Blushi: Saliu do ta kthejë në rozë selinë e PD, demokratët e vërtetë i kanë ikur

Redaksia Online June 17, 2013 10:20

Blushi: Saliu do ta kthejë në rozë selinë e PD, demokratët e vërtetë i kanë ikur

I kontaktuar nga gazeta ‘DITA’ për komentet e Berishës, dje gjatë inaugurimit, kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Elbasanit, Ben Blushi u përgjigj fare shkurt: “Saliu do që ta kthejë në rozë selinë e PD-së, pasi ata që ishin vërtetë blu, kanë ikur me kohë. Nuk ka për t’ia arritur qëllimit. Më 23 qershor të gjithë do të dalin nga tuneli ku e ka futur vendin Saliu. Por ashtu siç m’u drejtua publikisht, edhe unë do t’i përgjigjem publikisht para zgjedhësve të mi”, tha Blushi.

Një ditë më parë , gjatë inaugurimit të tunelit të Elbasanit, kryeministri Berisha u shpreh se është gati t’i japë teserën e PD-së deputetit socialist, Ben Blushi, i cili sipas tij kohë më parë ka deklaruar se nëse Berisha ndërton autostradën Tiranë-Elbasan, ai do të ishte gati të merrte teserën blu.

“Gjithë këto ditë kam mendur për zotimin e Ben Blushit dhe kam vendosur ta ftoj në selinë e PD, t’i dorëzoj dokumentin e PD vetëm e vetëm për t’i dhënë atij mundësi njëherë në jetë të mbajë fjalën e tij. E pres në seli, kur të dojë, se ne tunelin e ndërtuam”, ironizoi kreu i PD-së.

 

 

Redaksia Online June 17, 2013 10:20
Komento

8 Komente

  1. yllka June 17, 11:04

    sigurisht qe i kane ikur sepse eshte akoma nje njeri qe ka idera komuniste.nuk eshte kjo demokracia qe donim.te ishte kjo nuk kishim dale fare nga komunizmi se edhe ashtu ishim me mire se sot.

    Reply to this comment
  2. Maksi June 17, 11:05

    Dhe sipas historise se tij ne rini saliu ska pas ndonje here shok dhe eshte mese e kuptueshme qe keto gjera do ndodhinin!! ai eshte i prirur mos tekete shok po te jete i vetem sepse nuk di ceshte demokracija !! ai eshte nga ato qe sja ka idene se ceshte bashk punimi !! dhe eshtenjeriu mekriminel qe kam pare ndonje here ! partija e vertet eshte PS ajo eshte e arrdhmja jon

    Reply to this comment
  3. KERRI June 17, 11:06

    saliu nuk e meriton ngjyren roze dhe me shume PD!!
    me 23 qershor do jete saliu qe do lutet per meshire, se bashku me deputet e tij
    FITORJA ESHTE E JONA!!!
    VOTO PS ALTERNATIVA E DUHUR
    RILINJDE! VOTO NR 29!!!

    Reply to this comment
  4. arbana June 17, 11:06

    nuk do te votojme per berishen kete 23 qershor.fatin e te qenit kyeminister e ka tjeterkush kete 23 qershor.nr 29 eshte ai qe do te zgjidhet kyerministri i ardheshem dhe e mertion tye jete ne krye te saj sepse eshte ende i ri ende i dhene mbas punes ende nje njeri me idera te verteta demokratike e ai njeri eshte vetem edi rama qe e meriton pushtetin keto zgjedhje.

    Reply to this comment
  5. anila June 17, 11:08

    po do ti iknin nje dite sepse e kane kuptuar qe demokracia e vertete qendron ne anen e majte dhe jo ne ate qe quhet parti demokratike.29 eshte nr qe do te na largoje pergjithmone nga e keqja.29 eshte nr qe do te na sjelli te vetmen demokraci e cila na ka munguar gjithe keto vite dhe per te po luftojme te gjithe.29 eshte e vetmja rrugeme te cilen do te jetojme ashtu si te gjithe europinet.29 eshte i vetmi nr qe do te na shkepusi njehere e pergjithmone nga korrupsioni i saliut dhe pushteve te vij.29 do te sjelli vetem fitoren qe po kerkojme.

    Reply to this comment
  6. AMBRA June 17, 11:13

    Eshte shume e drejte qe ne PD e Salit (se normal qe ashtu duhet quajtur sepse si prone personale e quan ai) nuk ka me asnje demokrat te vertet, kane ikur te githe sepse e kuptuan qe nuk i lidh asgje me kete parti komuniste me emndesi dhe demokrate ne gnjyra.

    Reply to this comment
  7. desara June 17, 11:21

    Saliu ka filluar te ftoje te majtet tani ti behen pjese partise se tij te horrave te vene ne pushtet, te injoranteve qe kerkjne te na qeverisin edhe per kater vite te tjera me injorancen e tyre………. …Te djathtet e vertet jane larguar nga PD sepse e kuptuan qe nuk i lidh asgje me te. Saliu ka mbetur fillikat, por jo me kemishe te grisur te lighur ne koke sic eshte nje varg i poezis se Poradecit, por me antiblumt te lidhur ne trup se ka frike si lepur.

    Reply to this comment
  8. pegulini June 17, 12:50

    Shume mire do te ishte qe ta kthente ne roze PD e tij se ne fakt ne brendesi te saj me shume roze se Blu eshte ajo sot, kur e shikon qe demokratet e ndershem jane larguar dhe ne vend te tyre jane furtur komunista injorante si Islami ,Dogjani..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*