saliu po edi rama palloshi qe ka qene pabuks gjithe jeten e tij beri pazare ne kurriz te shqiptareve. Pastaj ja dhuroi pushtetin saliu me 2009, me pas ne 2011 beri pazar, beri dhe pazar per bashkine ku shihet fare leht ndertimet pa kritere qe po behet ne tirane edhe inuku i rames ku eshte apo prish kjoskat e halelxhinjve. Tani pervec ketyre rama ne pushtet harxhon miliona leke per qefet e tij, njeher kollar roze, njeher xhaket 3000 dollarshe, pastaj ndrysho prap. Prandaj kjo eshte rilindja e saliut

    Reply to this comment
  6. Socialist April 30, 16:10

    “A kan njeri këtu në Parlament që i kërkon ndjesë Shqiptarëve që ky Parlament u mbush me kriminelë. Kush i futi këta në Parlament? I futa unë? Jo. Por dikush i futi.”

    Ore palaco po a ishe ti qe deri ne 23 qershor i mbeshtete keta kriminele…dhe tani kur nuk more asnje post na ben sikur s’dije gje! Po ik o pirdhu nanoist i pabese.

    Reply to this comment
  7. lumja April 30, 16:18

    Ketij i duket siç shkruan libra e mburret me alternativat e fjaleve. Ne fund e menderos fare kur thote se ai nuk do ti lere shoket e tij te marrin rrugen e Saliut.
    Po kush eshte ky, pse s’iben pyetjen vetes se kush eshte, se njerezit e njohin kur ka qene nje palominister formal e asgje me teper… Vetem per dengla eshte ky kallep njeriu.

    Reply to this comment
  8. Ceni April 30, 16:19

    Po qeverisni me keq se saliu pa saliun

    Reply to this comment
  9. Kris 1 April 30, 16:25

    per nje kohe te shkurter Sulltan salep Rama u nda nga elektorati dhe po i sherben mafies se miliardereve qe e rrethojne.Krimineli Berisha ishte me me dinjitet se ky palaco cirku.
    nuk kam besim se ps do te kthehet ne programin e saj pa flakur Ramen , 99 tshat dhe ca qep te kalbura qe ka ne kryesi
    Shqiperia do te rilind kur tu shtyp koken Saliut,Edvinit dhe Florirt.
    Beni thote te verteten pamvaresisht se besimtareve te Ramizmit nuk u pelqen.

    Reply to this comment
  10. Shahisti Pichakar Bythamçeftas April 30, 16:35

    Shyqyr qe per dite e me shume po e marrin vesh edhe memecet, edhe shurdhet, edhe qorrat, edhe ritardet se cfare perversi kokebosh eshte Edvin Kristaq Rama, banuesi i posht-urave te Parisit, qe kur fitoi zgjedhjet u ngref si gjel qafrrjepur dhe nuk e mori vesh se votat i mori se Saliu e kishte bere fare balte dhe shqiptaret e gjore thane s’ka si behet me keq se me Saliun. Po me ne fund e pane se mbas tuberkulozit, te ze edhe kanceri, mbas shiut vjen edhe bresheri. Shendet e perpara per fitorje te reja o populli i lavdishem shqiptar!

    Reply to this comment
  11. LORA April 30, 16:38

    Lajm I mire,blush-nano-kurva paska shkuar ne te s’emes.
    Per kompensim do te luaj tash e tutje lojen-”e ka ,kush e ka”.Fund I merituar paq per
    blush-ciprushin.

    Reply to this comment
  12. argita April 30, 16:39

    shqiperia kakryeminister qe sa fitoi i vune keshilltare nje bire dhe puntore te betuare te serbise si gani bobi keshtu quhej serbia ne 2009 qe vodhi votate dhe la saliune ne pushtet apo ai si quhete maliqi pra ska zhvillime ska shqiperi po skllaveri nene serbi dhe propagande pa funde

