Blushi, PS me “të keqen brenda”

March 23, 2016 12:45

Blushi, PS me “të keqen brenda”

Në këto 25 vjet nuk mbaj mend që e majta të jetë kryqëzuar kaq shumë nga mediat e si për ironi edhe nga vetvetja… Seç mu kujtuan ca vargje: O Zulo të hëngërt tënja, e ke të keqen nga brënda…Po ku qëndron e keqja e Zulos? Mendoj se së pari tek potencialet e mëdha intelektuale që ka kjo forcë politike. Disa syresh, pasi arrijnë të piqen, të rriten dhe të formohen, kërkojnë të bëhen faktor ndikues mbi shumicën, falë edhe demokracisë së brendshme në të. Po ku qëndron e keqja në këtë zhurmë të madhe që prodhoi çështja Blushi, që u bë shkas për këto mendime? Në memorien time egoja e Bushit për të kapur kreun e Partisë (me synimin për Kryeministër), ka nisur që me zgjedhjet parlamentare të 2009-tës, ku në qarkun e Korçës i ndau deputetët 8 me 8 me Boden. Nuk mendoj se atij viti në gjirin e PS do të kishte njeri tjetër më të interesuar se Blushi që të humbeshin zgjedhjet. Në një kohë që të gjithë socialistët anë e mbanë vëndit thoshin që “Zgjedhjet janë vjedhur” dhe kërkonin hapjen e kutive, Blushi artikulonte njohjen e humbjes. Britma e tij u pasua çuditërisht nga Islami, njeriu te cilit Rama i besoi kodin zgjedhor, por që fatkeqësisht u bë palë me Rusmailin, vetëm e vetëm për të eliminuar Ramën. Për kë punonte Islami?Të gjithë socialistët nuk e kishin të vështirë të drejtonin gishtin. Por kjo qoftë e shkuar e harruar. Edhe në zgjedhjet e 2013, I vetmi që luste të humbeshin zgjedhjet ishte Blushi. Te Rama ai shihte të vetmin potencial të pathyeshëm. Por ato u fituan bindshëm. Hapja e faqes së dekriminalizimit ishte një ogur i mirë për Blushin që duke qenë pjesë e strukturave të PS e dinte se disa syresh me precedent penal, kishin marrë mandate. Seç mu kujtuan ca ngjarje të hidhura nga vitet 1996 – 2000. Më lind pyetja: Cilat rrethana ia imponuan PS të thithte edhe atë pak element të rrugës pas vitit 1997? Më vjen në kujtesë procesi zgjedhor 1997 (pasi ishim burgosur, rrahur dhe dhunuar barbarisht në majin 1996), kur na dlinin para vetëm gryka automatiku. Pas përfundimit të zgjedhjeve Berisha haptazi do të artikulonte: Do t’ua ngrimë buzëqeshjen në buzë! Unë po të dua e rrëzoj qeverinë vetëm me bandën e Mamurrasit!

Prandaj PD-ja sot ulëret: Ju keni banditë, sepse janë ata që i kanë kthyer shpinën PD. A ishte me tepri ky kontigjent? Kjo vlen të diskutohet, por me gjasa unë kam bindjen se koha pak e nga pak, do t’i vetpërjashtojë nga PS-ja, siç po ndodh.

Kthehem te Blushi. A është ky momenti për të synuar rrëzimin e qeverisë dhe përmbushjen e ambicjeve personale? Edhe një vit na ndajnë nga zgjedhjet. Blushi le të lutet edhe këtë herë që PS-ja të humbasë… atëherë Rama, kam bindjen se do t’ia lërë me shumë dëshirë vendin e kryetarit. Nga S.Br.

 

Dërguar me email

Në adresën e redaksisë

 

March 23, 2016 12:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*