Blushi: Rama bindi Metën që s’do ta fusë në burg

September 8, 2016 15:16

Blushi: Rama bindi Metën që s’do ta fusë në burg

Deputeti Ben Blushi, duke marrë fjalën në seancën e sotme parlamentare ka akuzuar qeverinë se mashtron opinionin publik me shifrat e saj mbi rritjen ekonomike dhe efektet e saj.

“Nuk mund të shënohej më shëmtuar 3-vjetori i kësaj qeverie me këtë akt normativ. Ka ngelur dhe një vit nga skadimi i mandatit të kësaj qeverie dhe nuk kam shpresë se ky vit mund të mbyllet me një rritje ekonomike prej 3 për qind, pasi është e papërfillshme për rritjen e mirëqënies sociale”, ka deklaruar Blushi.

Ai ka theksuar se, është koha për të bërë një bilanc se çfarë ka ndodhur në 3 vjet qeverisjeje të Rilindjes.

“Ku janë vendet e punës? A mund të thuhet për ju se në 3 vjet keni hapur një vend pune? Nëse është e vërtetë se keni mbajtur premtimin për 300 mijë vende, atëherë është e vërtetë se i keni hapur ato vende jashtë Shqipërisë, sepse janë më shumë shqiptarët që kanë ikur”, ka thënë Blushi.

“Ka apo s’ka varfëri në Shqipëri? Kjo është një temë ndaj të cilës Rilindja është alergjike. Sa shqiptarë sot fitojnë më shumë se nga dita kur ju keni ardhur në pushtet? Sa është fatura sociale në këto 3 vjet? Të gjithë treguesit janë të dhimbshëm, tregues të varfërisë që asnjë ditë s’e keni mbuluar siç duhet”, ka vijuar Blushi duke iu drejtuar ish-kolegëve të tij.

Më tej ai ka prekur edhe çështjen e maturantëve, duke kritikuar ministren Lindita Nikolla. “Në këtë seancë folën të gjithë ministrat për arsimin, veç ministres së Arsimit. Nuk e lanë sepse kanë frikë mos bënte ndonjë gafë”, ka thënë Blushi.

Sipas tij, “fëmijët e Shqipërisë nuk shkojnë në shkollë për shkak të dijes, por për shkak të aplikimit”.

“Ata që kanë arritur rezultate shumë të mira apo të mira penalizohen sepse Rilindja ka ndryshuar praktikën e pranimit. Kur bota bën që sa më shumë të rinj të futen nëpër shkolla, qeveria jonë punon që të futen sa më pak. Kjo, sepse Rilindja të penalizon për atë që ti di dhe të do për atë që t’i dukesh”, ka thënë Blushi.

“E keni dëgjuar Edi Ramën të flasë për ekonominë, taksën?

Ekonominë jo vetëm që nuk e kupton, pasi deri këty justifikohet por nuk është fare në prioritet i tij. Janë 1000 ditë në pushtet. E dini si ndahen ato? Jua them unë

100 ditë selfi,

200 ditë në avion

300 ditë në stadium

400 ditë në burg.

Këtë të fundit jua shpegoj se do ju mërzisë. Edi Rama u mor shumë me burgun. Futi në burg ata që nuk paguanin faturën e energjisë dhe vuri një tullë. Një nga premtimet që mbajti është ky: Çoi shumë njerëz nëpër burgje. Por nxorri dhe shumë njerëz nga burg: shokë.

Edi Rama nuk bëri vetëm kaq kur u mor me këtë punën e burxheve për 400 ditë. Bëri më shumë. Me bindjen se burgu i shërben për të nxitur reformat gjatë këtyre 400 ditëve punë të pamohueshme në shërbim të shërbimit të burgjeve në Shqipëri, ai ka arritur të bindë edhe një njeri që s’e ka në plan përkohësisht ta fusë në burg.

Ky njeri është Ilir Meta. Dhe këtë premtim besoj se Edi Rama do ta mbajë të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme. Deri në ditën kur rilindja të hyjë në zgjedhje, megjithatë ky nuk është më problemi im. Isha këtu për tju kujtuar se kush është bilanci i Rilindjes në këto 3 vjet”  përfundoi deputeti Ben Blushi.