    Reply to this comment
  13. "Horri i Bulevardit" April 30, 16:46

    Ti cuni i kicos, nuk flet si saliu, por flet si fatosi, nuk flet si saliu, por flet si ramiz alia, qe e mori baben tat dhe e futi ne krye te grupit presidencial.
    Ti nuk flet si saliu, se je nje plehre qe ben si saliu.
    Ke nga viti 92 ne parlament dhe dy here ne qeveri, pse smerr asnje pwrgjegjesi per deshtimin e asaj qeverie ku edhe ti ishe pjese.
    Cfare kerkon ti cuni i kicos, apo mos po sheh se po vjen rradha te kontrollohen kontot bankare te gruas tende dhe kur te gjejne miljonat, do te thuash se Edi Rama ben sulme politike.
    Se jeni mesuar ju te vidhni dhe te fshiheni mbas politikes.
    E mor cuni i kicos, te vuri perfundi fatosi, miku i babait tend dhe ngele bisht qeni, tani kerkon te fitosh me metodat e saliut.

    Reply to this comment
  14. Mona April 30, 16:48

    bravo blushi.

    Reply to this comment
  15. I.Troplini April 30, 16:50

    “KATARSIS” i Fatos Nanos, qe inspiroi Ben Blushin,

    Che Guevara nuk ka luftuar kaq shume “per te verteten” dhe “per te miren e qytetareve te kripur ne borxhe”,,,,sic po lufton nxenesi i Fatosit. Nese ne fund te kesaj “beteje madheshtore”,,,,,edhe Beni do dekorohet me nje grua si Xhoana, atehere te gjithe palet do jene te kenaqur. Edhe ata qe dirigjojne pas perdes, edhe aktoret amatore si Beni.
    Tani tek “faktet”. U tha se borxhi publik na qenkesh rritur. Nuk e di se ku ka fjetur Beni, ne keto 2 vitet e fundit por realiteti shqiptar pas zgjedhjeve, ishte i tille, qe shteti shqiptar nuk paguante dot detyrimet mujore per kredite e marra nga ai i pshurruri nga Vicidoli. Borxhet ndaj biznesit, perbenin nje “mal per tu eksploruar”, per qeverine e re.
    Pra,,,,,,kontaktimi i FMN, eshte pikerisht “zgjidhja” e ngercit per momentin. Ajo “ndihma” e tyre,,,,,,nuk ka qene kurre per shpirt te babait por e lidhur ne kushte dhe ne nje perqindje te majme. Nje “ndihme” e tille,,,,,patjeter qe rrit borxhin publik. Duhet te quhesh Ben Blushi,,,,te besh sikur borxhi publik, na u rritka me kalimin e moshes.
    Sa me i vjeter behesh, aq me teper te dalin mendte, i thote populli kesaj loje.
    Shqptareve, nuk po u thote kerrkush,,,,MOS U LARGONI.
    Atehere,,,,sipas logjikes se atij qe “zbuloi” se shqiptaret jetokan ne varferi,,,,,mjaftoka tu thuash shqiptareve,,,,,MOS U LARGONI,,,,,per ti ndalur ata nga largimi dhe kthimi i shpines se njerezve hipokrite si Blushi. Shqiptaret ikin nga syte kembet,,,,more llapist i Fatosit te Xhoanes,,,,,sepse nuk shohin asnje perspektive ne vendin e tyre.
    Shpresa qe RILINDJA e Edi Rames,,,,,do te fillonte te vepronte, per nje te ardhme me te mire per vendin,,,,u barazuan me zero, kur ai filloi te harronte premtimet e bera per shtet te drejtesise,,,,ku kriminelet e kane vendin ne banken e te akuzuarve. Ai po punon me teper, per forcimin e pozites se tij ne zyren e Kryeministrise sesa per hapat e duhura qe duhen ndjekur, per ta bere Shqiperine nje vend ku ia vlen te jetosh.
    Nese fyelli i Fatosit,,,,vertete donte te ndihmonte shqiptaret, sic pretendon,,,,,,atehere mund te gjeje akuza te tjera ndaj shefit te tij por jo borxhin publik.
    Per Ben Blushin dhe tipat si fjaleshume si ai,,,,,te vjetrit ne lagjen ku linda dhe u rrita, perdornin nje fjale te urte,,,,,,,,,”qorr per qorr, e kom ne oborr”.
    Po qe se behet fjale per rrena dhe fjale boshe,,,,,,,,le ta leme kete qe kemi,,,,,sepse e kemi edhe te gjate. Per asgje tjeter, nuk behet fjale tek Beni i Fatosit.

    Reply to this comment
  16. info analitike April 30, 17:18

    Blushi ka shume te drejte, “rilindesit” jo vetem po ecin ne gjurmet e Saliut por po bien edhe me poshte ne llume.
    Tashme Rama, sic edhe e deshiroi, do te mbetet ne histori si ai qe theu rekordin e borxhit ne 1 trilion leke.

    Reply to this comment
  17. fteri April 30, 17:28

    *****Ben une do te beje nje vrejtje krijuesit :Perse shpike ligjin e gravitetit ?
    *****Perse une nuk kam mundesi te fluturoi si ne ajre si shqiponja,por te ece ne kembe?
    *****Perse shpike vdekjen ,njerzit te ishin te pavdekshem ?..
    *****Perse Ben 24 vjet u shkatrruan fabrikat dhe uzinat tani njerzit mbeten pa pune ?
    *****Perse Bene nuk e ngrite zerin kunder shkatrrimit te bonifikimeve ,tani permbytet vendi?
    *****Perse Bene nuk ngre zerin ne parlament per krimin qe ekziston ne prokurori dhe gjyket
    *****Perse Bene nuk pervishesh ne pune ta beshe shembull zonen ku je zgjedhur deputet?
    *****Ben pyetje behen ,kritika behen sa te duash,por vendimtarja eshe ralizimi I detyrave nga sejcili deputet me djerse,me vendosmeri,ne zonen e tije nga çdo deputet,aty ku ka dembelizem ka dhe varferi dhe llafe.Pervishju punes,pastaj do te ngrihesh ne detyre.~~#

    Reply to this comment
    • info analitike April 30, 17:58

      de- fteri,
      Nuk mund t’i kerkohet Benit qe ti te mos shkruash budallalleqe se ate e ke ne dore ti dhe jo Beni.
      Me jep nje shembull prej atyre qe jane ngritur ne detyre nga puna e madhe?
      Perkundrazi Rama eshte shembulli tipik i promovimit te njerezve qe nuk kane punuar kurre ne jeten e tyre.

      Reply to this comment
      • roberto April 30, 21:12

        O info ANAL-i tike!Do ti nje shembull nga ata qe jane ngritur ne detyre nga PUNA E MADHE???
        1-Sali Berisha u kryetat i PD-se se djathte duke qene ekstremist i majte!
        U be President pa pastur asnje merite dhe aftesi vecse ishte AGJENT I UDB-se qe nga viti 1976!
        Shpiku dhe lulezoi PIRAMIDAT FINANCIARE MASHTRUESE duke i grabitur milkiarda leke shqiptareve te varfer aq sa u detyruan te ngriheshin ne kembe dhe ta SHPORRNIN me kryengritje popullore!
        Mbi 6 mije vete u vrane ne 1997-1998 dhe Berisha organizoi GRUSHTIN “HEROIK” te shtetit me arkivolin e Azem Hajdarit qe e kishte vrare vete para 24 oresh!
        Shkaterroi shtetin per 24 ore dhe HAPI DEPOT E ARMATIMIT duke i bere nje KRIM TE PALLOFGARITSHEM SHQIPTAREVE!
        Shiti detij Jon Greqise,vodhi mbi 250 milion euro ne rrugen Durres-Kukes!!
        Furnizoi tanket serbe me nafte, ishte kunder Rambujese dhe bombardimit te Serbise!
        Grabiti te gjithe PASURITE KOMBETARE dhe VODHI ARKEN e shtetit me miliona!!!
        Percau shqiptaret ketej e andej kufirit,vrau ne pabesi kundershtaret politike dhe vuri nen sundim DREJTESINE e pa drejte !
        As HITLERI E MUSOLINI nuk kane bere kaq KRIME Sa Sali Berisha!!!

        Reply to this comment
  18. padrino April 30, 17:33

    Blushi thotë gjëra që qëndrojnë , të vërteta . piktori rilindjes mavri ku i ka premtimet që bëri para 23qershorit , pse si mban.