September 8, 2016 15:16
Komento

8 Komente

  1. Ta rrasi September 8, 16:38

    Ti he funderrina I funderrinave, fleet vec so femije kopshti e nuk jep kurre asnje rrugezgjidhje. Ptuuuuu ndyresire. Ku jeton to? Mos he gje alien. Ka the varfer sa the duash ketu he Anglo ku jetojme prej 20 vitesh e to idiot na thenke we per 3 Viet my futi he burg shume. He burg fut LIGJI o ndyresir e Jo Edi apo to. A mendon our fleet e care nxjerr nga goja nje idiot so ty we eshte deputet.??? To he me u cu e me late halete o haleja I halese. Turp we mere guximin e na tregon idiotlleqe duke mos four per humneren we perjetuam e shkaterrimin 25 vjecar nga Nano pijaneci e the Berish kryekrimineli e there kejo farferi na erdhi per 3 Viet????? To do mbyllur he psikiatri o I cmendur ndaj mbylle Valene e UK nga shtepia none.

    Reply to this comment
  2. MARKO September 8, 17:51

    Ky njeri ka tejkaluar aresyen pa le te verteten!Sae lene sala nr 1 e merr super sala 2 turpe!

    Reply to this comment
  3. Qimi September 8, 18:26

    Bushi(Blushi) tashme i dale boje duke e vetediskretetuar personalitetin e tij tashme si mbetet gje tjeter veçese ti qepet Rames si muti pas kepuce e qe per fat te mire Rama e ka kuptuar kete e ka veshur çizme ,ndryshe do ti kishte vajtur deri ne gjur !Sa per Liken del edhe me qarte se ky Bush(blush)tregohet edhe nje here tejet i vogel edhe me i vogel se Tur Zhei edhe me i vogel se Andi i gjyshes pasi te tre te nje kallepi jane e perse jo financohen nga pianeci qe s’ka kohe te merret me Ramen e ka leshuar zagaret neper shtyp!

    Reply to this comment
  4. info analitike September 8, 19:05

    Shiko si perpeliten krimbat e rrilindjes sa here u demaskohen genjeshtrat me suksese imagjinare. Bravo Blush bjeri kokes races bastarde rilindjote qe ka marre peng PS-ne!

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 9, 12:14

      “Shiko si perpeliten krimbat e rrilindjes sa here u demaskohen genjeshtrat me suksese imagjinare.”
      vemje analitike dhe ti nuk ke asnjë ndryshim nga këta që përmënd!!
      dhe ti gëzohesh me shpresën se do të rikëthehet mostra e viçidollit në pushtet!!
      që të dy palët,vemje e krimba jeni problemi i shqipërisë!!
      ju duhe të zhdukeni nga qarkullimi!!

      Reply to this comment
  5. alphade September 8, 19:33

    O ! Blushke , mire se Metes i ka premtuar Rama se nuk
    do ta fuse ne burg , po duam te dime po Saliut i ka prem-
    tuar nje gje te tilke ?!.
    O, Blushke duke qene thjeshte nje ”garbage ” , pretendon
    te jesh edhe kyetar i partise se re qe po krijon ,megjithate
    duhet t’a dishe paraprkisht se do te mbetesh e shumta si
    Mehdiu me nje deputet ,veten tende dhe kurkush s ‘ka per te ndjekur sepse elektorati e di fare mire ,me mire se une e Ti,qe zotrote e ben kete per karrierizem,arrivizem e opor-
    tunizem te kulluar ! Je thjeshte me shume se nje kolltuko-
    fag ! Aferim !!!

    Reply to this comment
  6. shaqo September 8, 19:49

    Do bejme si do bejme dhe 8-9 muaj me keta kerrica gomeresh (te me falin baballaret e tyre, nuk jane gomere) por disa nga bijte e tyre jane tamam kerrica.Kane perfituar sa kane mundur e me teper nga partite, dhe tani qe e dijne fare mire se cfare jane e nuk zgjidhen me, tregojnne “vlerat” e tyre politike, idioter te papare, rrace e peshtire.

    Reply to this comment
  7. Illo September 9, 02:11

    Ben Blushi nuk duhet t’i ishte future politikes. E ngriti miqesisht Fatos Nano . Politika nuk eshte teorike , por eshte pune . Ai flet mbare e mrapsht per punen e qeverritareve , por vete nuk nuk mund te na thote as nje pune konkrete , qe ka kryer . Me shume eshte parazitar dhe spekullant I mendimit . Per sa kuptoj une , ne keto pune , do ta keshilloja t’i perkushtohej shkrimeve . Mund te jete fusha , ku mund te behet I dobishem . Vetem kritikon dhe predikon . Jeta nuk eshte kaq. I. Foto

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*