    Reply to this comment
  19. Ani April 30, 17:36

    Respekt Blush

    Reply to this comment
  20. miroo April 30, 17:43

    ke qene 3-4 mandate deputeti tani u zgjove, ke qene edhe ne qeverine nano stu nigju zeri.
    barbarizmi u ndertu ne sistem qe 1990……….tani ka ngel kusuri o ben i blushajve.

    Reply to this comment
  21. taulant lo nder April 30, 18:10

    çakalli dhe qenin i terbuar nuk kan ndonje diference te madhe?blushi i ngjason te dyve.blushi thote se nuk e ndjek berishen ,por edhe Berisha s’duhet ta ndjeke ate.blushi thote se kritikon bashkpartiaket e tije, qe faktikisht s’eshte momenti i duhur.Blushi thote se e majta ka te inkriminuar?por nuk thote qe krye i inkriminuari eshte Nano prefesori i tije.!!! BLUSHI PUSHTETI NUK DUHET PERDORUR PER INTERESA VETJAKE,AJO DUHET VLERSUAR SI NJE DETYR DHE DETYRIM MORAL .

    Reply to this comment
  22. osumi April 30, 18:20

    Pse nuk i paske ngjare Babait more Beni. Gynah! Pse thone qe edhe nga trendafili del ferra. Nje ferre neper kembet e PS je bere o Ben Blushi!
    Shko me Nanon se frymezimin e tij paske, nuk paske vene mend akoma.
    Tani ne prag te zgjedhjeve u dashka folur keshtu?
    Keq, shume keq.

    Reply to this comment
  23. Vëzhguesi F April 30, 19:32

    Thjeshte nga pozitat e nje qytetari qe nuk militon ne asnje force politike, qofte te majte, te qendres apo te djathte (edhe per shkak te bindjes qe kam , se te gjithe kane ngrene dhe hane ne nje çanak dhe qe kane dallime jo esenciale ne raport me qytetarin e zakonshem), kam shprehur ne kete faqe te hapur mediumi qytetar, gjykimin dhe mendimin tim per personazhet e jetes politike shqiptare, aktoret aktive ne pozite apo opozite.
    Nga ky kendveshtrim kam kritikuar dhe vazhdoj te jem kritik lidhur me pozicionet e politikaneve te tipit as mish dhe as peshk, apo dhe vetem te karikimit si baterite e celulareve dhe suljes ne tregun mediatik per ndonje perfitim te mundshem.
    Deri ketu nuk kam asnje lloj pezme ne gjykimin, mendimin dhe kritiken time si qytetar ndaj shperthimeve spontane te politikanit te mazhorances aktuale,
    Ben Blushi, sa i perket kohes, formes dhe produktit te pritshem ndaj problemeve qe ngren aktualisht.
    Konstatimi, jo vetem paksa i vonuar, por edhe ne kohe, eshte gjeja me e thjeshte qe mund te beje kushdo, madje dhe qytetari me i thjeshte dhe jo me deputeti apo politikani i karieres. Te konstatosh, pa dhene mendim per rruget e zgjidhjes se problemeve, pra pa kurfare iniciative apo veprimi politik, brenda kuadrit te normave dhe rregullave qe te percakton forca jote politike dhe legjislacioni i shtetit ne fuqi, eshte si te veshe ne levizje gurin e mullirit te beje zhurme pa bereqet.
    Kjo eshte karakteristike e politikaneve tane ne keto 25 vjet postkomunizem e cila eshte kthyer ne nje praktike rutine ne prag te venteve politike nga pjesetaret e formacioneve politike pa dallim krahesh.
    Ndaj dhe jemi dhe do vazhdojme te jemi ne nje rreth vicioz dhe persiatje te qendrimeve dhe vendimeve dhe veprimeve te gabuara, jo thjeshte ideologjike ne perpjekjet per ndertimin e shtetit, qe te gjithe e premtojne.
    Fjala apo diskutimi i sotem i Blushit ne parlament, eshte nje lloj refleksioni ne kah pozitiv per pozicionin e tij politik, ne raport me ligjeratat e tij te meparshme.
    Por dhe ne kete rast nuk i shpetoi apo me sakt nuk e kaloi cakun e konstatimeve, qe dua ta them per cilindo qe lexon keto rradhe, jane ekzaktesisht te sakta dhe nje pengese jo e vogel per te çare kete rreth vicioz.
    Une kam mendimin se nese vazhdohet me avazin e mbrojtjes servile , qe vazhdon t’i behet nga disa mazhorances dhe qeverisjes se saj aktuale, ndaj jo vetem dobesive por dhe perseritjeve te te njejtave qendrimeve antipopullore te qeverise apo qeverive te meparshme, nuk mund te pranohen me slogane si rilindje apo ndryshim, sepse nuk bejne me sens dhe nuk i ha me njeri si te verteta.
    Kerkohen reforma , madje reforma radikale, qe nese do te jene serioze dhe efikase, duhet te fillojne se pari nga ata qe drejtojne kete vend, qofshin ne pozite apo opozite, nga lidershipi dhe programet pupuliste te tyre, prej te cilave duhet hequr dore perfundimisht, reforma qe prekin se pari xhepat dhe portofolet e politikaneve te tye gjitha niveleve ne pozite dhe opozite, ne parlament dhe ne çdo institucion kushtetues, te cilat jane pare dhe po trajtohen njelloj si “Lopa e socializmit” per te mjelur dhe rrjepur sa mundin, pra po trajtohen si vende perfitime madje per t’u pasuruiar pa kurrfare kontributi shoqeror dhe jo ne interes te vendit, popullit dhe aspiratave te tij.
    Pa keto reforma, qe prekin dhe duhet te prekin dhe ndjehen nga xhepat e pushtetareve dhe politikaneve te te gjitha kraheve, gjykoj se rrihet uje ne havan kot dhe mjerimi do vije duke u thelluar.
    Nese biznesmenet, apo miliarderet e bere te tille vetem dhe per shkak te politikes , dhe pushtetit te siguruar prej saj, nuk i neneshtrohen skanerit te nje ligji te domosdoshem ekskluzivisht vetem per kete problem, drita e tunelit do te jete vetem nje iluzion dhe asgje tjeter.

    Reply to this comment
  24. rrethimi i vogel April 30, 20:08

    kjo eshte aspirate per demokraci…e jo per servilet e lajkataret apo ata ishet qe groposen vendin e shtuan fukarrallekun.
    te pakten foli per ata qe e duan demokracine,dhe qe e ndjejne se duhet te rregullohen shume gjera ,qe fukaralleku flet.
    se asgje nuk eshte e persosur dhepo ta pagezosh rilindje…………….
    dhe nuk e lidh me nanon se ,nuk beri shtet as mbas 97 ,qe shkaterroji vendin per te dyten here,
    por e lidh me njerezit e thjeshte qe
    pse duhet
    qe te ththin helmin e kurumit ne elbasan ,kur rilindja eshte ne shet, dhe nuk e pezullon te behen sipas standarteve per jeten
    qe te flene me ankth sikur jane ne lufte nga” gjemimet” ne marinz,e kur rilindja eshte ne shet e thote do shikojme koncesionet, dhe aty behet kanibalizem mjedisor me gaz te ’embel” te modelit gjiknuri…
    qe u bene 3 muaj e nuk ju ja dhene ne pension konpesimi 640 lek i dritave.
    qe te degjohen zhurma ,motoresh , automjetesh , muzike ne kup te qiellit te lokaleve me ndotje cnjerrezore akustike ,ku policia mund te ndaloje per te qene sipas
    rregullave per ndotjen akustike,
    politika ka nevoje per njerez me kulture e qe bejne edhe kritika per mirqeverisje,se llastimi i ministrave nuk i ben mire as kryeministrit as vendit.
    Dhe spektakli per Minister Erjonin kishte shume teprime,sikur po largohej mesia,
    zoti eshte nje,dhe te shikojme hallet e njerezve ,se rrethimi i vogel te rrezon me vetkenaqesi.

    Reply to this comment
  25. arber April 30, 22:10

    ben blushi lufto brenda partise tende aty te takon .kerkoj edi rames te jape te dhena te sakta si e gjeti arken e shtetit e maskaralleqet ekonomike e politike te bandes berishiane.
    kjo do te beje mire kete kerkon populli te dale ne pah korrupsioni skandaloz..
    lerini partite e reja se po talleni me kete popull mjaft me 60 parti ne nje vend 3 milion kur amerika me 300 milion ka 3 parti .nuk degjojme ndonjehere te dalin antaret e partive te bejne gam gam por luftojne brenda partise .ju te tere doni post po qeveria 15 ministra ka .
    vere para pergjegjesise edin ramen se deri dje ishte i mire kur marin pushtet ndryshojne keta qe zgjodhet ju .mjaft me filma.
    po ju pret burimin rama e hidhni vickla. po pse qenka i keq kur beni gam gam . ne kohen e saliut nuk i bente njeri bez.

    Reply to this comment
  26. Nona nga Tirana April 30, 22:21

    Me sa pash sot kuvendin Saliun nuk ma zuri syri e u shqetesova ,po jo s’kishte perse te vinte. Kishte derguar mekembesin.. Edhe Saliu vet nuk do kishte folur me mire se sa Blushi.. Bravo Blushi ! Si ty e Kastriot Islami nuk ben me nena…… Edhe Fatosi u kenaq, pasi nxenesi doli me I forte se mesuesi. Bravo Blushi je I madh. Edhe Fatosi nuk e shau me shume PS,vetem ti qe me I moderuar. E pe Paloken si I buzeqeshte buza bashke me ate Tabakun,,,,,, E morem dhe nje thane . Cift me te mire per te terhequr qerren nuk ka , PO si duket kau I brazdes do jete Kastrioti,pasi eshte me I vjeter se ti ne keto merselera……. Bravo Ben Blushi ,Arapi I Vlores!

    Reply to this comment
  27. Loku April 30, 22:38

    Falemnderit BLUSHI

    Reply to this comment
  28. Loku April 30, 22:42

    FLM.Z. BLUSHI

    Reply to this comment
  29. Arben May 1, 05:36

    SHYQYR QE FOLI NJE NJERI SI DUHET.

    Reply to this comment
  30. Votuesi May 1, 08:20

    Nuk ka asgje te perkryer sikurse çdo gje ne kete bote ekziston mbi disa kundershti dhe asgje nuk mund te shihet vetem bardhe e zi.Nje egocentrist ekstremist shikon veç ate qe i intereson, fshine tek tjetri çdo gje te mire dhe te keqen e zmadhon.Me dashje a pa dashje, Blushi tregon se nihilizmin e tij kunder Rames e ka kthyer ne nje predispozicion.Ben dy gabime njeheresh.Se pari, Rama me qeverisjen e tij nuk eshte vetem i mire, as vetem i keq,se dyti Blushi behet nje Hamlet virtual qe i drejtohet partise se vet :”O prapesi, o dreq, paskem lindur te te ndreq!”. Duke kaluar gjitheçka neper siten e kritikes Blushi qendron brenda se liges kunder se mires me keqdashjen e shtriges duke renditur vetem te keqiat si te verteta,kur disa institucione monitoruese te specializuara rendisin edhe perpjekjet edhe rezultate te mira ne disa spekte te qeverisjes Rama-Meta .Gjithesekush ka te drejte te mendoje si te doje, por liria e shprehjes nuk mundet te kontribuoje kur fillon te spekulloje, sepse duke i shqyrtuar me vemendje nje per nje pyetje-akuzat e Blushit, shume prej tyre jane pertej qeverisjes Rama-Meta edhe si shkak edhe si pasoje.Keto pyetje-akuza te Blushit qe nuk kane asnje lloj dashamiresie, jane simptoma dashakeqesie qe tregojne viruse armiqesie te primitivizmit qemundjes se vjeter te politikes sone.

    Reply to this comment
  31. Murlani May 1, 08:50

    Blushi , Idete jane te mira po realizimin e tyre nuk e dinë as vete , po prap mire ben qe kerkon per me mire .

    Reply to this comment
  32. Sazan May 1, 11:13

    E HOQOM SALI BERISHEN ME VOTE.

    VOTUAM PER G- 69

    GJALEN NUK E HENRI RAMA POR TE GJITHE SOCIALISTET.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*